Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut ka filluar prej 18 marsit, por kjo akoma nuk ka ndikuar në stabilitetin e denarit në krahasim me euron, transmeton Portalb.mk. Denari më 18 mars, kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ka pasur vlerë të tillë që një euro mund të konvertohej në 61.6950 denarë, sipas Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Vlera e tillë e njëjtë është edhe sot, duke e marrë parasysh se një euro vlen 61.6950 denarë, po ashtu sipas BPMV. Denari në asnjë moment, në krahasim me euro nuk ka devijuar. Kështu ka qenë vlera e denarit çdo javë…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendës drejtori i spitalit në Kumanovë, Ylber Isufi, përmes publikimit në profilin e tij në Fejsbuk, informoi se është pozitiv në koronavirus. Isufi thotë se ai dhe familja e tij ndjehen mirë. “Pas disa simptomeve të koronavirusit, e bëra testin dhe para dy ditëve e mora rezultatin, i cili ishte pozitiv”, shkruan Isufi. Ai, njëheri, u apelon qytetarëve të Kumanovës dhe komunës së Likovës, që të qëndrojnë në shtëpi, të mos tubohen në grupe, pasi, thotë ai, secili prej nesh është përgjegjës për pasojat.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA), ose siç njihet në popullatën e gjerë si “Solidariteti” duke pasur parasysh situatën e rëndë si pasojë e koronavirusit që i ka rënduar ende më shumë familjet me rrezik social dhe familjet nevojtare, kjo organizatë humanitare iu del në ndihmë edhe gjatë orës policore tre ditore në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht deri më tani në terrenin e Kumanovës, Likovës dhe Shkupit ku kanë bërë shpërndarje të pakove ushqimore-higjienike si the miell. Vlen të theksohet se përveç gjatë orëve policore, kjo organizatë që nga kriza e pandemisë është ditë për ditë në teren në territorin…
Sektori i Punëve të brendshme në Ohër, njofton se gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme nuk ka pasur shkelje që sanksionohen me masat e kufizimit as nga qytetarët, e as nga subjektet afariste. Gjatë kontrollit të organeve kompetente, është konstatuar se 33 personat me masën e vetë-izolimit i kanë respektuar rregullat e preventivës qeveritare për parandalimin e zgjerimit të virusit Covid-19. Ndërkaq në shërbim të pacientëve janë barnatorët e qytetit të cilat në ditët e kufizimit të lëvizjes janë në kujdestari vetëm për raste urgjente me udhëzim të mjekut amë ose rekomandimit të ndihmës së shpejtë. NP “Komunalec”…
Kryetarët e komunave të Shkupit së bashku me kryetarin Petre Shilegov, të shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Brendshëm, Sllavjanka Petrovska, sot vizituan një numër të madh të punkteve të policisë në të gjitha komunat e Shkupit dhe vizituan SBP Shkup. “Kjo iniciativë e përbashkët e kryetarëve të Shkupit shpreh mirënjohje të madhe për shërbimet policore që ruajnë Shkupin ditë e natë dhe kujdesen për sigurinë e banorëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe mirënjohje për qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit që tregojnë një shkallë të lartë të përgjegjësisë gjatë orës policore dhe ndjekin rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit…
Janë regjistruar edhe 2 raste të reja me të prekur nga virusi Covid-19 në Strugë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 53, përfshirë edhe 10 viktimat. Ndërkohë, ka vazhduar edhe testimi i qytetarëve të tjerë. Qytetarët të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit janë në izolim shtëpiak, ndërsa kontrollohen nga policia. Gjithashtu një pjesë e madhe e qytetarëve të tjerë janë në vetizolim. Edhe ora policore e cila ka filluar që ditën e djeshme në orën 16, është respektuar. Qyteti ka qenë bosh, ndërsa lëvizin vetëm personat të cilët kanë leje për lëvizje të lirë, përfshirë…
Pavarësisht rekomandimeve të Qeverisë dhe apeleve përmes mediave, qytetarët megjithatë nuk i binden kësaj, thotë ci cili vlerëson se arsyeja kryesore për rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me Covid-19 në Kumanovë, është padëgjueshmëria qytetare dhe mosrespektimi i rekomandimeve të Qeverisë. Ai paralajmëron se si pasojë e mosrespektimit të masave, tani rrezikohet që edhe banorët e Likovës të infektohet në shkallë të njejtë si ata të Kumanovës. Aliriza Osmani, infektolog “Shumica në qytet mund të jenë pozitiv dhe ata nuk mbajnë as distancë, janë afër njëri tjetrit, me shumë gjasë nuk dëgjojnë. Nuk besoj se ka një televizion…
Heronjët kanë vetëm Ditëlindje. Sot me dat.16.04.2020 është Ditëlindja e Komandant ISMET JASHARI ” Kumanova” ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!” – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën. Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si A’tdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë ishte një humbje e madhe për UÇK-në. Lavdi e përjetshme Heroi i jonë, Ditëlindja jote është Liria e A’tdheut LAVDI !
Park mali i Vodnos dhe mali i Gazi Babës janë të përjashtuara nga ndalesa e pjesshme, e cila u miratua javën e kaluar, pasi që me ata nuk menaxhon NP Pyjet e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Atje lëvizja është e lirë duke i pasur parasysh masat restriktive të Qeverisë kundër pandemisë, tha ministri i Bujqësisë, Trajan Dimovski. Ai sqaroi se e njëjta vlenë edhe për regjimin e lëvizjes në vendet rekreative në vend, gjegjësisht se kjo masë ka të bëjë vetëm me ata pjesë me të cilët menaxhon NP Pyjet e Maqedonisë, a 90% e maleve bien tek ata. Masa, ashtu…
Sot Qeveria u ka paguar 30 milionë euro 19.050 prodhuesve të duhanit në shtet, informoi në konferencë për shtyp, Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), njofton Portalb.mk. Ai bashkë me ministren e Financave, Nina Angellovska dhe drejtorin e Agjencisë së Paguesve Nikollçe Babovski, theksoi se për momentin prioritet është që të ndihmohet mbështetja për bujqit. “Subvencionet në këto kohë krizash janë kyçe dhe ai është obligim i yni që ta realizojë. Kemi paguar mbi 30 milionë euro subvencione për 19.050 prodhues të duhanit .Të gjithë ata sot do t’i marrin paratë. Që të mos ketë…
Kryeministri Oliver Spasovski i cili është nga Kumanova, nuk u përgjigj qartë nëse do pranohet kërkesa e kryetarit të Kumanovës që qyteti të futet në karantinë 14 ditore sipas shembullit të Dibrës. Kërkesa po shqyrtohet sot në seancë qeveritare. Spasovski sqaroi edhe dallimin mes Kumanovës dhe Dibrës dhe pse gjendja e njëjtë e krizës nuk mund të kopjohet. Dua të them cili është dallimi mes Kumanovës dhe Dibrës. Në Dibër u zbulua rasti i parë kur ne nuk kishim as gjendje krize e as gjendje të jashtëzakonshme në territor dhe e dyta sepse ai moment, nëse keni rajon ku ka…
Një 26 vjeçar, banor i Rosomanit është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë 15 minuta para mesnate në magjistralen Gradsko-Prilep, tek pompa e benzinës në Rosoman, ka njoftuar për AIM Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-Veles. Duke drejtuar mjetin me targa të Kavadarit, ai ka humbur kontrollin ndaj makinës dhe ka dal nga rruga. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore 26-vjeçari është dërguar për kurim në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup. Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer organet kompetente të cilat punojnë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

