Author: Hamdi Kumanova

Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim” Ardijan Muça ka paraqitur imazhet e bukura të qytetit të Shkupit të krijuara nga kjo ndërmarrje. Me këto vepra artistike të realizuara nga ndërmarrja që drejtohet nga drejtori Ardijan Muça, sot Shkupi i ngjan metropoleve evropiane. Edhe përkundër situatës së krijuar nga Covid-19, Muça ka vazhduar realizimin e projekteve të parapara për gjelbërimin e Shkupit. Ai shprehu mirënjohje për punëtorët e palodhshëm për punën e kryer me sukses. “Sa e doni Shkupin? Qyteti i heshtur, por zhurma e punës jep gjallëri . Bravo për punëtorët tanë që e zbukuruan kështu qytetin ”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme raportoi se në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për djegien e një automjeti në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Më 19 prill rreth orës 04:30 u njoftuam për djegien e një automjeti motorik për udhëtim në rrugën “Allpi”. Policia raporton se pas hetimeve të menjëhershme në teren, kanë konstatuar se bëhet fjalë për një veturë të tipit “Mercedes E430” me regjistrim të Shkupit, në pronësi të 25 vjeçarit A.F nga Shkupi. Raportohet se vetura ka qenë rreth orës 03:00 e parkuar nga 27 vjeçari A.B. “Ai raportoi se rreth orës 04:20 ka vërejtur dy persona…

Lexo më Shumë

Në seancën e mbrëmshme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informatën për pagesën e pensioneve për muajin prill dhe obligoi Fondin për sigurim pensional invalidor që të dorëzojë të dhënat për pensionet deri te bankat afariste deri më 23 prill. Ndërkaq bankave Qeveria ju ka rekomanduar që nga e premtja më 24 prill të sigurojnë që pensionet e prillit të jenë në dispozicion të pensionistëve përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar. Sipas këtij rekomandimi pensionet do të ndahen në gjatë katër ditëve të fundit të muajit. Qeveria – Të hënën më 27 prill të paguhen pensionet në vlerë deri më 11.000…

Lexo më Shumë

Shteti gjendet në mes të karantinës 85-orëshe dhe derisa autoritetet efektet nga masat e tilla kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit, i presin në fillim të majit, numri i të infektuarve në shtet gjatë 24 orëve të fundit u rrit për 53, duke arritur 1.170 të sëmurë. Ndalesa dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes në territorin e shtetit do të zgjasë deri 21 prill (e martë) deri ora 05:00, ndërsa Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i intensifikojë kontrollet rreth tempujve fetarë gjatë Pashkëve. Duke filluar nga 22 prilli i vitit 2020 (e mërkurë), vendoset masë për të ndaluar…

Lexo më Shumë

Qeveria po bën nja plan serioz për lehtësimin e masave të cilat u morën për mbrojtjen nga Koronavirusi. Kryeministri Oliver Spasovski tha se po shqyrtohet mundësia për lehtësimin e masave pas 1 majit dhe kthimin e jetës në normalitet, por e njëjta do të ndodhe gradualisht shtoi ai. “Në Qeveri po përgatitet një plan serioz, ku diku pas festave të majit dhe ne bazë të të gjithë analizave që do të bëhen se si do të fillojmë me lehtësimin e disa prej masave që të mund të kthehemi në normalitet. Nuk do të thotë se në përgjithësi do të normalizohet…

Lexo më Shumë

Masat e reja të Qeverisë që i obligojnë qytetarët e Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit për përdorimin e maskave, janë të papranueshme për kryetaren e Komunës së Tetovës. Ajo tha për Alsat se si shtab i krizës, nga Qeveria do të kërkojnë që mbajtja e maskave të jetë e obligueshme vetëm në ambientet e mbyllura. Sa i përket sigurimit të maskave, Arifi thotë do të kërkojnë tu sigurohen sipas nevojës. Në jemi me komunikim të rregullt me autoritetet qeveritare, këtë shqetësim do ta parashtrojmë atje dhe shpjegimi dhe kërkesa jonë do të jetë që masat mbrojtëse kryesisht të vlejnë për ambiente…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se të shtunën është është zhvarrosur trupi i 39-vjeçares nga Istogu që ndërroi jetë pak ditë më parë në QKUK. E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me coronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll. Ajo ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që kishte probleme shëndetësore. Policia në raporton 24 orësh njofton se në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me rastin e Pashkëve, u dërgoi urime qytetarëve të besimit ortodoks. “Bashkëqytetarë të nderuar – krishterë, më lejoni që me rastin e festës krishtere – Pashkët, t’Ju dëshiroj nga thellësia e zemrës, që këtë festë ta pritni në shëndet të mirë dhe disponim të bukur familjar. Në shtëpitë e të gjithë qytetarëve në Komunën e Kërçovës, le të mbisundojë pajtimi, harmonia dhe të gjitha vlerat familjare, ndërsa ditët e festimit le të jenë të mbushura me gëzim dhe fat. Urime dhe për shumë vite Pashkët”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së Pashkëve urojmë çdo besimtar ortodoks që sot feston me shpresë që paqja dhe shëndeti të jenë prezent në çdo familje. Megjithatë, festimi i kësaj feste nuk duhet të përbëjë rrezik potencial për shpërndarje të virusit Covid 19 dhe për këtë gjë qeveria duhej të ndërmerrte masa paraprake. Kuptojmë dëshirën e gjithsecilit që të ushtrojë fenë ashtu siç vetë dëshiron, por kur bëhet fjalë për shëndet publik na takon të gjithëve që të sakrifikojmë nga dëshirat tona për hir të të mirës së përgjithshme. Mbrëmë qindra krishterë ortodoks janë mbledhur në Kishën Bigorski, me rastin e…

Lexo më Shumë

Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura do të lëviz prej 7 deri në 23 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura do të jetë prej 11 deri në 22 gradë. Nga mesi i ditës do të fillojnë reshje të shiut të përcjella me erë të përforcuar veriore dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Në male reshjet do të jenë të borës. Reshjet gjatë natës drejt të martës do të jenë më intensive,…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së madhe krishtere Pashkët, ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev i shoqëruar nga udhëheqësia e SPB Shkup mbrëmë i vizitoi kolegët, e sistemuar në pikat policore në disa lagje të Shkupit në komunën e Gazi Babës, Zelenikovës dhe Kisela Vodës, përcjell GazetaExpress. Nëpunësve policorë nga besimi ortodoks ministri Çulev ua uroi festën e madhe të Pashkëve, ndërsa kolegëve të tjerë u dëshiroi mbrëmje të qetë punuese. Nga ana e nëpunësve policorë, kumtoi sot MPB-ja, Çulev është informuar se natën e kaluar në rrugët e kryeqytetit ishte qetë dhe pa shkelje më serioze të Ligjit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Për shtetasit e Maqedonisë vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga vendi, ndërsa vendkalimet kufitare janë të mbyllura edhe për shtetasit e huaj për hyrje në vend. Komunikacioni në mjediset jashtë urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.

Lexo më Shumë