Me rastin e festës së madhe krishtere Pashkët, ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev i shoqëruar nga udhëheqësia e SPB Shkup mbrëmë i vizitoi kolegët, e sistemuar në pikat policore në disa lagje të Shkupit në komunën e Gazi Babës, Zelenikovës dhe Kisela Vodës, përcjell GazetaExpress.
Nëpunësve policorë nga besimi ortodoks ministri Çulev ua uroi festën e madhe të Pashkëve, ndërsa kolegëve të tjerë u dëshiroi mbrëmje të qetë punuese.
Nga ana e nëpunësve policorë, kumtoi sot MPB-ja, Çulev është informuar se natën e kaluar në rrugët e kryeqytetit ishte qetë dhe pa shkelje më serioze të Ligjit, ndërsa qytetarët e Shkupit i respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes të cilët janë sjell nga ana e Qeverisë.
Ministri Çulev i falënderoi të gjithë qytetarët për ndërgjegjen e madhe për rolin e çdo individi në luftën me armikun e paparë që në këto momente të vështira për të gjithë ne, siç tha, e tregojnë në vepër.
“Në këtë festë të madhe të Pashkëve dëshiroj që ndjeshmëria, mbështetja e ndërsjellë, respekti dhe mirëkuptimi të jenë udhëzues tanë në periudhën që vijon”, theksoi Çulev gjatë vizitës.



