Fuqia e zyrtarëve në gjendje të jashtëzakonshme rritet, ndërsa për shkak të kësaj rriten edhe rreziqet nga gabimet e qëllimshme, por Kodi penal në asnjë rast, as në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme nuk i liron nga përgjegjësia personat të cilët kanë keqpërdorur pozitën dhe nuk kanë punuar në përputhje me rregullat, shprehet në intervistën për MIA-n drejtoresha e Komisionit Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Thekson se nuk duhet të habitemi lidhur me porositë katastrofave që na i dërgon natyra, meqë ligjet natyrore nuk durojnë amendamente dhe bën thirrje që qytetarët të përfshihen në luftën kundër korrupsionit meqë…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria po rrit masat e lehta si pasojë e pandemisë Covid-19 në mënyrë që mos të shtohen masat restriktive. Janë duke u zhvilluar përgatitje në mënyrë që sa më shpejtë të lehtësohen kufizimet. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Në mënyrë që të zbusim masat, së pari duhet që të gjithë së bashku të sigurojmë mbrojtje, maskë / shall, dy metra largësi, mos të mblidhemi. Qëllimi nuk është që të ndëshkohen qytetarët, por të sigurohet respektimi sa më i gjerë i masave, në çdo mënyrë, informojnë nga Qeveria. Që nga dita e mërkurë në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë qytetarët…
Shoqata për Kanabis dhe Politika të Gjelbra “BILKA” Shkup në një deklaratë për publikun thonë se ata do të luftojnë kundër torturave policore në lidhje me përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore ose personale. “Fund torturave të policisë. Ne do të luftojmë për të gjithë dhe do të marrim trajtim njerëzor, përndryshe do të shkojmë në ndërkombëtarët, le ta dinë të gjithë se çfarë po ndodh në burgje dhe paraburgimet në Maqedoni, për shokët që vuajnë dënime të gjata, për krimin e imët, mbipopullimin dhe abuzimin sistematik të familjeve tona, miqve tanë dhe, të dashurit e kapur sepse nuk mund…
Qeveria e drejtuar nga LSDM në llogaritë e 19.050 prodhuesve të duhanit ka paguar mbi 30 milionë euro subvencione për duhanin e prodhuar dhe të dorëzuar për vitin 2019. “Duhani është dega jonë strategjike me orientim drejt eksportit dhe në dy vitet e gjysmë të fundit ka regjistruar prodhim stabil dhe të qëndrueshëm. Kjo për shkak të politikave të LSDM-së për këtë degë, kryesisht të modelit të ri për subvencione më të larta për duhanin, sipas të cilit për klasën e parë subvencioni është 80 denarë për kilogram, për të dytin 70 denarë dhe për klasën e tretë dhe klasat…
Kultivuesit e duhanit sot prej orës 16:00 deri në orën 23:00 mund t’i marrin subvencionet nga bankomatet, prej nesër marrja e parave nga bankat do të bëhet sipas rendit alfabetik, nën regjim të kontrolluar dhe lista nga Ministria e Punëve të Brendshme. Shuma maksimale e mjeteve të cilat mund t’i marrin përmes bankomatit gjatë 24 orëve është e barabartë me limitin ditor për marrje të parave të gatshme nga kartela debitore, që tashmë është dakorduar me bankën, shërbimet e së cilës i shfrytëzon shfrytëzuesit që i tërheq paratë. Që të tërhiqen paratë nga subvencionet e marra, nevojitet që kartela debitore…
Qeveria po rrit masat e lehta si pasojë e pandemisë Covid-19 në mënyrë që mos të shtohen masat restriktive. Janë duke u zhvilluar përgatitje në mënyrë që sa më shpejtë të lehtësohen kufizimet. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Në mënyrë që të zbusim masat, së pari duhet që të gjithë së bashku të sigurojmë mbrojtje, maskë, shall, dy metra largësi, mos të mblidhemi. Qëllimi nuk është që të ndëshkohen qytetarët, por të sigurohet respektimi sa më i gjerë i masave, në çdo mënyrë, informojnë nga Qeveria. Që nga dita e mërkurë në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë qytetarët do…
Fillon pagesa e subvencioneve për duhanin për rekoltën e vitit 2019. Të gjithë kultivuesit e duhanit të cilët kanë kartela pagesore dhe të cilët kanë nevojë të nxjerrin para, do të munda ta bëjnë atë në bankomate prej sot, prej orës 16:00 deri në orën 23:00 pa dallim që është orë policore, sepse për këta persona do të lejohet lëvizja kryesisht për këtë qëllim. Paratë e tjera do të mund t’i marrin prej 21 deri më 24 prill, në ekspoziturat e bankave sipas rendit alfabetik sipas mbiemrit. Pagesa e subvencioneve për duhanin për vitin 2019 të premten në konferencë për…
Në Prilep sot nuk ka raste të reja me koronavirus Në Prilep sot nuk ka raste të reja të regjistruara me koronavirus, që do të thotë se mbetet numri i deritanishëm prej 117 rasteve të evidentuara, informojnë nga vetëqeverisja lokale e Prilepit, përcjell GazetaExpress. Në Repartin infektiv nga Spitali i qytetit “Borka Taleski” janë hospitalizuar 18 persona pozitiv me KOVID-19, prej të cilëve 16 janë me pasqyrë të lehtë klinike, ndërsa dy persona janë në mbështetje të përkohshme oksigjeni. Në izolim ndodhen 4 persona të dyshimtë me koroanvoirus, u është bërë strisho dhe po priten rezultatet. Në vetëizolim ndodhen 496…
Gjatë 24 orëve të kaluara nga ora 7 e mëngjesit më 19 prill deri në të njëjtën kohë të ditës së sotme, 11 persona e kanë shkelur orën policore në rajonin e Tetovës, sipas SPB Tetovë. Nga 11 personat, tre janë të mitur dhe dy janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. “Dy shtetasit e huaj të moshës 25 dhe 26 vjeç u zbuluan në rrugën “Ivo Ribar Lola” të dielën rreth orës 13:00. Përveç nenit 206 të Kodit Penal, të dy do të marrin edhe kallëzim për qëndrim të paparaqitur në rajon. Të gjithë 11 personat do të marrin kallëzim…
Shoqata “Multikultura” nga Tetova informon se filloi projekt me qëllim që të ofrojë këshilla pa pagesë dhe ndihmë juridike falas të gjithë punëtorëve, të drejtat e të cilëve janë rrezikuar gjatë pandemisë me koronavirusin. Shoqata, e cila është e autorizuar për këtë lloj të ndihmës, ka angazhuar jurist për ofrim të ndihmës juridike pa pagesë për personat të cilëve u janë shkelur të drejtat e punës. Nga Shoqata i këshillojnë të gjithë të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike të paraqiten përmes numrave të telefonit 070/858-144 dhe 044/377-775, e-mail adresës: [email protected] apo ndërkaq përmes profileve të Multikuturës në rrjetet sociale. as/ab/
Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se ditëve të fundit një person i cili është prezantuar rrejshëm në emrin e Sekretares Shtetërore Magdalena Nestorovska në mënyrë elektronike ka shpërndarë deri tek disa persona fizikë dhe juridikë njoftime/ftesa për hetime. MPB njofton se nuk përdorë komunikimin elektronik për shpërndarjen e njoftimeve/ftesave për nisjen e hetimeve. Njoftimet përkatëse dërgohen sipas procedurës të shkruara në letër. MPB u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin fare këto mesazhe elektronike. Departamenti për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrinë e Brendshme tashmë ka marrë masat e duhura për të sanksionuar ligjërisht autorin…
Qeveria ka vendosur që prej ditës së nesërme, 21 prillit, të ndalohet transportimi i organizuar i udhëtarëve në Komunën e Tetovës. Ndalesa vlenë edhe për transportin publik brenda Komunës. “Nga kjo ndalesë përjashtohen transporti që kryhet nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre, respektivisht transporti i punonjësve deri në vendin e punës, si dhe transportimi i organizuar i punonjësve në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, transporti i zjarrfikësve “, thuhet në deklaratën e qeverisë.

