Author: Hamdi Kumanova

Presidenti Stevo Pendarovski në bisedën e sotme telefonike me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka konstatuar se me emërimin e përfaqësuesit të posaçëm, Bashkimi Evropian dërgon sinjal pozitiv se rajoni është ndër prioritetet e BE-së. Presidenti Pendarovski, siç u kumtua nga kabineti i tij, shprehu mbështetje për misionin e Lajçakut dhe theksoi se kontributi i Bashkimit Evropian është më se i nevojshëm për të gjetur zgjidhje të pranueshme në korniza të dialogut Prishtinë – Beograd. “Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione në…

Lexo më Shumë

Klinika Universitare e Hematologjisë kumtoi se gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga përhapja e KOVID-19, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa të posaçme që pacientët me sëmundje të rralla me kohë të marrin terapi, dhe në të njëjtën kohë të mbrohen maksimalisht nga ekspozimi i mundshëm ndaj virusit. Pacientëve me sëmundje të rralla të cilët mjekohen me terapi orale, sqarojnë nga Klinika, menjëherë u janë ndarë, në kushte të veçanta pune, sasi të tre muajve të ilaçeve dhe udhëzime për kontrolle gjatë kësaj periudhe përmes aplikacioneve digjitale. Nga kjo Klinikë theksojnë se pacientët me…

Lexo më Shumë

Virusi Corona ka zbrazur arkat komunale. Të gjitha komunat në lindje të vendit po përballen me një rënie të mprehtë të taksave dhe të ardhurave të tjera. Në shumicën e komunave, për shkak të distancës sociale, vendimet për tatimin në pronë nuk u janë dorëzuar as qytetarëve. Saktësisht se sa do të jenë buxhetet minus do të dihet pas përfundimit të tremujorit të parë. Kryetarët e komunave thonë se do të ketë pagesa, por disa ujësjellës, kanalizime dhe rrugë do të presin kohë më të mira. Kryetarët e komunave janë optimistë se situata aktuale nuk do të nënkuptojë anulimin…

Lexo më Shumë

Sektori civil në RMV e ka ftuar Qeverinë që ta rishqyrtojë vendimin për ulje darstike të mbështetjes financiare për organizatat civile, të publikuar në “Gazetën Zyrtare” më 9 prill të vitit 2020, me të cilën mbështetje financiare, varësisht nga institucioni, ose tërësisht shfuqizohet ose seriozisht zvogëlohet, njofton Portalb.mk. “Vendimi është miratuar në mënyrë jotransparente, pa konsultim me organizatat civile, palët e përfshira dhe opinionin e gjerë, që flet për marrëdhënie joparimore të Qeverisë ndaj shoqërisë civile në këtë kohë krize. Shkurtohen afërsisht 525.000 euro të domosdoshme për përkrahje, me çka shteti defakto e ka përjashtuar shoqërinë civile si partner relevant…

Lexo më Shumë

Prej gjithsej 207 testeve të realizuara në 24 orët e fundit në vendin tonë, 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, tre raste janë regjistruar në Tetovë, dy në Kumanovë dhe dy në Koçani. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19. Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me virusin korona në vendin tonë shkon në 55.

Lexo më Shumë

Për shkak të një defekti në rrugën “Cvetan Dimov” p.n. (tek Autolider) në lagjen e Çairit, sot do të jetë në ndërprerje furnizimi me ujë për shfrytëzuesit e rrugëve “Cvetan Dimov”, “Pançe Nedelkovski” dhe “Kemal Ataturk”. Në defekt do të punohet nga ora 16:00.

Lexo më Shumë

Pandemua po shfaros në të gjithë Maqedoninë, qytetarët po i vuajnë pasojat e masave, ndërsa LSDM-ja po abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk ka mbrojtje adekuate për personelin mjekësor dhe qytetarët, testimi gjithëpërfshirës mungon, dhe zyrtarët e LSDM-së po sillen si sherifa. E vetmja gjë që funksionon janë shpalljet për punësim të përkohshëm dhe paratë që rrjedhin tek ithtarët e partisë. Qytetarët pyesin nëse qeveria është në gjendje epidemie dhe krize apo në një fushatë politike. Një këshilltar i LSDM-së gjatë orës policore bënte fushatë partiake, ndërsa drejtori postonte foto duke festuar me miqtë. Shtabi republikan nuk ka asnjë informacion…

Lexo më Shumë

Për të kapërcyer më lehtë dhe me efikasitet pasojat ekonomike të coronavirusit, qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi përparësi dhe synime të qarta, ndërsa kjo është shpëtimi i çdo vendi të punës dhe çdo ndërmarrje, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Në deklaratë, ata thanë që për të kapërcyer pasojat e krizës, është miratuar një Dekret me forcë ligjore, i cili parashikon përjashtim nga pagesa tatimeve mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin për muajt mars, prill dhe maj 2020. “Të njëjtat janë të destinuara për persona juridikë të prekur direkt nga kriza e coronës. 254 kredi tashmë janë aprovuar…

Lexo më Shumë

Petre Shilegov, kryetari i Shkupit, njoftoi se kanë arritu autobusët e rinj të transportit të qytetit, të cilët duhej t’i transportonin udhëtarët në rrugë dhe sheshet e Shkupit në mesin e muajit mars, por dërgesa nuk është realizuar ende për shkak të mbylljes së kufijve të Evropës. “Rrugës për në Shkup”, shkruan Shilegov për autobusët e parë me gaz për NTP-Shkup nga prodhuesi gjerman “MAN”. Dorëzimi i autobusëve ekologjik do të shkojë në faza. Sipas marrëveshjes, e cila u nënshkrua në shtatorin e kaluar, do të blihen gjithsej 33 autobusë. Sidoqoftë, kriza me virusin ka ndryshuar dinamikën e planifikuar të…

Lexo më Shumë

Prodhuesit e duhanit sot do të mund t’i marrin paratë për subvencionet në ekspoziturat dhe filialet e bankave në të cilat janë llogaritë e tyre, në komunat në të cilat jetojnë, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas renditjes së alfabetit sipas shkronjës së parë të mbiemrit. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informojnë se sot paratë do të mund t’i marrin prodhuesit e duhanit me mbiemrat që fillojnë me shkronjat: A, B, V, G,D, të mërkurën me mbiemrat që fillojnë me shkronjat GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, të enjten me mbiemrat që fillojnë…

Lexo më Shumë

Për një vit, Republika e Maqedonisë së Veriut është ngjitur tre vende më lartë në Listën botërore të Lirisë së mediave për vitin 2020 që e përgatit Organizata joqeveritare Reporterët pa kufij, me seli në Paris. Nga vendi 95-të, vendi tani është renditur në vendin e 92-të me vlerësim mesatar prej 31,28 pikë, njofton korrespondenti i MEDIAL-s. Në pjesën për Maqedoninë e Veriut të titulluar “profesioni organizohet”, thuhet se Qeveria nuk ka ndryshuar ligjin për mediat publike, ndërsa reforma e transmetuesit publik është ndaluar”. Programet e saj u shërbejnë interesave të ish-partisë qeverisëse konservatore, VMRO-DPMNE. Qeveria aktuale ka hequr reklamat…

Lexo më Shumë