Author: Hamdi Kumanova

Në seancën e 44-të, Qeveria kërkoi nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë që të përgatisë dhe dorëzojë një protokoll dhe analizë për seancën tjetër, me të cilën do të rregullohet sistemi i furnizimeve të produkteve ushqimore dhe ilaçeve, vetëm nga një anëtar i familjes. Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitë edhe për seancën tjetër të dorëzojë propozim-dekret me forcë juridike që do të rregullojë ligjërisht çështjen në lidhje me vendosjen e vetizolimit të detyrueshëm për të gjithë qytetarët që kryejnë teste për KOVID-19, të paktën deri në momentin e marrjes rezultati, sipas anketës epidemiologjike.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara në Veles ka një pacient të ri me Kovid-19. Kështu që me këtë numri i rasteve të diagnostikuara me Kovid-19 arrin 59. Nga IPSH Qendra për shëndet publik nuk precizojnë se cilit grup i përket pacienti i ri. Përndryshe, në IPSH Qendra për shëndet publik për shkak të tre pacientëve, dy prej të cilëve janë punonjës të shëndetit dhe një person administrativ, ky institucion shëndetësor publik do të mbyllet që prej nesër, dhe punonjësit do të rrinë në shtëpi. Me këtë, banorët e Velesit do të mbetet pa pikë për marrjen e briseve në raste…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se Sektori për krim kompjuterik në kuadër të MPB-së në Prokurorinë themelore publike – Shkup ka dorëzuar kallëzim penal 68 vjeçarin B.T, transmeton Portalb.mk. “Përmes rrjetit social Facebook më 13 prill 2020 ka publikuar status me përmbajtje ofenduese dhe kërcënuese ndaj kryetarit të një partie politike”, raportojnë nga policia. Ai akuzohet për “rrezikim të sigurisë” dhe “shpërndarjen e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”.

Lexo më Shumë

Lajmet e mira janë lajmëtar se kjo periudhë e vështirë ka një fund dhe së bashku do të arrijmë ta tejkalojmë, porositi në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke e ndarë informacionin se deri më tani janë shëruar 200 pacientë të sëmurë nga koronavirusi. “Jam i lumtur për të gjithë pacientët e shëruar, për familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj se gjithnjë e më shpesh do të dëgjojmë lajme të mira. Mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor i cili dha maksimumin për t’i ndihmuar, si dhe pacientëve dhe familjeve të tyre për bashkëpunim, disiplinën dhe durimin”, publikoi Filipçe.

Lexo më Shumë

Forcohen masat e buta që të mos ashpërsohen ato restriktive. Ky është qëllimi i masave të fundit, sqarojnë burime nga Qeveria. Në planin e paralajmëruar nga kryeministri Oliver Spasovski, për zbutjen e masave pas 1 majit parashihet që maskat të zëvendësojnë orën policore. Mbajtja e maskave me rregull nga qytetarët do të krijojë kushte për zvogëlimin e kohëzgjatjes së orës policore. Po përforcohen masat e buta në mënyrë që të mos ashpërsohen ato restriktivet. Në rrjedhë janë përgatitjet për zbutjen e restriksioneve. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Që të sigurohet zbutja, duhet paraprakisht të gjithë së bashku ta…

Lexo më Shumë

Shtabi i Krizës në Kumanovë diskutoi mbi masat e reja të miratuara nga Qeveria këtë fundjavë. Nga e mërkura të gjithë qytetarët që frekuentojnë në hapësirat publike, institucione dhe gjatë orarit të punës obligohen të vendosin maska. Në rast se hasen nga organet e rendit dhe nuk respektojnë masat mbrojtëse, do të gjobiten. Masa e njëjtë vlen edhe për qytetin e Tetovës dhe Prilepit. Qeveria gjithashtu ka obliguar kompanitë të cilat prodhojnë dhe shesin maska mbrojtëse, të posedojnë numër të konsiderueshëm të tyre me qëllim plotësimin e kërkesave të qytetarëve. Modeli për masa kufizuese në Kumanovë do të zbatohet edhe…

Lexo më Shumë

RDM i bën apel Qeverisë që të rishqyrtojë vendimin për miratimin e një urdhërese me fuqi ligjore, me të cilën grupimin e më shumë se pesë personave në vende dhe zona publike vlerësohet si vepër penale. “Ne besojmë se vendosja e dënimeve të detyrueshme në grup, si dhe mosarritja e një distancë prej të paktën dy metrash dhe mos veshja e pajisjeve mbrojtëse, do të arrihej qëllim më i madh me masat e mbrojtjes nga coronavirusi”, thonë nga atje. Nga atje thonë se RDM mbështet masat e ndërmarra nga Qeveria me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive në mënyrë që…

Lexo më Shumë

Të dhënat zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilat thirret Shtabi Operativ Komunal konfirmojnë se edhe në 24 orët e fundit në Dibër nuk ka persona të rinj të infektuar me Kovid-19. Kjo është disa e pestë me radhë që nuk ka të infektuar të rinj, pas dy rasteve të cilat ishin konfirmuar të enjten, pasi nuk nuk pati të infektuar të rinj 12 ditë. Në Dibër edhe në 24 orët e fundit nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19 Megjithatë nga Shtabi u bëjnë apel qytetarëve që edhe më tej rreptësisht të respektohen masat dhe rekomandimet e…

Lexo më Shumë

Për problem të tilla psikologjike, janë paraqitur disa individë te disa psikolog nga shoqata “Cortex” të cilët tash disa javë ofrojnë ndihmë psikologjike falas për qytetarët me qëllim të tejkalimit të problemeve psikologjike dhe situatës stresuese që mbizotëron me paraqitjen e virusit korona, shkruan Kanal 5, transmeton Portalb.mk. “Kryesisht, nuk mund të thuhet, problem kryesor për të cilin duan të flasin dhe ju intereson është izolimi dhe frika nga infektimi. Në qoftë se vjen puna deri në infektim, çka pas asaj. E dyta është situate stresuese e cila paraqitet për shkak të izolimit. Ata që paraqiten kryesisht kërkojnë ndihmë për…

Lexo më Shumë

Mbipesha është një problem serioz për një numër të madh të fëmijëve dhe adoleshentëve, në vend. Nëse nuk kushtohet kujdes nga ana e prindërve për të ushqyer fëmijët e tyre, si dhe faktor tjetër si mos aktiviteti fizik, ndikon në obezitetin te fëmijët. Mjekët, për Portalb.mk, thonë se në këtë kohë të pandemisë, ku edhe përdorimi i paisjeve teknologjike ka zënë vendin e aktiviteteve fizike, mbetet shqetësim për fëmijët tanë, shkruan Portalb.mk. Sipas, doktorit Arben Taravari, pandemia në vitin 2020 në shumë raste lakohet edhe si Lufta e Tretë Botërore, një luftë e cila ndryshe nga dy “koleget” e saj…

Lexo më Shumë

Detonimet dhe tymi për shkak të minimit në këtë gurore përsëri i kanë shqetësuar banorët e Llabunishtës, përcjell GazetaExpress nga Alsat. Në këto pamje që na i dërguan shikuesit tanë, e të cilat janë bërë sot, tregojnë pluhurin madh që vjen nga funksionimi i minierave. Kjo po ndodh në një kohë kur Llabunishta e Strugës po përballet me sëmundjen Kovid 19. Rasti i fundit u konfirmua sot. Bëhet fjalë për një grua 46-vjeçare. Viktimat që këto ditë regjistrohen në Llabunishtë janë të lidhura drejtpërdrejt me punën e guroreve. Këtë e thonë edhe mjekë eminentë, të cilët janë të njohur me…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e kaluara, nga coronavirusi janë shëruar 21 pacientë. Prej pacientëve të shëruar sot 16 janë nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, ndërsa të gjithë janë shëruar në kushte shtëpiake. Me rastet e sotme, numri i pacientëve të shëruar në vend shkon në 200, njofton Telegrafi Maqedoni. Sot, për herë të parë që nga shfaqja e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar është më i madh se i atyre të infektuar (zyrtarisht në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 18 raste…

Lexo më Shumë