Kryeministri Oliver Spasovski njoftoi se pas festave të një majit, rrjedha normale e jetës do të fillojë të kthehet. “Ne po përgatisim një plan serioz, pas festave një majit, për të filluar procesin e kthimit në normalitet. Nuk do të jetë e shpejtë, as menjëherë”, shkroi Spasovski në profilin e tij në Facebook. Dy ditë më parë, Kryeministri Spasovski një konferencë për shtyp tha se po bëhet një plan serioz se si dhe në çfarë mënyre pas një majit të fillojë lehtësimi i disa prej masave, cilat do të jenë në mënyrë që të kthehet jeta në normalitet.
Author: Hamdi Kumanova
Shkruan: Hamzi Ibraimi Jetë për të gjithë, tolerancë për të gjithë, ekonomi të barabartë për të gjithë, ishin fjalët e kryetarit të Lsdm-së Zoran Zaev kur dilte të mbajë fjalime dhe kur kërkonte votat e Shqiptarëve. Ndërsa pasi ai e mori pushtetin shumë gjëra ndryshuan por jo edhe për Shqiptarët, por vetëm për palën maqedone. Kur tash më në mbarë botën doli virusi Covid-19 ku dhe e kaploji vendin tonë. Edhe pse në këtë situatë të vështirë kemi standarde të dyfishta mes Besimitarëve Musliman dhe atyre katolik ose krishter, e ordodoks. Ndërsa për ne muslimanët Ishte e duhur që të…
Një e-mail me shkresë dhe nënshkrim të falsifikuar të Sekretares Shtetërore në Ministrisë e Brendshme po u dërgohet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për një shkresë nga policia, e firmosur kinse nga Sekretarja Shtetërore Magdalena Nestorovska, përmes së cilës qytetari thirret të paraqitet në polici në ditë dhe orë të caktuar, raporton TV21. Po kjo është gënjeshtër. Këto e-maile të falsifikuara i ka dematuar edhe vetë Nestorovska përmes profilit të saj në Facebook. “Ju njoftoj se përmes postës elektronike qarkullon shkresë e falsifikuar. E njëjta as nuk është dërguar e as nuk është firmosur nga unë si Sekretare…
Rasti i parë pozitiv i koronavirusit në Pehçevë. Bëhet fjalë për një person të punësuar si shofer në Shërbimin e urgjencës mjekësore në Pehçevë, i cili pas shpalljes së rezultateve është në vetizolim. Rasti i parë pozitiv i KOVID-19 u konfirmua vonë mbrëmë nga kryetari i komunës Dragan Trençovski, i cili u dërgoi ton qetësues qytetarëve, duke thënë se nuk duhet të ketë ndonjë panik midis qytetarëve. Me deklaratë të tij në Fejsbk doli edhe personi që është pozitivi me koronavirus “Në 20 ditët e fundit e di se rruga ime e lëvizjes ka qenë Qendra shëndetësore Pehçevë – shtëpi…
Lajmet që u shfaqën nëpër rrjetet sociale para disa ditëve se gjoja në Bogovinë po instalohet rrjeti 5G, i hodhi poshtë, kryetari i kësaj komune Albon Xhemaili. Ai tha se operatorët përkatës vetëm kanë intervenuar për të përforcuar rrjetin, pasi siç shtoi, tani të gjithë janë në shtëpi dhe shfrytëzojnë internetin. “Që atë ditë mora një konfirmim zyrtar nga operatori A1, i cili më dëshmonte se nuk ka të bëjë fare me rrjetin 5G. Ditën e nesërme mora një konfirmim zyrtar nga Agjencia përkatëse që është kompetente për atë punë dhe ato ma konfirmuan se nuk ka të bëjë me…
Sipas rekomandimit të Qeverisë të publikuar pas seancës së saj të fundit, nga e premtja, 24 prilli, bankat do të duhet të sigurojnë që pensionistët me pensionin e prillit të mund të disponojnë përmes rrjetit të bankomateve dhe në rrjetin tregtar. Qeveria gjithashtu ka udhëzuar Fondin për Sigurim Pensional që të paraqesë të dhënat e pensioneve në bankat tregtare deri më 23 prill. Rekomandohet që bankat tregtare, përmes filialeve dhe ekspoziturave të tyre të shpërndajnë pensione për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelë sipas orarit përkatës; – Të hënën, më 27 prill 2020, realizohet pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;…
Një 43-vjeçar nga Kumanova dhe bashkudhëtari i tij 17-vjeçar kanë pësuar lëndime trupore në një aksident me motor në rrugën lokale midis fshatrave Konjare e Epërme dhe Çetircja dje (19 prill) pasdite, gjatë orë policore. Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, duke drejtuar një motor “Jamaha”, 43-vjeçari nga Çetircja e Kumanovës humbi kontrollin mbi motor, pas së cilës ai është rrëzuar në rrugë. Ai pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime ka marrë edhe bashkudhëtari 17-vjeçar, pas së cilës ata u transferuan në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes inspektime kanë bërë ekipet policore…
Maqedonia dhe qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë dhe korrupsionit të LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Vendi është i mbyllur, pushteti e keqpërdorë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa çdo ditë po rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve. LSDM vonoi me masat ekonomike. Ekono(MEDIAL)është në minus. Msat janë aq jopopullarizuese dhe të pazbatueshme sa që një numër i madh i afaristëve vendosin vetë ta mbajnë barrën e krizës. Përderisa të gjithë në rajon ndajnë edhe deri 40 herë më shumë se Maqedonia, për biznesin dhe qytetarët, qeveria e LSDM-së e shton akcizën për derivate. Në vend se të japë LSDM…
Në 24 orët e fundit në territorin e Velesit janë regjistruar tre raste të reja të Kovid-19, me çka numri i të infektuarve është rritur në 58. Nga ISHP Qendra për shëndet publik në Veles informojnë se bëhet fjalë për dy persona lidhur me klasterin tani më aktual anëtarë të familjes së personit të punësuar në veprimtarinë tregtare dhe një person i punësuar në Qendrën për shëndet publik – Veles. “Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 në Veles arrin 58 persona, nga të cilët katër janë shëruar, tre e kanë humbur jetën dhe 51 janë…
Lidhur me shkrimet se në një portal për reklama shiten automjete të fotografuara në pjesën e Vila Vodnos, nga Kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski informojnë se bëhet fjalë për automjete të cilat nuk janë në pronësi të Kabinetit, as në përdorim për presidentin, shërbimet për mbështetjen e tij, ose në pronësi të të punësuarve në Kabinet. Sipas informacioneve me të cilat disponon Kabineti i presidentit, bëhet fjalë për automjete të pronësi të kompanisë të angazhuar nga ana e OSBE/ODIHR, gjatë takimit të shefes së OSBE/ODIHR misisionit për vëzhgimin e zgjedhjeve në mars të vitit 2020 me presidentin Pendarovski.…
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 37 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima. Për sa i përket shpërndarjes gjinore, nga rastet e regjistruara, 46.4% janë meshkuj dhe 53.6% janë femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 50.0/100,000, ndërsa tek femrat 58.0/100,000. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mosha e pacientëve varion nga 0 deri në 91 vjet (mesatarja është 45 vjeç). Numri më i madh (n = 233) i pacientëve janë të moshës 50-59 vjeç ose 20.9%, ku është regjistruar incidenca më e lartë specifike – 83.8/100,000. Në personat mbi 60 vjeç, incidenca është 59.2 në…
“Ekipet e NJTKZ -Tetovë sot kanë bërë dezinfektimin e rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike në fshatrat Lisec, Gajre dhe Rasadisht. #QëndroNëShtëpi” – thotë Arifi Për më shumë ndiq linkun:

