Lidhur me shkrimet se në një portal për reklama shiten automjete të fotografuara në pjesën e Vila Vodnos, nga Kabineti i presidentit të shtetit Stevo Pendarovski informojnë se bëhet fjalë për automjete të cilat nuk janë në pronësi të Kabinetit, as në përdorim për presidentin, shërbimet për mbështetjen e tij, ose në pronësi të të punësuarve në Kabinet.
Sipas informacioneve me të cilat disponon Kabineti i presidentit, bëhet fjalë për automjete të pronësi të kompanisë të angazhuar nga ana e OSBE/ODIHR, gjatë takimit të shefes së OSBE/ODIHR misisionit për vëzhgimin e zgjedhjeve në mars të vitit 2020 me presidentin Pendarovski.
“fotografitë janë bërë pa laje dhe njohurinë e Kabinetit të presidentit, ndërsa kundër personit do të ngritet kallëzim për fotografim pa leje në kabinetin e presidentit. njëherit do të informohen edhe përfaqësuesit e misionit të OSBE/ODIHR-së”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të presidentit Pendarovski.



