Author: Hamdi Kumanova

Lexim të librave, mësim përmes lojës, shikim të fotografive dhe ide si ta kaloni kohën në mënyrë cilësore me fëmijët tuaj gjatë izolimit, janë një pjesë e gjërave që i ndan në Fejsbukun e tij ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Qëndrimi në shtëpi me fëmijë për shumë ditë është një sfidë e madhe për çdo prind, prandaj ministri Filipçe ndan shumë mjete dhe rekomandime nga psikologu Ivo Kunovski për periudhën me lëvizjen e kufizuar. ? Gjeni kohë gjatë ditës për t’u lexuar fëmijëve. Gjatë leximit, bisedoni me fëmijët për fotografitë dhe ngjarjet në libër, përshkruani, parashikoni çka do të ndodhte…

Lexo më Shumë

Ka arritur në 51 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për dy viktima të reja, një në Shkup i moshës 66 vjeç dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit. Numri më madh i viktimave, gjithsej 13, është në qytetin e Kumanovës ndërsa më pas vjen Struga me 10 dhe Shkupi me 9 viktima. Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 37 raste të reja ne koronavirus që shkakton sëmundjen COVID -19. Prej tyre, 9 të infektuar janë regjistruar në Kumanovë dhe 8 në Shkup ndërsa numër…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk uroi me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët. “Miq të dashur, ua uroj festën më të madhe krishtere dhe ju dëshiroj shumë shëndet, gëzim, sukses dhe harmoni! Sivjet festojmë ndryshe, pa tubime më të mëdha dhe shoqërime. Por, festa është kohë që të përkujtojmë se cila punë janë të rëndësishme në jetë dhe të përkujtojmë në vlerat e vërteta. Njëra prej punëve më të rëndësishme të cilat çdoherë janë pjesë e të gjitha urimeve, është shëndeti i mirë. Edhe pse rregullisht e dëshirojmë, shpesh…

Lexo më Shumë

Përveç Dibrës që po jep rezultate të mira në këto dy javë, tashmë edhe qyteti i Shtipit është ai qyteti i Maqedonisë së Veriut që në statistikat e fundit shënoi më shumë te shëruar se të infektuar, transmeton Portalb.mk. Në qytetin e Shtipit, sipas Qendrës për shëndet publik, në ditën e fundit pati katër pacientë të shëruar, derisa nuk ka rezultuar asnjë pacient i ri i infektuar me virusin korona. Deri më tani në Shtip janë gjithsej 7 të shëruar, ndërsa 32 qytetarë gjithsej deri më tani kanë qenë të infektuar. Përveç këtyre 7 pacientëve të shëruar, pritet të dalin…

Lexo më Shumë

Nuk ka rritje të vetëdijes te tetovarët kur bëhet fjalë për vendosjen e mbeturinave në shportat dhe kontejnerët e specializuar për plastikë, qelq, letër. Mbeturina komunale hidhet pa u seleksionuar, ndonëse në këtë qytet ka dhjetëra shporta dhe kontejnerë të tillë. Njëherësh enët e tilla për vendosjen e llojeve të ndryshme të mbeturinave në të shumtën e rasteve për arsye të pakuptueshme edhe janë të dëmtuara. Një pamje të tillë paraqesin kontejnerët më të rinj të specializuar për vendosjen e qelqit. Në to ka gjithçka, ndërsa edhe vetë janë dëmtuar, shkarravitur ose demoluar. Seleksionimi i mbeturinave, pikë e dobët e…

Lexo më Shumë

Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Universitetit të Tetovës, në këtë ditë të shënuar, ditën e shpresës dhe forcimit të besimit ndaj Zotit, të gjithë besimtarëve ortodoksë t’ua uroj Festën e Pashkëve. Le të na shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar raportin ndërshoqëror, por dhe për ta fuqizuar gjithnjë e më shumë humanizmin, solidaritetin dhe përkrahjen ndaj shtresave në nevojë. Të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi, mbetet që edhe më tej të angazhohemi të gjithë, për ta tejkaluar këtë betejë që e kërcënon shëndetin e mbarë shoqërisë. Rëndësia shpirtërore e kësaj feste na e…

Lexo më Shumë

Më 18 prill 2020, rreth orës 19:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë, një mjek nga Shtëpia e Shëndetit Publik Kumanovë, ka raportuar se në Shërbimin e Urgjencës është sjell një burrë i vdekur nga plagët e marra nga plagosja me thikë. Pas raportimit të rastit, Prokuroria Publike Themelore-Kumanovë, menjëherë ka dal në vend ngjarje dhe është kryer inspektimi, me cka është ardhur në përfundim se rreth orës 18:00 në fshatin Likovë, një person me iniciale B.S (43) nga po i njejti fshat, pas një perleshje të mëparshëm verbale, ka sulmuar fizikisht dhe ka goditur me thikë disa…

Lexo më Shumë

– Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me rastin e festës së madhe krishtere Lindja e Krishtit – Pashkët dërgoi urime deri tek besimtarët ortodoksë. Porosit që festimi sivjet për shkak të pandemisë, të jetë në shtëpi me familjen. “T’i gëzohemi dhe t’i festojmë Pashkët, me zemër dhe shpirt, ndërsa të veprojmë me mendje. Fokusi i të gjitha kremtimeve është në shtëpi dhe familje. le të jetë ashtu edhe sivjet, nga fillimi deri në fund të Lindjes së Krishtit. Ashtu do të mundësojmë, në disa ditë të ardhshme më të mira, sërish t’i kalojmë pragjet e tempujve të shenjta dhe të…

Lexo më Shumë

Qytetarët e prekur nga kriza e pandemisë, pra marrja e pagave minimale, do të paguajnë faturat e tyre për mars, prill dhe maj me këste dhe pa interes, tha në një intervistë për “REL” kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski. Ai njoftoi se gjatë muajit tjetër, do të fillojnë të arrijnë faturat më të lira për ngrohjet qendrore, të cilat do të zvogëlohen për të paktën 20 përqind. “Nëse çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i pandryshuar është shumë herët të thuhet”, tha Bislimovski.

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, sot dërgoi video-porosi deri te qytetarët me rastin e festës më të madhe ortodokse Pashkët. “Sot është festa më e madhe krishtere, Ringjallja e Krishtit, e cila në vete e bart porosinë e fuqishme se jeta çdoherë fiton. Dëshiroj që Pashkët në shtëpitë e juaja të sjellin paqe, harmoni dhe lumturi, të cilat do t’i ndani me më të afërmit. Këtë vit kemi Pashkë pak më të ndryshme. Për shkak të krizës globale, të shkaktuar nga pande(MEDIAL), me të cilën të gjithë ballafaqohemi, këtë vit jemi nën kërcënimin e koronavirusit dhe festën do ta presim…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, dërgoi video-porosi me rastin e festës më të madhe krishtere Pashkët, deri te pjesëtarët e MPB-së dhe të gjithë qytetarët e besimit ortodoks. “Në këto momente jashtëzakonisht të vështira, kur të gjithë ne, jo vetëm në shtetin tonë, por edhe globalisht, jemi të ballafaquar para një sfide tejet të rrezikshme, e cila e rrezikon shëndetin tonë, siç është pande(MEDIAL) e koronavirusit, do të doja t’ju drejtohem të gjithë juve me disa porosi me shpresë se do të arrijnë deri tek secili prej juve. Unë nuk kam dilemë, mos kini as ju – së…

Lexo më Shumë

Vendi është në mes të një karantine 85-orëshe, ndërsa autoritetet presin efektet e masave të tilla kufizuese kundër përhapjes së coronavirusit në fillim të muajit maj, numri i të infektuarve në vend është rritur për 53 në 24 orët e fundit dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 1.170 persona të infektuar. Ndalimi dhe regjimi i veçantë i lëvizjes në territorin e vendit do të zgjasë deri më 21 prill 2020 (e martë) deri në orën 05:00, ndërsa Qeveria ka udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të intensifikojë kontrollet mbi objektet fetare gjatë festave të Pashkëve. Të gjitha masat parandaluese që…

Lexo më Shumë