Lexim të librave, mësim përmes lojës, shikim të fotografive dhe ide si ta kaloni kohën në mënyrë cilësore me fëmijët tuaj gjatë izolimit, janë një pjesë e gjërave që i ndan në Fejsbukun e tij ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Qëndrimi në shtëpi me fëmijë për shumë ditë është një sfidë e madhe për çdo prind, prandaj ministri Filipçe ndan shumë mjete dhe rekomandime nga psikologu Ivo Kunovski për periudhën me lëvizjen e kufizuar.
? Gjeni kohë gjatë ditës për t’u lexuar fëmijëve. Gjatë leximit, bisedoni me fëmijët për fotografitë dhe ngjarjet në libër, përshkruani, parashikoni çka do të ndodhte në libër më tutje dhe bisedoni si ndihen disa nga personazhet.
? Shikoni dhe bisedoni për fotografitë. Shfrytëzoni fotografi nga albume ose telefona dhe lejoni fëmijës të ndajë çka shikon në fotografi, ku dhe kur është ajo, si dhe pse ndodh ajo dhe si ndihet fëmija për personazhet dhe ngjarje e ndara.
? Mësoni përmes lojës në shtëpi. Fëmijët të cilët kanë disa baza nga matematika mund të kenë mision nëpër shtëpi që të numërojnë dritare, fotografi, bimë, karrige etj. Nxitni të ndërtojnë tendë nga batanijet ose kala nga jastëqet ose kutitë. Mësoni të vizatoni ose me plastelinë të modeloni kafshë dhe bimë, mësojini emrat e tyre, përshkruani si duken, çka hanë, ku jetojnë etj. Mbillni disa fara në saksi (psh grurë, fasule, bizele) dhe mundësoni fëmijës të kujdeset për to, duke hulumtuar sa ujë dhe dritë u duhet, si rriten, si konsumohen etj.
??Përfshini fëmijët gjatë përgatitjes së ushqimit. Gatimi mund të jetë aktivitet shtesë edukativ për fëmijët. Bisedoni për mënyrën e gatimit, rolin e tharmit, erëzat, përbërësit, sasitë e nevojshme, leximin e recetave dhe etiketat nga prodhimet etj. Nëse është e mundur, lejoni fëmijëve të përgatisin forma nga brumi, të vendosin erëza ose në mënyrë tjera të përfshihen në gatim, shkruan në statusin e tij në Fejsbuk, ministri Filipçe.



