Rasti i parë pozitiv i koronavirusit në Pehçevë. Bëhet fjalë për një person të punësuar si shofer në Shërbimin e urgjencës mjekësore në Pehçevë, i cili pas shpalljes së rezultateve është në vetizolim. Rasti i parë pozitiv i KOVID-19 u konfirmua vonë mbrëmë nga kryetari i komunës Dragan Trençovski, i cili u dërgoi ton qetësues qytetarëve, duke thënë se nuk duhet të ketë ndonjë panik midis qytetarëve.
Me deklaratë të tij në Fejsbk doli edhe personi që është pozitivi me koronavirus
“Në 20 ditët e fundit e di se rruga ime e lëvizjes ka qenë Qendra shëndetësore Pehçevë – shtëpi dhe Klinika në Shkup ku si detyrë dhe punë kemi sjellë pacientë që kishin nevojë për ndihmë të vërtetë dhe askund tjetër. Kjo do të thotë se virusi është marrë nga disa prej pacientëve të sistemuar në njërën nga klinikat ku i kam dërguar pacientët tanë”, shkoi ai në Fejsbuk.
Deri më sot, Pehçeva, së bashku me Berovën dhe Dellçevën, ishte mes komunave që ishin pa raste me koronavirus.



