Ora policore në ditët e javës do të filloj nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kurse në fundjavë do të filloj nga ora 13:00 e së shtunës dhe do të vazhdoj deri të hënën në 05:00 të mëngjesit. Këta janë masat siç i quajti ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe relaksuese, që do ti propozojnë në seancën e nesërme të Qeverisë. Poashtu Filipçe tregoi edhe për masat e tjera, që bëjnë pjesë në këtë paketë masash sa i përket kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Ndërkaq, shtoi se të njëjtat do të zëvendësohen me masa të tjera, siç janë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot përmes një konference për media ka njoftuar se Aleanca ka dorzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlersim të kushtetutshmërisë për shpallje të gjendjes së jashtzakonshme nga ana e Presidentit të Shtetit. Sela ka thënë se arsyeja për këtë iniciativë është fakti se Maqedonia e Veriut ka një rregullim kushtetues të demokracisë parlamentare dhe vetëm Kuvendi e ka të drejtën e shpalljes së gjendjes së jashtzakonshme. Kryetari Sela tha: Ne jemi demokraci parlamentare dhe jo prezidenciale,prandaj kemi ngritur iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlersim të vendimit të Presidentit sepse vlersojmë se…
VMRO-DPMNE-ja pret planin konkret të pushtetit për lehtësimin e paralajmëruar gradual të masave të kujdesit dhe masave kufizuese që më pas të bëjë vlerësimin e tyre. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se janë duke analizuar situatën në bazë ditore përpara se të dalin me propozime konkrete megjithatë na drejtojnë te propozimi i ministrit të Brendshëm Naqe Çulev për shkurtim të orës policore dhe lehtësim të masave të tjera. Ministri Çulev, përveç që njoftoi se do të propozojë orë policore prej 19 deri në ora 05 të mengjesit, tha se do të propozojë edhe lehtësim të orës policore gjatë ditëve të fundjavës dhe…
Komuna e Bogovinës tani ka më së shumti, 24, të sëmurë me Kovid-19 (prej të cilëve një i vdekur) në rajonin e Tetovës, bëri të ditur Shtabi i Krizës së Komunës së Tetovës pas mbledhjes së sotme të tetë. Tetova ka 21 me dy të vdekur, komuna e Tearcës dhe komuna e Bërvenicës 4 (një i vdekur), komuna e Jegunovcit 4 dhe komuna e Zhelinës dy. Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi në takim me gazetarët pasi përfundoi mbledhja e tetë e Shtabit të Krizës i sqaroi masat e reja të cilat me kërkesë të tyre do të zbatohen në rajonin…
Husamedin Abazi Para disa ditëve, më mori në tel vëllau im Urimi. Pasi që kishte kalu një kohë që nuk ishim dëgju, dhe tashmë nuk më figuronte emri i tij në tel, i’u përgjigja duke pyetur: kush është në tel?! Ai mu përgjigj: Hoxhefendi, jamë Urimi, ai djali i verbër! Kjo fjalë e tij, si rrufeja ma shpoi timpanin e veshit dhe i’a ktheva menjëherë: jo vëlla i dashur Urim, ti nuk je i verbër, sepse të njoh mirë dhe e di se ti sheh, shumë më shumë se një masë jo e vogël e jona! Tash po ta…
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në pajtim me Metodologjinë për formim të çmimeve, do të rriten për 3.12 për qind. Çmimet e benzinës EuroSuper BS –95 dhe EuroSuper BS 98 shtrenjtohen për 3.50 denarë për litër. Sipas kësaj një litër EuroSuper BS-95, do të shitet për 52.00 denarë, derisa EuroSuper BS-98 do të shitet për 54 denarë për litër. Për 1.5 denarë shtrenjtohet edhe EuroDizeli, dhe do të shitët për 46.50 denar për litër. Ku çmim i derivateve do të jetë në fuqi deri të hënën e ardhshme.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp tha se ka arritur rezultati i dy të vdekurve nga Velesi, të cilët janë gjetur në shtëpinë e tyre, njofton Portalb.mk. “Sipas informatave të Mjekësisë Ligjore, është konstatuar se vdekja e nënë dhe djalit nga Velesi ka ndodhur prej 3 deri në 5 javë, më saktësisht gjatë muajit mars, dhe jo në janar, ashtu siç paraprakisht u publikua nëpër media, dhe për atë nuk ka interes të veçantë të bëjnë testime shtesë lidhur me KOVID-19. Tani mbetet që Instituti i Mjekësisë Ligjore ta konstatojë arsyen kryesore të vdekjes së…
Në 24 orët e fundit 768 qytetarë të ardhur nga vendet e jashtme dolën nga karantina shtetërore. Sipas dekretit të Qeverisë, të gjithë qytetarët të cilët pandemia Kovid 19 i zuri jashtë vendit, patjetër e kanë të shkojnë të paktën në izolim shtetëror të mbikëqyrur nga shteti. Njëri prej atyre që ishin në karantinë shtetërore është edhe Lavdrim Saliu. Ai është kthyer me fluturim “humanitarë” nga Gjermania që i ka kushtuar 120 euro. Ka qenë i vendosur në hotelin Molika në Pelister. Saliu me 80 persona të tjerë janë vendosur në hotelin Molika. Ai nuk ka simptoma të Korona virusit.…
Për dallim nga Tetova, ku u shënua tre raste të reja më virusin Korona në 24 orët e fundit, në rajonin e Gostivarit nuk ka rritje të numrit të të infektuarve. Kreu i komunës Arben Taravari, situatën e vlerëson si të qëndrueshme, ndërsa kërkon nga qytetarët, të vazhdojnë me respektimin e masave. Edhe në këtë komunë pas izolimit 85 orësh është vërejtur frekuentim shumë i madh i qytetarëve, sidomos para bankave. “Konstatojmë se gjendja në komunën e Gostivarit është relativisht stabile, vazhdojmë të mbetemi me 5 të infektuar prej gjithsej 175 të testuarve. Pesë janë vetëm në komunën e Gostivarit…
Dyndjet e njerëzve para bankave, postës dhe operatorëve celularë kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Maska mbanin shumica e qytetarëve, por jo edhe distancë. “Nuk duhet të rimë grumbull por ja ç`të bëjmë. Duhet bankat ti nxjerrin paratë dhe tua dërgojnë nëpër katunde tua japin, jo kështu. Kjo është keq që bëhet kështu dhe që ia bëjnë këtë popullit. Punëtorë kanë, duhet të çohen e tua dërgojnë paratë nëpër fshatra njerëzve jo ti grumbullojnë kështu”. “Larg rrimë po ja edhe maskat i mbajmë”. “Për rrezik ja vet je tu e pa. Ende ma afër duhet me ndej, s`ka asnjëfarë rendi…
Mekanizmi Evropian për Mbrojtje Civile ka marrë disa kërkesa për ndihmë nga vendet anëtare të BE-së, si dhe nga vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, për ballafaqimin me krizën shëndetësore, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Konkretisht, Austria po dërgon doreza mbrojtëse dhe xhel dezinfektues në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi dhe Moldavi, ndërsa Serbia do të marrë batanije, dyshekë dhe tenda për refugjatët që ndodhen në territorin e saj. “Virusi nuk njeh kufij dhe bashkëpunimi është mënyra e vetme për ta parandaluar atë. Unë jam mirënjohës ndaj Sllovakisë dhe Austrisë për gjestet e tyre…
Neto paga e paguar mesatare mujore për punëtor në shkurt të këtij viti arrin në 27.206 denarë dhe shënon rritje prej 12.5 për qind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, publikoi Enti shtetëror për statistikë. Rritja e këtillë kryesisht vjen si rezultat i rritjes së neto pagës mesatare mujore të paguar për një punëtor në sektorët: aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike për 20.1 për qind, art, argëtim dhe rekreacion me 19.3 për qind dhe industri prodhuese për 17.7 për qind. Ulja e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një punëtor, në krahasim me muajin e kaluar, është regjistruar në…

