Ora policore në ditët e javës do të filloj nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kurse në fundjavë do të filloj nga ora 13:00 e së shtunës dhe do të vazhdoj deri të hënën në 05:00 të mëngjesit. Këta janë masat siç i quajti ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe relaksuese, që do ti propozojnë në seancën e nesërme të Qeverisë. Poashtu Filipçe tregoi edhe për masat e tjera, që bëjnë pjesë në këtë paketë masash sa i përket kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Ndërkaq, shtoi se të njëjtat do të zëvendësohen me masa të tjera, siç janë përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve mbrojtëse.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Ora policore të filloj çdo ditë pune nga ora 19:00 në vend se në orën 16:00, ashtu siç ishte deri tani. Pra do të shtohen edhe disa orë ku qytetarët do të mund ti kryejnë obligimet dhe bëjnë blerje nga shitoret ose marketet. Për qytetarët e moshuar do të vazhdoj ora e lëvizjes në vend që nga ora 10:12, tani nga 08:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 në mesditë. Më tej , lëvizje e personave deri në moshën 18 vjeçare tani do të jetë nga ora 13:00 deri në orën 16:00. Propozim është që ora policore në fundjavë, tani të filloj nga e e shtuna në orën 13:00 dhe të përfundoj të hënën në orën 05:00”.
Ai tha se mbetet masa për mos grumbullimin e qytetarëve si dhe masat e tjera për distancë fizike nëpër parqe dhe mjedise tjera të hapura.
Me këtë relaksim të masave Filipçe deklaroi se vendosin masa tjera të detyrueshme, për mbrojtje personale siç tashmë është paralajmëruar. Qytetarët duhet të përdorin pajisje mbrojtëse gjatë lëvizjeve në objekte të mbyllura dhe në mjedise të hapura në situata kur do të ketë nevojë. Pajisjet duhet të përdoret në të gjithë institucionet publike, në markete, shitore, banka, posta, pushimore, nëpër institucione shëndetësore dhe në objekte të tjera ku ka më shumë njerëz. Kurse në mjedise të hapura pajisje mbrojtëse duhet të përdoren në vende ku nuk ka hapësirë për distancë prej 2 metrash. Kjo masë do të vlejë nëpër tregje.



