Author: Hamdi Kumanova

Kompania “Best Way Investment” njofton se ka siguruar 5300 teste për Covid-19, në vlerë prej 3.095.730 denarë (50.000 euro) për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni. Testet janë prodhuar nga kompania amerikane “Abbott Molecular inc”, e cila është njëra nga më të njohurat në botë në këtë fushë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përmes këtyre testeve siç thuhet, mund të identifikohen personat të cilët kanë fituar imunitet ndaj Covid-19. Testet gjithashtu identifikojnë praninë e coronavirusit me 100 përqind ndjeshmëri tek personat që janë të infektuar, si dhe tek ata që kanë qenë të infektuar, të cilët kanë pasur simptoma të lehta…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska, sot informoi se në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm të odës internacionale ekonomike, Xhon Denton, së bashku e filluan projektin për hulumtim global me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për sfidat nga KOVID-19 me të cilat përballet sektori privat. Sipas LOE-së, pandemia është gjendje globale shëndetësore dhe sociale e jashtëzakonshme e krizës, për të cilën është i nevojshëm aksion urgjent i qeverive në mbarë botën jo vetëm për sanimin e pasojave shëndetësore, por edhe të atyre ekonomike. Gatishmëria për ardhmërinë, por edhe për veprim të hershëm dhe efikas do t’i…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka filluar me shpërndarjen e laptopëve për nxënësit që kanë mungesë të pajisjeve dhe nuk kanë mundësi ta ndjekin procesin mësimor online. “Bëhet fjalë për 300 laptopë të shkollave të cilët nxënësit do t’i marrin në përdorim në shtëpi përderisa është në fuqi vendimi i qeverisë për mbyllje të shkollave dhe mësim online. #QëndroNëShtëpi”, ka shkruar kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të kuruar. Prej tyre, 6 pacientë kanë qëndruar në spital ndërsa 42 të tjerë janë shëruar në kushte shtëpiake. Pacientët e shëruar të cilët trajtuan sëmundjen në kushte shtëpiake janë regjistruar në : Kumanovë -1, Manastir -1, Shkup-19, Tetovë -16, Shtip-1, Radovish -4. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 272. Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me…

Lexo më Shumë

Që nga 13 marsi u hap një linjë telefonike nga partia e BDI-së për të ndihmuar njerëzit në nevojë nga kriza e pandemisë. Por, e gjithë kjo doli të jetë farsë politike. Qytetarët u ankuan në redaksinë tonë. Thanë se linjat telefonike kanë funksionuar deri sa u vendos të anulohen zgjedhjet parlamentare. Pas kësaj askush nga kjo parti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Këtë e dëshmoi edhe ekipi ynë. “Në telefon nuk paraqitet askush, ndërkaq edhe dera është e mbyllur në këtë shtab. Qytetarët, të cilët kanë nevojë nuk mund të marrin ndihmën që supozohet se do t’ju ofrohet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vlerëson rolin e mediave si jashtëzakonisht të rëndësishëm gjatë pandemisë me Kovid -19, për informimin me kohë, të vazhdueshëm dhe të besueshëm, e me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit të secilit qytetar në vend. – Jemi duke avancuar lirinë e mediave, ato janë faktorë shumë i rëndësishëm në përballjen me virusin korona, ndërsa Qeveria mbetet e hapur për çdo propozim konstruktiv që vjen nga organizatat profesionale dhe të përgjegjshme mediatike, shprehen nga Qeveria. Vegla qendrore e Qeverisë, që qytetarët të jenë të informuar, janë konferencat ditore për media të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka përfituar 160 milionë euro nga Komisioni Evropian për të luftuar virusin korona. Të njejtën e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis. “Shtetet përfituese të propozimit 3 miliardësh euro të Komisionit Evropian për virusin korona janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit informoi se gjatë muajit mars të këtij viti, janë regjistruar 110 raste të gjuhës së urrejtjes, që është për 100 për qind më shumë për periudhën e njëjtë të periudhës kohore vitin e kaluar. Numri më i madh i rasteve të regjistruara në mars kanë të bëjnë me situatën me pandeminë me koronavirusin dhe këtu dominojnë denoncimet në bazë të përkatësisë etnike dhe politike, thonë nga Komiteti i Helsinkit. Numri më i madh i rasteve kanë të bëjnë me vendosjen e situatës së jashtëzakonshme nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë…

Lexo më Shumë

Një banor në vend gjatë vitit të kaluar ka grumbulluar 456 kilogramë mbeturina komunale, që është 10.7 përqind më shumë sesa në vitin 2018, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetërorë për Statistika. Të dhënat tregojnë se sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të mbledhura në Maqedoni në vitin 2019 është 632.484 ton dhe krahasuar me 2018 është më shumë për 1.1 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sasia më e madhe e mbeturinave komunale u mblodh në rajonin e Shkupit – 164.971 ton ose 26.1 përqind e sasisë totale të mbledhur. Shumica (83%) grumbullohen nga familjet, ndërsa 17% janë mbeturina komerciale. Sipas…

Lexo më Shumë

Në dy raste të ndara, ku njëri gjatë kohës së orës policore, policia e Shkupit dje ka gjetur marihuanë te disa adoleshent, transmeton Almakos. Situata e parë është regjistruar me 21 prill në ora 15 kur zyrtarët policor në bulevardin “Asnom” kanë arrestuar dy adoleshent të moshës 16 dhe 17 vjecare, pasi që tek to është gjetur marihuanë. Situata e dytë është e regjistruar në ora 16.10, gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes, kur në rajonin e Bit Pazarit është arrestuar një adoleshent 17 vjecar nga Shkupi. Gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të këtyre rasteve, kundër…

Lexo më Shumë

Janë rritur nivelet e lumenjve Vardar në Jegunoc, Veles, Ura e hekurt në Shkup, Demir Kapi, Makedonski Brod, Lepenec në Shkup, Pçinja në Pelince, Banja e Katlanovës, kriva Reka në Kriva Pallankë, Babuna në Bogomillë, Strumicë në Sushevë, Novo Sellë, Cërna Reka në Novaci, Drini i Zi në Lozhani, Sateska tek Botun dhe Radika tek Ura e Boshkut, tregojnë matjet e sotme hidrologjike. Minimalisht është rritur niveli i Liqenit të Prespës, niveli i Liqenit të Dojranit është nën mesataren për muajin prill, ndërsa niveli i Liqenit të Ohrit është në kuadër të mesatares. 

Lexo më Shumë

Shkruan, Prof. Bujar Duka Te ndertosh ose mos ndertosh Ne kete kohe pandemie me Covid 19 do perpiqem te shkruaj dicka. Sot qetsine e mengjezit e nderpreu gumezhima e makinave te renda,kamiona te rende dhe nje eskavator.Po punojn disa dite me radhe ketu para shtepise sime ne lagjen Uraniku apo Venec si I thone keta te MV(maqedonasit e veriut) . Shtepise sime dhe te disa fqinjeve te mij nuk do ti bie me dielli. Ndertesa do te jete P+5+Nen kulm dmth 7 kate diku kah 21 meter lartesi.Ketu ka qene ne plan te ndertohet A1 dmth shtepi individuale jo…

Lexo më Shumë