Shkruan, Prof. Bujar Duka
Te ndertosh ose mos ndertosh
Ne kete kohe pandemie me Covid 19 do perpiqem te shkruaj dicka.
Sot qetsine e mengjezit e nderpreu gumezhima e makinave te renda,kamiona te rende dhe nje eskavator.Po punojn disa dite me radhe ketu para shtepise sime ne lagjen Uraniku apo Venec si I thone keta te MV(maqedonasit e veriut) . Shtepise sime dhe te disa fqinjeve te mij nuk do ti bie me dielli.
Ndertesa do te jete P+5+Nen kulm dmth 7 kate diku kah 21 meter lartesi.Ketu ka qene ne plan te ndertohet A1 dmth shtepi individuale jo ndertesa. Per kete shko e thuaju atyre te komunes Ata e kan ndryshuar ne A2 Ndertim Kolektiv-banesa. Leje per ndertim eshte dhene nga Kryetari I tanishem me dat 13.04.2020.
Ne kete Parcele tashme te tjetersuar nga pronaret e vertete mundohen te nxjerin fitime shume te majme shume njerez. Punimet vazhdojne, shume veta po gezohen duke ferkuar duret do fitojn me siguri shume.Keshtu mendoni te risni feijet,te mbani familjet e juaja?Jeni per cdo lavdate, biles duhet me ju mare edhe per shembull se si mund te fitohet duke mashtruar e duke fallsifikuar. Si su vjen turp?
Si mund te behesh pronar pa asnje lek.?!
Se pari duhet te gjesh nje pronar apo pronare.
Keta e kan gjetur.Po para kesaj duhet te marish dore tek Kryetari.Ai ti tregon te gjitha po sigurisht edhe hisen e tije.Pastaj duhet ta vendosish ne rend dite ne Kuvendin Komunal.Edhe kete e bene.
Kuvendi I Komunes konvokon seancen e pest te Keshillit te Komunes Diber.
Seanca konvokohet per dat 28.02.2018.( e Merkure ) Per séance propozohet
Miratimi i proces verbalit te seances se katert te Keshillit te Komunes
Rendi I Dites
1.Propozim Programi per rregullimin e tokes ndertimore per komunen e Dibres per vitin 2018 me perfundim per sjellje.s
2. Propozim Program per punen ne fushen e posedimit te tokes ndertimore ne pronesi RM ne rajonin e Komunes Diber per vitin 2018 me perfundim per sjellje.
Dhe ajo qe eshte ma e rendesishme (shenim I autorit )pika 3.
3. Propozim Program per perpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacionit urbanistic ne teritorin e Komunes Diber per vitin 2018 me perfundim me sjellje.
Po te shohim nje here se kush e jep kete propozim sa i perket pikes 3.
I.IV. Persona te perfeshire ne perpunimin e Programit.
-Petrit Pacuku i.d.n. – udheheqes I Sektorit per urbanizem,mbrojtje te ambijentit jetsor…etj.
– Gazmend Cami i.d.a.-udheheqes I Njesise per urbanizem,mbrojtje te ambijentit jetsor … etj.
-Durim Fetahu keshilltar ne njesin per urbanizem.
-Adraman Tozloku jurist I diplomuar-udheheqes I njesise per pune juridike dhe te pergjithshme.
– Vladimir Stefanovski i.d.gj – keshilltar ne njesine per urbanizem.
– Osman Imetovski- jurist I diplomuar keshilltar ne njesine per pune juridike.
Ky Propozim Plan Kalohet nga Keshilli I Komunes.
Me pastaj do behet plani urbanistik per ndertesen ne fjale.
Tani fillojme me pronaret e ligjeshem.
Pas denacionalizimit te tokes Pronar te kesaj parcele K.P no.5361/15 – 1592 m
+ 5361/16 – 43 metra katror ghithesej 1635 metra katror.Parcelat jane ne Diber I sipas Katastarit.Keto jane shenu ne parcelen 7917 KO Diber I
SELIMI AMIDE me banim ne fshatin Skudrinje Komuna Mavrove Rostush,ka ½ e prones
DERVISHI SULEJMAN ne kontrat shkruan se asht banues ne F.Skudrinje Mavrov Rostush. Ky eshte vllau i Selimi Amide, edhe ky Ka ½ e pjeses ideale. Ky ne te vertet eshte me banim ne Connecticat te SH.B.A. Vertetimi per pronesi miret me date 31.07.2018.
Ujku do Mjegull. Preu duhet te jet o I semure o shume larg kopese.
Tani te nesermen me date 01.08.2018 behet kontrate per dhurate (poklon na Nedvizhen Imot)
Por ne kemi nje matrapaz ketu nga fshati Kosovrast I poshtem Rexho Musliovski I thone.
Ky eshte I autorizuar nga Sulejman Dervishi qe te mar dhuraten nga Selimi Amide.
Cudi e padegjuar deri tani motra ti fal vellaut pjesen e saj trashigim nga babai por me ndermjetes. Pse valle? E dardha ka bishtin mbrapa. Kontrata eshte nenshkruar nga Selimi Amide. Por ku ka qene e ngrata Selime?
Ajo ate dite ka qene ne Spital ne Shkup per nje séance kemoterapie.Paska lenguar nga kanceri e ngrata, nena e 7 vajzave. Nene e djegur.Nje vaze e saj I paska vdek pak para.Po kush e ka nenshkruar kontraten kur ajo ka qene ne Shkup dhe Pse?
E ketu vine ne ndihme matrapazet,si puna e Rexho Musliovski ai eshte pranues I dhurates!!!
Edhe autorizimi I ardhur nga Amerika eshte shume I dyshimte,i leshuar nga Halim Demiraj ne New Haven nuk ka vule Aposttile e cila duhet patjeter me ligj ( Zakon za Javni Spisi ) . Me pak mund ne google del se ky Halim Demiraj paska agjensi Turistike !!! Eagle Travel, Po mir bukur fort vazhdojme matutje.
Me 03.08.2018 tani ajo eshte ne Diber per te mare rezultate ose ilace sic thot njera nga bijat e saje.
Dhe perseri Rexho Muslioski (djali I tezes) – Po I poshtri nuk ka fytyre , te noteri I vetem ne qytetin tone ben solemnizinin.Kur shet apo blen ose te ngjajshme duhet edhe nenshkrimi I bashkshortit te Selimi Amide.
Me kontravers dhe I cuditshem eshte vendimi I leshuar nga Komuna. Vendimi I obliguesit tatimor per tatimin mbi qarkullim me daten e trashigimise dhe dhuratave,dhe detyrimi per pagesen e tatimit mbi trashigimi dhe dhurata. Vendimi eshte marur ne kuvendin Diber me date 01.08.2018 . shkresa nr.11/18-4553 e nenshkruar nga Kryetari I Komunes.
E cuditshme po ajo nuk ka qene ne Diber ate dit fare.Ne te njejten dite kontrata Ka nenshkrimin e saj?!! Edhe vendimi I komunes per vlersim te tatimit behet me date 01.08.2018 .Sa shpejt u be vlersimi I dhurates .Ajo vlersohet per 1005443.00 den dhe tatimi per kete vlere eshte 40218 den dhe paguhet po te njejten dite me 01.08.2018. Shume te zote keta njerez tre veprime per nji dite te vetme.
Pusho pak e bur se ka dhan zoti dite plot.
Dhe dhurata tani eshte Toke Nderimore e certifikuar nga vete Komuna dhe ne pronsi te Sulejman Dervishi.
Bukur fort, vazhdojm me manipullimet-mashtrimet e radhes.
Tani toka ndertimore eshte e emruar si e tille dhe ne pronesi te Sulejman Dervishi nga SH.B.A. Kush I pagoi 40000 den ose 650 Euro nuk dihet ende por mund tja qellojme vetem.Ndoshta edhe mund ta gjejme.Tani na zbret ne sheherin e Dibres edhe nje here, qelloje kush? Po Normalisht I pazavendesueshmi Rexho Musliovski nga Kosovrasti.Kete radhe me nje autorizim tjeter po nga agjencija turistike e Halim Demiraj.I Njeti autorizim nuk ka vulen apostille qe duhet patjeter.I njejti autorizim nuk ka nenshkrimin e bashkeshortes se Sulejman Dervishi.
Rexho me autorizim pa apostile ja shet token FIDOSKI REXHEP me banim Rr.Ploreterska nr 15. Ky apo I ati kane zbrit nga Fshati Otishan.
Me pastaj mora vesht se Amide Selimi kish ndruar jete me date 03.10.2018 nga nje semundje e pasherueshme.Zoti e meshirofte dhe I falte xhenetin.Pas veti ka lane 6 vajzat dhe bashkeshortin e invalidizuar.
Kontraten e perpilon Avokati me date 10.10.2018.
Duhet ta potencoj se Autorizimi nga notari Halim Demiraj perpilohet me date 09.10.2018.Me siguri e ka pru dikush ne dore se ska se si,ose ne menyre tjeter.Ju lumshin duart shpejt e sakt.
Solemnizimi behet me date 16.10.2018 te noteri I vetem ne Diber. Sa shpejtojne keta njerez.
Le te Shohim permbajtjen e Kontrates qe behet tek Avokati.
E njejta parcele Kp.nr 5361/15 Diber I Klasa e 3 me siperfaqe 1592 m katror si dhe Kp 5361/16 43 m katror njelloj klasa e3. Gjithsej 1635 katror
Neni 2 – Cmimi I shitjes se patundshmerise qe eshte object I kesaj kontrate eshte 320.000 Euro ose ne kundervlere me den 19.680.000 sipas kursit devisor 61.5 den.
Pagesa do te behet me afat te shtyre ( Odlozheno Plaqanje )dmth me keste ne te ardhmen
– Pagesa prej 110.000 Euro ne kundervlere me den do te jepen me se voni nje vit pasi te vendosen temelet e objektit qe do te ndertohet ne kete patundshmeri.
– Pjesa tjeter e mbetur 210.000 Euro ose ne kundervlere ne den do te jepet pas 3 vitesh pasi te vendosen temelet e objektit.Kontrata solemnizohet nga Noteri perseri pa nenshkrimin e bashkshortes se Sulejman Dervishi dhe qe eshte ma e rendesishme pa vule Apostille ne Autorizim.( zakon za javni spisi ) pa ate eshte e pa vlefshme-data 16.10.2018.
Paguhet tatim me date 10.102018 590352.00 den ne logarine e Komunes.
Ne Vlersimin e bere per patundshmerise per parcelat Kp 5361/15dhe Kp 5361/16 e bere sipas metodollogjise per vlersimin sipar cmimeve te tregut per pasuri te patundshme Gazeta Zyrtare e R.M no 54/12,17/13,21,13 dhe 142/14
10.10.2018 Pregaditi: Petrit Pacuku
Ne te njejtin Vlersim jepen edhe keto te dhena :
Porositesi (Naracatel): Kuvendi Diber
Pronar: ( Sopstvenik ) Sulejman Dervishi
Bleresi (Kupuvac): Rexhep Fidovski nga fshati Oxhovc( oxhovci ) !!! me par ishte nga Dibra
Adresa e prones: KO Diber -1 Diber
Patundshmeri : Toke e Pandertuar
Dokumenta per Pronesi: Imoten List – Flete Pone no.7919 KO Diber
Data e perpilimit per vlersim:10.10.2018
Vlera e Prones :320.000 Euro ne kundervlere.
Ketu kjo pjese eshte me e rendesishmja qe vijon:
Pershkrim I tokes ndertimore : Toka ndertimore ndodhet ne zonen e trete sipas vendimit per ndarjen ne teritorin e Komunes Diber, e njejta sipas PDU (Plani I detajuar Urbanistik )eshte parapare ndertim te nderteses A1 banim ne shtepi individuale.Theksoj edhe nji here A1,prane parceles ka ruge .
Toka ndertimore ne teritor per komunen Diber per vitin 2017 per zonen e trete eshte 44.20 euro
Tatimi I 3 % per pronen 590.352.00 den.Keto jam I sigurt nuk I ka paguar ai .i ka paguar Ortaku I ri investitori (burime konfedenciale) Pronari I ri eshte vetem Figura. Punet dhe pagesat I ben tjeterkush.
Vlersuesi Petrit Pacuku. Deri ketu jemi me A1- banim ne shtepi Individuale . E tani fillon theatroja .
Pronari I ri vendos Reklamen me nr telefonave se shiten Banesa nga Objekti Panorama.
Deri ateher nuk dija asgje se cfar po ndodh.Pa asnje dokument vetem me mllefin e nje qytetari drejt e ne komune te ushtruesi I detyres Kryetar I Komunes. I sqaroj problemin qe kam dhe se ne ate vend ne vazhdim sipas llogjikes duhet te ndertohen shtepi dhe jo ndertese.Le te ndertohet nje rresht ma andej ne vazhdim te kullave te meparshme te banimit.Po mirkuptim nga ana e tije aspak .Thot une do respektoj lighin. Duke I sqaru se banesa nga lartesia do ta ze ndricimin e shtepive tona ne ate lagje.Asgje, ik e shkoj.Me siper e elaborova se me 10.10.2018 ishte toke ndertimore A1 shtepi individuale.
Sa shpejtojn disa njerez.Nuk pushojn valle.Po pse mor jahu.Ulu e mer nje fryme.U keputet.
Me date 30.10.2018 I jepet Ushtruesit te detyres se Kryetarit z. Hekuran Duka per nenshkrim te cilin ai e nenshkruan:
-Ekstrakt nga Plani per lokacianin Venec 2, pjese nga bloku 12,13 dhe 14 Destinimi I Ndertimit:
A2- Banim ne banesa per banim ( me dedikim klasash kompatibile – A4; B1 B2; B4; D3-max.40%
Zona : Qendrore Rruga “Boris Kidric” emer tjeter tani.Si nuk I ndruan xhanem nji here keto emra
Me siguri kane nostallgji per kesi lloj emrash.
Raporti: 1:1000
Ekstrakt per kp. Nr 5361/15,5361/16; KK Diber 1 Blok 12; lok 12.1 me tutje eshte pjesa grafike
Nje skice me shenime A2 Hm Max = 19.20 P+5 + Pk Hartuesi I skices VS
Ej ju andej te hyqymetit po para 20 diteve ishte A1 shtepi Individuale. Si u tjetersu ne A2.Pse mor ti qe respektoje lighin nenshkruan si I autorizuar ne dam te nje komuniteti te tere.Ku je ti?Per ke punon ?A nuk duhet te punosh per Qytetaret.Pse e ban kete?Me siguri ka spjegim.
Ju ka zghedhe mileti qe te punoni per te miren e gjith qytetit, jo per xhepat e juaj.Ajo zyre atje eshte vetem poshtrim I ketije Qyteti per disa kryeter me radhe,Ju kemi votu te kujdeseni per ne, jo per veten dhe per manikinat qe keni aty. Drejtesia vonon por nuk haron kure more se pasekeni qene shume te dobet,mor te pa ngopur .E perjashtoj Kryetarin e pare post komunist te respektuarin QEMAL RUZHDI XHAFA.
– Kushtet e pergjithshme dhe te vecanta per ndertim
. Per lok.12.1
Siperfaqja e parceles ndertimore : 2354 Prit Pak nuk e kuptoj po deri tani kemi 1635m
I bleu buri I botes per 590.352.00 den ose diku 9600 euro.Nuk e ka Pagu shtrejt drejt me than.Ai vend vetem manafera bante,vend I thate.
Siperfaqja maksimale e lejuar per ndertim:1000 m katror.
Lartesija maksimale 19.20 e lejuar deri te kurora
Perqindja e te ndertuares 42% etj etj
Hartuesi :
Vladimir Stafanovski
Bekim Kerliu
Kontrolloi :
Gazmend Cami
Ky Duket emer I Njohur.Prit pak po e njoh, ky esht komshiu im .Meni .Po mor po Meni.Ai e njeh ket vend edhe syte tja lidhish shkon aty pa asnje problem.E ndjen eren.E shoh une cdo dite me pare me do kamion per Shpuarje. Sonda u thone Shqip .Shum u angazhu I ngrati me vjen keq per te .
Po metrot tjera te tokes ku ti gjejme? Aj mos e vrit mendjen shume mcus se ka ky shtet tok sa te duash.Ka per prifter e jo me per ty mor djal nga Otishani, a Oxhovce nga ishe ti.
Prit kam nji Ide.Duhet tani me e ndruar avokatin.Ky do jet I treti. “Ti vetem shko ne Itali na sjell Lek se per tjerat ti kryejm ne.Mos merzitesh aspak. Tani ik I bejme ne ortaket punen per ty shko”.Rrofshin ortaket duan te perfitojne nga e semura ,nena e djegme themi ne.Kete e ben vetem I dobti.
Perseri Autorizim.Nuk me pelqejne autorizimet jan pak si me kaos .
Tani pronari I rri qe e beri prone ku me autorizime te dyshimta ku me kontrata qesharake behet me prone qe do ta kete lakmi shumkush.
Rexhep Fidovski me banim ne rugen Proleterska nr.15 me nr anze … si dhenes I autorizimit
E autorizoj personin Avokat Veron Bufi nga Dibra me nr amz… dhe me nr leter njoftiminr …
E Autorizojqe ne emer tim te bej kerkesen marjen e tokes ndertimore ne pronesi te Republikes se Maqedonise qe me marveshje te drejteperdrejte per formimin e Parceles Ndertimore e parapare me plan urbanistic si dhe me dokumentacion urbanistic nese personi ka ne zoterimme shume se 30% parcelat jane dy: Kp nr.5361/4 dhe 5361/12 ne kontrate te parcelat me elaborate behen kp.nr.5361/37.Njera parcele 631 katror kurse tjetra 149 katror.
E tash I japim nji hesap do thoshit ju. I pervetsuam me shum mund 1635+631dhe 149 qe do ti marim nga RM sa bejne .Prit pak se do mar digitronin.Po bajkan 2415 katror.Sa I duheshin menit ke Ekstrakti nga Plani I parceles para se ta nenshkruan Hekurani me dat 30.10.2018 2354 katror.Mir jemi,kemi ma teper. Telyeni derdhet ne pete te vet.Ri urt atje se kemi teper.
Bej nje ankese ashtu kuturu pa asnje document ne dore me nenshkrime dhe numra amze te Fqinjeve te mi te nderuar Zimi dhe Shkelqimi me familjarete tyre te moshes madhore gjithsej 10 persona te nenshkruar.Por me kot ma sjellin pergjegjen e ankeses negative te nenshkruar nga shefi I urbanizmit.E Provojme edhe ne Kuvendin e Komunes .Me nje mirekuptim te Kryetarit te Keshillit me lejon tu drejtohem Keshilltarve te rrinje .
Kerkoj qe mos ndertohet aty prane por nji rresht mbrapa tek kullat e meperparshme.Te njejten kerkes me shkrim e bej edhe kryetarit te rri.Kerkojme qe te mos I jepet te bej formimin Formimin e Parceles ( Dooformuvanjr na Parcella) Po me kot. Shqipetacici per inat han nje thes me kryp.Dalim nuk mirkuptohem dhe me ben te plas nga inati.Cfar njerez jan keto,cfar demokracije eshte kjo?
Kryetari I Komunes me Bashkpuntoret e tije se bashku me Kuvendin e Kommunes bejne mallverzime. Ndrojne planin nga A1 shtepi individuale ne A 2 banesa kolektive , Pse valle? E po nuk do mend Ryshfeti dhe favorizon nje person, ne dam ta gjith Komunitetit ne ate lagje.
Dhe ndodhi ajo qe nuk do ta kisha menduar kure.Avokati Veron Bufi me autorizim ben kerkes per formim Parcele.Po ku eshte figura ?Ai eshte ne Itali normalisht.Do me ndjej Veroni qe permend emrin e tije.Ai si profesionist ka bere punen e tije dhe ka mare shperblimin e merituar per punen e bere dhe me djersen e ballit.Pse them se se kisha menduar kure.Kam mendu se doktori asht djal I mire.dhe ne ate pozite qe ka do te jete I drejte .Por jo nuk ndodhi. Edhe pas shum here shkuarje ne zyre e argumentimi me te .Jo ka dhen Fjalen do sherbej.
Vera e lodhshme shume. Gjeta nr.e telefonit te Sulejman Dervishi. Biseduam me te perzemersisht .E pyes nese e ka shitur token.Thot jo, nuk e kam shit.Kam dy bleres Potencial por nuk e kam shit.Mire prona jote ,puna jote..Nga Kadstra I mar te gjitha Kontratat qe I perkasin kesaj ceshtje.Me kushtoi nje cik, po lene se nuk ka problem.E tani e kisha te qarte se cfar po ngjet. Me vinte keq per Sullejmanin, e paskan “mashtru”. Por jo ka komplot ketu ai eshte pjese e mashtrimit. Paska fobi nga fluturimi.Nuk ka ardhe ne varim te te motres Selimi Amide. Bukur fort ,nuk jam kunder blerjes apo shitjes .Njerez jemi dikush shet e dikush blen,njeni lind e tjetri vdes.
Kemi edhe pjesen e tokes ku me perpara gjendeshin disa garazha te vjetra, e qe eshte parcele e qytetit(RM) -pa pronar. Dhe ndodh “mrekullia”:
Republika e Maqedonise ,perms Komunes Diber me seli ne Rr 8 te Shtatori e perfaqsuar nga Kryetari I Komunes Diber- Duka Hekuran I lindur me 21.02.1963 me banim ne Rr.”22Dhjetori” 11 Si Shites ( Otugjuvac ) i tokes .Prit pak ta shohim se Kujt ja shet. -Figures – Rexhep Fidovski Kupuvac me polnomoshtvo nga 16.08.2019 I perfaqesuar nga avokati qe permendem me siper Veron Bufi nga Dibra .
Solemnizimi Behet tek noteri me dat 11.11.2019. Paguhen 780 metra.Por tani jo me 44.20 Euro por me 20 euro .Pse e ul Pazarin? I bete matrapazlleqet. Bejne diku 15600 Euro.(936000.00 den)Figura me shoke bleu 3 shenik( I themi ne katunart ne kokel te vendit). Ajo xhanem vetem manafera bante po tan I erdhi fati ne dere .Grab it my friend it is yours.(mere miku im eshte jotja ).
Investitori Panorama – Edilj shpknjp – Diber parashtroi kerkese per leje per ndertin me date 02.03.2020 Per lamellen B etj etj. Leja jepet dhe behet e plotfuqishme me date 13.04.2020.
Ajde per hajr e bam figuren bos. Po une, po Shkelqimi, po Zimi ,po Afrimi ma posht ? I gjith Ai mund bashk me bashkeshorten time mu deshen 40 vjet.Me regjister ne dor tu I sherby keti populli . Kujt keq tu mos I ba . Me siguri edhe fqinjet e mi poashtu. Tani vjen erifi e kurdiset aty e te zen diellin te shtin ne jazulli. I gezohesha faktit se me kap dielli ng ate tre anet. Tani do te ngritet nji murr I lart ma shum se 20 metra .Pse ? I gezohesha faktit se kjo do te bahet nji lagje e mire me shtepija te bukura ne ate resht.Po nuk te le Xhevdeti me ju gezu ksaj bote.A gjithmon Ka qen ky vend keshtu? Me ja fut atij tjetrit.E njoh mir ket vend ka pas bura shum te mire .Bura zamani te beses e te fjales.
Epilog – Dola edhe nje her para Kuvendit me kerkesen qe ndertesa te bahet nje resht ma andej.
Fola edhe disa her me Sulejmanin me viber thoshte se nuk e ka shit.Por si duket ka dicka.Isha edhe Fshat bashk me kolegun tim te nderuar Bajramin .Mendoja se Sulejmanit po ja marin hajnat pronen,por del se vellau I bashkon forcat ne tezollin per te pervetsu pjesen e motres e cila ishte shum e semure dhe do shkonte pas disa javeve.Me thoshte se do te vij e ta zgjedh ceshtjen, por paska qen mashtrus.
Me thiren ne telefon vajzat e Selimes se ndjere. Ua dergova gjith dokumentacionin qe dispoja .U habiten kur e moren vesht se paskan punuar pas shpine .Njera eshte Adella ,tjetra Sabina .Kjo e dyta paska qene me te ne Shkup per nje séance kemoterapie me 1 Gusht 2018.Mjaft e revoltuar.Jane ne Itali te dyja.Te ngujuara nga kjo flame qe ka kaplu vendin.S’ pyesin njerzit per jetimet,vetem une te kem.
Jo,jo ky asht shum vend I mire, por si duket njerzit jan tjetersu aq shume sa une nuk mund ta shpjegoj kete. Peshku qenka kalbur nga koka.



