Janë rritur nivelet e lumenjve Vardar në Jegunoc, Veles, Ura e hekurt në Shkup, Demir Kapi, Makedonski Brod, Lepenec në Shkup, Pçinja në Pelince, Banja e Katlanovës, kriva Reka në Kriva Pallankë, Babuna në Bogomillë, Strumicë në Sushevë, Novo Sellë, Cërna Reka në Novaci, Drini i Zi në Lozhani, Sateska tek Botun dhe Radika tek Ura e Boshkut, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Minimalisht është rritur niveli i Liqenit të Prespës, niveli i Liqenit të Dojranit është nën mesataren për muajin prill, ndërsa niveli i Liqenit të Ohrit është në kuadër të mesatares.



