Maqedonia e Veriut ka përfituar 160 milionë euro nga Komisioni Evropian për të luftuar virusin korona. Të njejtën e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.
“Shtetet përfituese të propozimit 3 miliardësh euro të Komisionit Evropian për virusin korona janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.



