Gjatë natës së kaluar, gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga virusi Kovid-19, në Kërçovë nuk është regjistruar asnjë shkelje e orës policore. Në të njëjtën periudhë nuk janë evidentuar vjedhje, aksidente trafiku dhe nuk është regjistruar prishje e rendit publik dhe qetësisë, informojnë nga SPB Ohër. Nga SPB Ohër theksojnë se momentalisht në komunën e Kërçovës në vetizolim janë 28 persona dhe tek të gjithë natën e kaluar janë kryer kontrolle. Nëpunësit policor gjatë natës kanë kryer kontrolle në 77 objekte hotelierike.
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Financave, Nina Angellovska konfirmoi lajmin e Alsat se sot në qeveri do të diskutohet për mbylljen e objekteve të bastoreve, respektivisht bastet do të mund të realizohen vetëm online. “Po, kjo është iniciativë për të cilën është punuar në periudhën e fundit. Kjo nuk paraqet diçka krejtësisht të re sepse edhe nëse e shikoni zgjidhjen e përhershme juridike ka përmbajtje, urdhëresa, nene për lojëra të fatit online, përfshi këtu edhe online bastore dhe vertikale tjera, respektivisht, kazino dhe automatë. Ky propozim do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë. Do të diskutohet. Do të doja të theksoja për hir…
MBRËMJET E POEZISË SË STRUGËS JANË PJESË E „FESTIVALIT TË SHPRESËS” „Mbrëmjet strugane të poezisë” janë pjesë e „Festivalit të shpresës” – një nismë globale virtuale e poezisë e organizuar nga ,,Versopolis”, një platformë që bashkon 30 festivale ndërkombëtare të poezisë evropiane dhe mbështetet nga Komisioni Evropian me një grant lëvizje më të madhe të poetëve të rinj evropianë. Programi i „Festivalit të shpresës” që filloi me online panel diskutim ndërmjet katër poeteve më 23 prill, do të zhvillohet plotësisht online prej datës 24 deri më 30 prill, në veb – faqen e Versopolis: https://www.versopolis.com/festival-of-hope Si një përgjigje të pasigurisë…
Udhëheqësi i Qendrës rajonale për menaxhim me kriza, Goran Stojanovski dhe anëtari i shtabit komunal të krizës mbrëmë njoftuan në rrjetet sociale se në mënyrë shtesë është testuar pas çka rezultatet ishin negative. Stojanovski është njëri prej anëtarëve të shtabit komunal të krizës tek i cili më 16 prill është konfirmuar se është pozitiv në Kovid-19. Stojanovski shkruan se pas konsultimeve me mjekun amë dhe pasi nuk ka pasur simptoma është testuar priva në dy klinika. Ai sqaron se ka marrë vendim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor se duhet të jetë në vetizolim, ndërsa tani dy rezultatet kanë rezultuar…
Parlamenti studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” ka kërkuar nga Qeveria të ndërmarrë dy masa për t’u dalë në ndihmë familjeve të cilët kanë studentë dhe studentëve. Masa e parë parasheh bursë sociale të jashtëzakonshme për familjet që kanë student, kjo në vlerë prej 16 mijë denarë, ndërkaq masa e dytë parasheh furnizim të studentëve me pajisje që të mund të ndjekin mësimin online. “Kërkojmë bursë sociale të jashtëzakonshme për familje që kanë student e kurse të ardhurat i kanë në 14 mijë denarë. E dimë se studentët kanë nevojë për harxhime më të mëdha dhe këto të ardhura…
Prej sot hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe në tokë pyjore në Maqedoni të Veriut. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” e shfuqizoi ndalesën për lëvizje në pyje dhe sipërfaqe pyjore me të cilat ekonomizon NP “Pyjet nacionale”, e sjellë më 16 prill 2020. NP “Pyjet nacionale” do të vazhdojë ta ndjekë gjendjen me pyjet dhe lëvizjen e qytetarëve. Nëse vlerësohet se sërish janë krijuar kushte për rrezik nga zjarret pyjore, ndalesa do të vendoset sërish. Me këtë rast MBPEU bën thirrje që qytetarët të sillen me përgjegjësi derisa…
Pas izolimit dyjavor në shtëpi, kryetari i Komunës Çeshinovë Obleshevë, Goranço Kërstev, i cili më 8 prill u identifikua si i infektuar me virusin korona, pas kryerjes së dy testimeve tani ka dalë negativ, njofton Portalb.mk. “Sot i mora rezultatet e dy testeve të bëra në Institutin për Shëndet Publik të cilët nuk tregojnë praninë e virusit. Gjatë dy javëve të kaluara, derisa isha në karantinë, fare nuk kam pasur simptoma të KOVID-19, por i kam respektuar masat për mbrojtje. Gjithashtu të njëjta janë rezultatet edhe të bashkëshortes sime, për shkak së cilës vlerësoj se ishte i panevojshëm tërë paniku…
Gjatë njëzetë e katër orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, për periudhën (23/24-prill) në bazë të kufizimit të lëvizjeve, është evidentuar se 2 persona të mitur në Tetovë, nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje dhe në prezencë të prindërve të tyre, të njëjtit janë privuar nga liria. Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, kanë kryer kontrolle tek 110 persona (TE-97 dhe GV-13) që gjenden në izolim dhe 165 persona (TE-88 dhe GV-77) që gjenden në vet-izolim.
Policia e Tetovës intensivisht punon në paralajmërimin e transportuesve me furgon për masat qeveritare për ndërprerjen e transportit publik të udhëtarëve me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit. Sipas informacioneve nga SPB Tetovë tani për tani kryhen paralajmërime, por pas hyrjes në fuqi të dekretit nuk do të ketë kurrfarë toleranca dhe të gjithë shkelësit e masës në mënyrë adekuate do të sanksionohen. “Menjëherë pas sjelljes së vendimit qeveritar, SPB Tetovë ka përgatitur plan-aneks të veçantë me të cilin rregullohen forma, mënyra dhe dinamika e implementimit të tij praktik, gjegjësisht hyrja dhe dalja e automjeteve në dhe nga Tetova.…
Transporti publik prej nesër nuk do të funksionojë, e shtunë (25 prill) nga ora 15:00 deri në ora 05:00 të së hënës (27 prill). Ky regjim kohor është në përputhje me vendimin e Qeverisë për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve në periudhën e përmendur, kumtoi NPQ Shkup. Autobusët nga transporti publik, nesër (25 prill) do të qarkullojnë, nga ora 05:00 deri në orën 15:00, sipas orarit të së shtunës. Oraret për nisjet e autobusëve mund të gjenden në faqen e internetit www.jsp.com.mk. Biletaritë do të jenë të hapura nga ora 07:30 deri në orën 14:00 në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari,…
Në qendër të Shkupit, në afërsi të Holidej IN, janë djegur tre kiosqe nga zjarri i cili sipas të dhënave paraprake ka shpërthyer diku në orët e hershme të mëngjesit. Shkaqet e zjarrit akoma nuk dihen, ndërkohë që bëhet vlerësimi i dëmit material. Në mëngjes në vendngjarje shihej se po pastrohej vendi ku ka shpërthyer zjarri.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut, e udhëhequr nga LSDM-ja, me pakon e masave ekonomike, ndihmon drejtpërdrejtë punëtorët, zejtarët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të tejkaluar periudhën më të vështirë, kur pësojnë humbje për shkak të krizës shëndetësore. Si parti me përgjegjësi, LSDM është e përkushtuar për masa dhe politika që sigurojnë rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë që përballet me pasojat nga koronavirusi. Realizohet edhe pakoja e dytë e masave ekonomike, e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për punonjës, ndihmë për sportistët prej 14.500 denarë, ndihmë për artistët dhe kompensim në para për qytetarët që humbën…

