Author: Hamdi Kumanova

Magdalena Filipovska Grashkovska, Kryetarja e Këshillit inspektues raportoi se nga 19 marsi deri më 21 prill janë kryer kryer 33,173 kontrolle për të vëzhguar respektimin e masave dhe rekomandiemve të Qeverisë në luftën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk. Inspektorati shtetëror për transport realizoi 751 mbikëqyrje. Inspektorati shtetëror i punës ka realizuar 3,236 mbikëqyrje. Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar ka realizuar 732 mbikëqyrje. Agjencia për barëra dhe vegla ndihmëse mjekësore ka kryer 240 kontrolle. Inspektorati i tregut ka realizuar 26,569 mbikëqyrje. Agjencia për ushqim dhe veterinari ka realizuar 1,645 inspektime të tilla. “Në këtë periudhë gjashtë shërbimet inspektuese kanë kryer 33,173…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e aksioneve humanitare me rastin e muajit të Ramazanit në Gostivar, vërejmë edhe një gjest jo të përditshëm. Prej sot, në tre furra në Gostivar do të ndahet bukë falas për familjet e rrezikuara sociale dhe të varfëra. Shumën do ta paguajë një familje nga Gostivarit e cila nuk dëshiron publicitet. Në bisedë me ta, ata lutën të mos kumtohen hollësi për ta, por vetëm të kumtohen emrat e furrave. Ato janë më shumë për motive religjioze dhe duke cekur se askush nuk duhet të mbetet i uritur në këtë kohë. “Që të realizohet në tërësi ky aksion…

Lexo më Shumë

Të nderuar besimtarë të fesë islame, Më lejoni që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të fesë islame t’ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramazani është sprovë e pastrimit shpirtëror, solidaritetit dhe mirësisë njerëzore, duke na bërë të afërt me njëri – tjetrin, për të ndarë jo vetëm gëzimin e agjërimit por edhe vlerat njerëzore. Qoftë i lehtë për Ju ky muaj i bekuar i agjërimit! Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian, në maj, do të paraqesë një paketë të rregullave të reja të fluturimit pas heqjes së masave të jashtëzakonshme. Komisionerja evropiane për transportit Adina Valean tha se masat do të përfshijnë distancimin shoqëror midis udhëtarëve të aeroportit dhe brenda aeroplanëve. Qëllimi kryesor i këtyre masave është të garantojë sigurinë e shëndetit të pasagjerëve në trafikun ajror, i cili periudhën që posa kaloi u konsiderua si bartësi kryesor i koronavirusit në nivel botëror, transmeton Portalb.mk. Ajo që i shqetëson më shumti aviokompanitë është opsioni i mundshëm për kufizim të numrit të udhëtarëve në aeroplan, ashtu që ulëset e mesme…

Lexo më Shumë

Qeveria ka lëshuar linjën e dytë të kredive pa kamatë për kompanitë e prekura nga kriza me korona virusin. Ministrja e financave, Nina Angellovska, tha se nga e mërkura në mesnatë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme do të jenë në dispozicion 8 milion euro, ndërsa për dallim nga linja e parë kreditore, kësaj rradhe do të mund të aplikojnë kompanitë nga të gjithë sektorët. Nina Angellovska, ministre e financave “Nga e mërkura 29 prill, kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme nga të gjitha sferat, të prekura nga kriza kovid19 do të mund të aplikojnë për linjën…

Lexo më Shumë

Kontrolli inspektues i jashtëzakonshëm për vërtetimin nëse ka shkelje të protokollit rreth takimit të përfaqësuesve qeveritar dhe autoriteteve lokale në Kumanovë ka përfunduar më 18 prill dhe janë konstatuar disa lëshime. Këtë sot e ka thënë drejtorja e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Irinka Sotirova- Buhova e cila tha se Inspektorati mund vetëm të apelojë të vërtetohet fakti se të gjithë personat patjetër të përmbahen në rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive ose në mbajtjen e pajisjes mbrojtëse dhe distancës sociale. “Kjo lëndë ka përfunduar dhe dorëzuar në MPB dhe MSH”, ka thënë Sotirova- Buhova duke u përgjigjur në pyetjen…

Lexo më Shumë

Edhe më tej vlejnë masat e qeverisë që të lirë të jenë nga puna tërësisht personat e verbër, personat me karrocë invalidore dhe me pengesa të rënda ose mesatare intelektuale, Gjithashtu edhe familjet që kanë një fëmijë nën 10 vjeç njëri prind është i liruar nga puna. Këto masa janë në fuqi deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Masën e njejtë Qeveria rekomandon ta zbatojnë dhe kompanitë nga sektori privat, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi bashkë me Ambasadorin e Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar, sot ka marrë pjesë në debatin më të madh online me temë “Edukimi digjital-shakthtësitë e domosdoshme për mësim përmes Internetit”, të organizuar nga Nisma e Shkollave të Mesme “Bëhu aktiv mediatik” dhe Delegacioni i BE-së për shënimin e javës evropane të shkrim-leximit mediatik. Gjatë debatit është diskutuar lidhur me nevojën e aftësive digjitale. Ministri Ademi ka përshëndetur të pranishmit në debat, duke ju dëshiruar shëndet të mirë në këtë kohë dhe rrethana të vështira nga virusi COVID19. “Tema e…

Lexo më Shumë

Edhe sot Dibra pa pacientë të prekur me virusin Korona, vazhdojnë të mbeten dy pacientë në shërim shtëpiak, edhe 41 persona janë në izolim shtëpiak, gjendja e sigurisë në qytet është e kënaqshme, është respektuar ora policore, është evidentuar një kalim ilegal në kufirin Maqedoni-Shqipëri dhe ndaj personit janë marrë të gjitha masat ligjore dhe ai do të depërtohet në Republikën e Shqipërisë. “Ndihmat humanitare vazhdojnë të shpërndahen sipas kritereve të caktuara dhe sipas evidencave rreth 700 familje dibrane kanë marrë ndihma humanitare, apelojmë gjithashtu te qytetarët që të respektojnë rekomandimet e RMV-së e sidomos dalja në qytet është e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli Thirrje publike https://vlada.mk/node/21153 për furnizim të shpejtë me maska mbrojtëse me qëllim të pengimit të pasojave nga virusi korona COVID – 19 gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Në përputhje me thirrjen publike, maskat duhet të jenë për më shumë përdorime, të punuara nga 100% pambuk, pesha në gram: 140-160 gr/m² dhe ndryshim të dimensioneve gjatë larjes dhe tharjes (mbledhje) në 95ºC maksimum 5%, në bazë maksimum 1%. Të drejtë në pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë të gjithë prodhuesit vendor të cilët i plotësojnë kushtet e thirrjes dhe atë: – dërgim i së paku…

Lexo më Shumë

Në dokumentin e publikuar në ueb faqen e parlamentit austriak lidhur me zgjerimin e BE-së dhe konkluzionet e 25 marsit për datën e çeljes së negociatave me Maqedonisë dhe Shqipërinë, mes tjerash shkruan se “dy deklarata shoqëruese të Këshillit Evropian si edhe deklarata e Komisionit, do të përfshihen në rezymenë e akteve të miratuara, si deklarata që duhet të evidentohen në procesverbalin e Këshillit si dhe deklarata e delegacionit bullgar, e pranuar gjatë procedurës së shkrimit. Deklarata e delegacionit bullgar Gjuhën që e flasin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të përmendet si gjuhë zyrtare vetëm e Republikës…

Lexo më Shumë

Fillimisht me lejoni që të gjithë besimtarëve mysliman, t’ju uroj muajin e Ramazanit duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe begati. Këtë pres e kemi caktuar që edhe njëherë si parti të sensibilizojmë opinion me gjendjen faktike të krijuar në sferën e arsimit në kohën e krizës me përhapjen e korona virusit. Aleanca për Shqiptarët fillimisht përshëndet angazhimin e te gjithë mësuesve, arsimtarëve, profesorëve në arsim të mesëm si dhe profesorëve universitar për angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e procesit mësimor në këto kushte të jashtëzakonshme me të cilat ballafaqohen ato. Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mundin e…

Lexo më Shumë