Author: Hamdi Kumanova

S.S.(43) nga Shkupi dje ka lajmëruar se derisa bashkërisht me vëllain e tij I.S. kanë qenë duke lëvizur me veturën e tij “volksvagen pasat” ne qarkoren nga Shkupi për në Tetovë, afër në Radishani, rrugën ia ka prerë vetura e tipit “mercedes” dhe prej aty ka dal vëllai i tyre E.S. i cili ka qenë bashkërisht me djalin e tij, transmeton Almakos. E.S. me pistoletë ka kërcënuar gojarisht me jetë ato dhe familjen e tyre, pas së cilës vëllezërit e tyre kanë ikur. Policia po punon për zbardhjen e rastit./Almakos/

Lexo më Shumë

Dje I.M.(43) nga fshati Dobarca në policinë ka lajmëruar se ai dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht nga fqinjtë e tyre A.A. dhe F.A., transmeton Almakos. Fillimisht në oborrin e I.M. është futur F.A. i cili ka kërkuar nga nipi i tij E.M. që ta mbaj të lidhur qenin në oborr pasi që është futur te ai në shtëpi dhe pastaj E.M. është goditur nga F.A. Disa orë më vonë, në oborrin e I.M. ka ardhur edhe A.A.( fëmijë i F.A.) pas së cilës është shkaktuar një diskutim ku ka përfunduar me rrahje ku janë përdorur edhe shufra prej…

Lexo më Shumë

Me 24.04.2020 rreth orës 04.00 në Kumanovë në rrugën “Gjuro Pucar Stari” është djegur një veturë e tipit “audi” me targa nga Kumanovë në pronësi të M.D. nga Kumanova, transmeton Almakos. I njëjti pas rrëfimit në polici dyshon se zjarri të cilin vet e ka shuar është shkaktuar qëllimshëm. Është kryer kontroll dhe SPB Kumanovë po punon për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International vjen me një donacion që ka për qëllim t’u sjellë lehtësira shumë nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë. Siç është e ditur tashmë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit e sollën nevojën që arsimi të kalojë në formën e zhvillimit të procesit mësimor online. Si rrjedhojë, në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate shumë nxënës mbetën jashtë këtij procesi. Për t’ua mundësuar ndjekjen e mësimit online një numri të madh të këtyre nxënësve, një ekip i dedikuar i kompanisë Ecolog e projektoi këtë donacion brenda…

Lexo më Shumë

Nuk e dimë sa do të zgjas kjo krizë shëndetësore dhe ekonomike dhe çfarë vendime do të kërkohet të sillen. Prandaj, është logjike dhe e përgjegjshme të veprojmë dhe mundësojmë funksionalitet të Parlamentit, nëse është e nevojshme. Pres të gjitha partitë politike të jenë në krye të përgjegjësisë dhe të sjellin vendime në interes të shtetit dhe qytetarëve, jo të nisen nga kalkulimet e tyre partiake. Ne jemi plotësisht pushtet demokratik, ndërsa në demokraci është normale Qeveria të kontrollohet nga Parlamenti dhe ne nuk kemi problem me këtë”, ka thënë kryeministri Spasovski. Në intervistën për “Faktor”, Spasovski ka thënë se…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE konsideron se LSDM me refuzimin të thirret takim liderësh, tregon papjekuri ndaj çështjeve më të rëndësishme në shtet. Për VMRO-DPMNE-në prioritet nuk janë zgjedhjet, as shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia, qëndron në reagimin e partisë pas konferencës së sotme të shtypit të nënkryetarit të LSDM-së, Kosta Petrov i cili tha se tani nuk ka nevojë për takim liderësh as edhe është koha të diskutohet për zgjedhje. “Apelojmë në sjellje të mençur dhe të pjekur. Asnjë nga VMRO-DPMNE nuk ka përmendur zgjedhje të shpejta, ndërsa LSDM vazhdon rrejshëm t’i interpretojë punët. Nga njëra anë brifojnë datë për zgjedhje, ngritin iniciativa…

Lexo më Shumë

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë ka regjistruar shtatë persona pozitiv në koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur sot drejtori e Institucionit publik shëndetësor, Arif Latifi. Prej tyre katër janë nga Kumanova, ndërsa tre nga Likova. Nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, Qendra për shëndet publik ka kryer 1.186 teste. Në mars janë kryer 251, derisa në prill 1.615 teste.

Lexo më Shumë

LSDM konsideron se tani për tani nuk ka nevojë për organizim të takimit të liderëve. Në këtë moment, sipas partisë, më me rëndësi është tejkalimi i pandemisë me koronavirusin dhe zgjidhjen e pasojave ekonomike prej saj. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov sot në konferencë shtypi tha se as që është koha të diskutohet për zgjedhje. “Ne konsiderojmë se nuk është koha të diskutohet për zgjedhje. Ka kohë dhe do të diskutojmë për të kur të vjen koha. Fokusi jonë kryesor mbetet shëndeti i qytetarëve tanë dhe masat ekonomike me qëllim të ruajtjes së…

Lexo më Shumë

Pandemia nuk guxon të ndërpresë ndërtimin e rrugëve, hekurudhës, as edhe gazifikimi dhe kapaciteteve dhe ujësjellësit. Në tremujorin e parë të vitit realizimi i investimeve kapitale është i mirë dhe deri në mesin e prillit arrin 10 për qind. Muajin e ardhshëm presim që kriza të ketë ndikim më të vogël dhe të forcohen punët në terren. Tendenca jonë është të përsërisim rezultatet e vitit të kaluar, ka thënë sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Projektet, gjithsej 21 ka thënë ai, nuk janë ndërpre, në të punohet vazhdimisht dhe pa ndërprerje. Ndoshta vërehet dinamikë më e ngadalësuar në…

Lexo më Shumë

Nga 94 milionë denarët e planifikuar për ndihmë financiare për kompanitë ajrore, deri më tani janë paguar 21 milionë ose 22 për qind, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Në një konferencë për shtyp në Qeveri, Sugareski tha se marrëveshja me “Uzerin” aktualisht është pezulluar për shkak të situatës dhe anulimit të të gjitha fluturimeve nga aeroportet vendase.

Lexo më Shumë

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes publike për çështje të cilat i prekin grupet më të lëndueshme gjatë krizës së shkaktuar nga korona-virusi, bëri një video-mesazh me bashkëshorten e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, me temë dhuna familjare dhe gjinore. Qëllimi, siç theksohet është të bëjë apel për solidaritet dhe mbështetje të të gjithëve për të cilët shtëpia në këto momente nuk është vendi më i sigurt dhe të inkurajohen viktimat që ta paraqesin dhunën. Ky video-mesazh është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punës dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 100 mijë maska mbrojtëse për qytetarët e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Drejtoria gjatë ditës së djeshme i shpërndau maskat që do t’u ndahen qytetarëve. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i respektojnë masat për mbajtjen e maskave mbrojtëse, të respektohet distanca sociale dhe të mbahet higjiena personale”, apelojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lexo më Shumë