Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot se dy kompanitë që fituan tenderin për blerjen e 31 respiratorëve kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të sigurojnë makinat konform marrëveshjes. Për shkak të kësaj furnizimi publik anulohet dhe do të shpallet përsëri. “Ndërkohë Maqedonia e Veriut mori 12 makina respiratorë nga Bashkimi Evropian me çka u përmbushën kapacitetet ekzistuese”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë. Duke përfshirë makinat e reja, nëpër institucionet shëndetësore në Maqedoni të Veriut momentalisht ka mbi 130 makina respiratorë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. Momentalisht në makina respiratorë janë 11 pacientë, me çka kapacitet…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka deklaruar se pas festës së 1 majit, kur t’i kemi edhe rezultatet nga mënyrë e re e vendosur e funksionimit, do të sillet vendim për hapjen e shkollave dhe çerdheve. Ai në intervistë për Faktor, tha se vendimet që do t’i marrin, do të jenë në interes të shëndetit publik, ajo që është më e mirë për fëmijët, nxënësit dhe qytetarët, sipas asaj që do ta marrin si vlerësim dhe rekomandim edhe nga Komisioni për sëmundje infektive, njofton Portalb.mk. “Edhe unë jam prind, edhe në çfarë kushte mësojnë fëmijët, ligjërojnë mësimdhënësit dhe…

Lexo më Shumë

Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë ata që kanë planifikuar të udhëtojnë gjatë mesit të majit dhe fillimit të qershorit. Kjo pasi që në prenotimet për udhëtime të ndryshme shihet se kompania WizzAir nga 17 maji do të ketë fluturime nga Shkupi, si dhe nga 1 qershori do të rifillon fluturimet nga Prishtina.

Lexo më Shumë

Pasi publiku i kuptoi informacionet e pashpjeguara në lidhje me “dokumentin” bullgar në BE, sipas të cilit negociatat duhet të kushtëzohen me tërheqjen nga gjuha maqedonase dhe pakicës, është sqaruar sot vetë Bashkimi Evropian (BE), njoftoi korrespondentja e (MIA)-s nga Brukseli. Në përgjigje me shkrim për (MIA)-n, Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, ripërsëriti se si funksionon vendimmarrja në Bashkimin Evropian. “Këshilli Evropian miratoi njëzëri vendimin për hapjen e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut. Pozicioni i BE-së shprehet qartë në konkluzat e Këshillit. Qëndrimet e njëanshme të shteteve anëtare nuk ndikojnë mbi këto konkluzione”,…

Lexo më Shumë

Me 23.04.2020 në ora 18.00 në Stacionin Policor në Manastir, një grua 44 vjecare nga Manastiri ka lajmëruar se rreth orës 14.00 në një hotel në Manastir, duke përdorur forcën fizike T.I.(49) nga fshati Dedebalci, Manastir, e ka përdhunuar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Një burrë është lënduar rëndë pasi që ka përjetuar një aksident trafiku në Shkup, informuan nga MPB, transmeton Almakos. “Dje në ora 18.50 në udhëkryqin nga rruga Kozle, rruga Vasil Gjorgov dhe rruga Zagrebi, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “seat ibica” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.Z.(34) nga Shkupi dhe motocikletës “pijaxho” e drejtuar nga I.C.(46) nga Shkupi. Nga aksidenti është lënduar I.C. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave Nënë Tereza ku nga ana e mjekut iu është dhënë ndihmë mjekësore si dhe…

Lexo më Shumë

Në një përplasje direkte të dy motoçikletave në autostradën Veles-Gjevgjeli kanë vdekur dy persona, transmeton Almakos. Me 24.04.2020 në autostradën Veles – Gjevgjeli në rrugën në drejtim nga Smokvica për në Gjevgjeli ka ndodhur një aksident trafiku midis motocikletës “suzuki 600” pa targa e drejtuar nga A.Gj.(35) nga fshati Robovo-Strumicë dhe motocikletës “suzuki 600 GN-R” me targa nga Strumica e drejtuar nga J.J.(22) nga fshati Dobrejci-Strumicë. Pastaj është konstatuar se A.GJ. me motocikletën e tij ka dal nga rruga e djathtë, ndërsa motoçikleta tjetër e drejtuar nga J.J. ka dal nga fundi i rrugës së majtë. Nga ana e mjekut…

Lexo më Shumë

NP Higjiena Komunale-Shkup informoi se gjatë natës me ndihmën e pesë autocisternave kreu larje makinerike të të gjitha bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në territorin e Qytetit të Shkupit. Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani deklaroi se larja makinerike e bulevardeve dhe e rrugëve të Shkupit është një prej aktiviteteve më të rëndësishme që NP Higjiena Komunale-Shkup i zbaton me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19. “Ekipet e Ndërmarrjes i lajnë të gjitha sipërfaqet e trafikut publik edhe nga dy herë brenda një dite, ndërsa prioriteti ynë kryesor është mirëmbajtja e pastërtisë publike dhe mbrojtja e shëndetit…

Lexo më Shumë

Qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në…

Lexo më Shumë

Protokolli për mjekim me plazmë gjaku është përgatitur, por tani për tani te asnjë pacientë nuk është i rekomanduar ky lloj mjekimi. Këtë e potencoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për MEDIAL-n për atë kur do të nisë mjekimi me plazmë gjaku. “Protokolli është gati. Tani për tani sa e di te asnjë pacientë nuk është dhënë për mjekim. Ka disa protokolle tjera terapie të cilët zbatohen në trajtim, çrregullime të gjakut në përputhje me trajtimin e sistemeve tjera organike, si dhe përforcimin e funksionit të trombociteve, përmirësimin e karakteristikave të kougulacionit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski do të qëndrojë në izolim deri në fund të 14 ditëve nga dita kur mori vendimin nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësorë dhe Sanitar, tha drejtoresha e FSSH, Irina Buhova. “Protokolli, për mjekim të Covid-personave pozitivë të cilët janë në mjekim shtëpiak, është se nuk mund të ndërpritet procedura, deri sa të mbarojë vendimi. Kjo do të thotë që personi që ka rezultat pozitiv për Covid dhe i nënshtrohet mjekimit në shtëpi, qëndron atje deri në fund të ditës së 14-të, kur procesi i testimit do të fillojë të përcaktojë nëse është pozitiv apo negativ”,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se nëse me kujdes dhe shpesh lahen duart, atëherë dorezat absolutisht nuk janë të nevojshme për bartje. Filipçe ka thënë se dorezat, nëse barten pa kujdes ose me ta manipulohet rreth mbulimit ose maskës për gojën dhe hundën, atëherë mund të bartet virusi. “Lidhur me dorezat, absolutisht është çështje më rëndësi. Nëse mbahet kujdes dhe nuk manipulohet rreth gojës dhe hundës edhe me maskën dhe nëse shpesh lahen duart në kohëzgjatje prej njëzet sekonda, mendoj se absolutisht dorezat nuk janë të nevojshme. Për atë edhe nëse mbahen…

Lexo më Shumë