Një burrë është lënduar rëndë pasi që ka përjetuar një aksident trafiku në Shkup, informuan nga MPB, transmeton Almakos.
“Dje në ora 18.50 në udhëkryqin nga rruga Kozle, rruga Vasil Gjorgov dhe rruga Zagrebi, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “seat ibica” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.Z.(34) nga Shkupi dhe motocikletës “pijaxho” e drejtuar nga I.C.(46) nga Shkupi. Nga aksidenti është lënduar I.C. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave Nënë Tereza ku nga ana e mjekut iu është dhënë ndihmë mjekësore si dhe iu janë konstatuar lëndime të rënda. Pas ndihmës mjekësore, personi është lëshuar për shërim në shtëpi”, informuan nga MPB-ja/Almakos/



