NP Higjiena Komunale-Shkup informoi se gjatë natës me ndihmën e pesë autocisternave kreu larje makinerike të të gjitha bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në territorin e Qytetit të Shkupit.
Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani deklaroi se larja makinerike e bulevardeve dhe e rrugëve të Shkupit është një prej aktiviteteve më të rëndësishme që NP Higjiena Komunale-Shkup i zbaton me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19.
“Ekipet e Ndërmarrjes i lajnë të gjitha sipërfaqet e trafikut publik edhe nga dy herë brenda një dite, ndërsa prioriteti ynë kryesor është mirëmbajtja e pastërtisë publike dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve”, tha drejtori Shabani.



