Pas dy fundjavave me ndalesë të plotë të lëvizjes fillon fundjava e parë me orë të shkurtuar policore. Ndalesa e lëvizjes filloi të dje nga ora 15:00, dhe do të zgjasë deri të hënën në ora 5 të mëngjesit. Autoritetet kërkojnë respektim konsekuent të të gjitha masave për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit,edhe krahas disa lehtësimeve të kufizimeve të lëvizjes. Siç njoftuan ata, ata e presin kulmin në fund të këtij dhe në fillim të muajit tjetër dhe për këtë u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë konsekuent në respektimin e masave për mbrojtje. Me lehtësim të ndalesës për lëvizje,…
Author: Hamdi Kumanova
VMRO-DPMNE ka reaguar pas konferencës së sotme për media të nënkryetarit të LSDM-së, Kosta Petrov i cili tha se tani nuk ka nevojë për takim liderësh as edhe është koha të diskutohet për zgjedhje, njofton Portalb.mk. VMRO-DPMNE vlerësoi se LSDM me refuzimin të thirret takim liderësh, tregon papjekuri ndaj çështjeve më të rëndësishme në shtet. “Apelojmë në sjellje të mençur dhe të pjekur. Asnjë nga VMRO-DPMNE nuk ka përmendur zgjedhje të shpejta, ndërsa LSDM vazhdon rrejshëm t’i interpretojë punët. Nga njëra anë brifojnë datë për zgjedhje, ngritin iniciativa gjysmë të fshehta për konvokim të Kuvendit apo të luftojnë për karrigen…
Familja Zaev tregon një shembull të vërtetë solidariteti dhe përgjegjësie sociale në këtë kohë të vështirë kur të gjithë po përballen me pasojat e krizës së virusit Korona. Sot, familja Zaev për herë të disatë ka dorëzuar edhe 1000 pako të reja të ndihmës humanitare me produkte themelore për qytetarët e rrezikuar në komunën e Kumanovës. Deri më tani, mbi 6.000 pako të tilla humanitare janë shpërndarë në disa komuna në vend, të cilat më tej, përmes vullnetarëve, u dorëzohen qytetarëve që kanë nevojë për nevoja themelore. Në komunën e Strumicës, janë shpërndarë tashmë 1.400 pako, në vendbanimet në territorin…
B.H nga Podujeva ka kërcënuar me vrasjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror. I njëjti identifikohet në rrjetin social Facebook me rroba policie. Për këtë rast janë deklaruar në Policinë e Kosovës. Nga Zyra për Informim e Policisë i kanë thënë Gazetës Express se personi në fjalë nuk është pjesëtar i PK’së, por se është emër i njohur për policinë dhe se i njëjti është kërkuar në vendbanimin e tij, por se nuk e kanë gjetur. “Lidhur me interesimin tuaj dhe pyetjet tuaja, personi për të cilin keni pyetur nuk është pjestar i PK-së, megjithatë…
Dy persona, një nga Gostivari dhe tjetri nga Shkupi, që kanë vuajtur nga sindromi Down, janë viktima të reja të Covid-19 në Maqedoni të Veriut. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve u ngrit në 59 persona. Alsat ka mësuar se sot ka humbur jetën edhe një tjetër person, nga grupi i pacientëve më kritikë nga Kumanova, por ai do të regjistrohet në raportin e nesërm të Ministrisë së Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 41 raste të reja pozitive të koronavirusit nga gjithsej 728 teste të kryera në 24 orët e kaluara. Shumica e rasteve të reja…
Nuk kanë se si t’i përgjigjen thirrjes “Rri në Shtëpi”, pasi kjo fjali për familjen Veli nga Hipordomi nuk ka asnjë kuptim. Kjo tendë për rreth një javë është bërë shtëpia tyre, pasi janë larguar nga banesa të cilës nuk kanë arritur të ja paguajnë qeranë. Familja tre anëtarëshe me vogëlushen vetëm 2 vjeçare, kanë pësuar më së shumti nga kriza e koronavirusit. Kryefamiljari Drilon Veli, është jetim që në moshën 6 vjeçare, deri në moshën 18 vjeçare ka jetuar në jetimore, pastaj ka punuar shumë për të paguar qera dhe tashmë disa ditë humbi fillimisht punën, ndërsa më vonë…
Edhe deputetët e partisë Alternativa e kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit dhe rikthimin e punës së organit më të lartë legjislativ në vend. Deputeti i kësaj partie Rexhep Memedim ka deklaruar në Emisionin “Enter” në televizionin SHENJA, se kjo kërkesë bazohet në disa norma kushtetuese. REXHEP MEMEDI, PARTIA ALTERNATIVA “Konform nenit 125, Kuvendi duhet të konfirmojë vendimet e Presidentit te Republikës sa i përket gjendjes së jashtëzakonshme. Pasi që ekziston mundësia që Kuvendi të mblidhet, ne kemi bërë kërkesën në bazë të rregullores që kryetari i Kuvendit të thirrë seancë që këto dy vendime për shpallje të gjendjes…
Sigurimi Triglav sot fillon me lojën shpërblyese nën titullin “karantWin”. Loja shpërblyese u jep mundësi pjesëmarrësve të fitojnë çmime, vetëm duke respektuar distancën sociale, që është një nga sfidat më të mëdha në këtë periudhë. Në kohën kur njerëzit po përballen me një seri masash, rregullash dhe distancë sociale, Sigurimi Triglav, me një qëllim të vetëm e mbështet luftën kundër pandemisë së Kovid 19, vendosi t’i nxisë qytetarët t’u përmbahem rekomandimeve për distancë sociale, me mundësinë të shpërblehen. Për lojën shpërblyese karnatWin Pjesëmarrësit në lojën shpërblyese karantWin, duhet vetëm t’i përmbahen rekomandimit për distancë sociale më së…
Me 25 prill të vitit 2020 në ora 07.30 në Stacionin Policor në Aerodrom personi N.B.(35) nga Shkupi, ka lajmëruar se ditën paraprake, gjegjësisht me 24.04.2020 rreth orës 10.30, në drejtim të panjohur është larguar nëna e saj N.S.(68), transmeton Almakos. Po punohet për gjetjen e personit, informuan nga MPB-ja.
Në Maqedoni jetojnë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase dhe ky është realitet, thotë deputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili është pjesë e partisë qeverisëse GERB të kryeministrit Bojko Borisov. “Ne jemi vëllezër. Ju jeni maqedonas. Në Maqedoni jetojnë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase. Ky është realitet. Ky është realiteti modern për të cilin po ju flas. Unë nuk mund dhe nuk kam të drejtë të kontestoj atë që ju ndjeheni si maqedonas …, thotë Kovaçev në një intervistë për portalin “MKD”. Kovaçev shton se që vendi të hyjë në BE do të duhet të zgjidhen çështjet historike. Prandaj,…
Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka ka realizuar takim me përfaqësuesin e Shtabit operativ komunal për menaxhim me ndihmat humanitare Altin Fetahu, përfaqësuesin e Shoqatave humanitare Nertil Osmani dhe përfaqësuesin e Kryqit të Kuq, Isni Telqiu. Temë e bisedës ka qenë koordinimi i mëtutjeshëm i aktivitetit humanitar në komunën e Dibrës. “U konstatua se aktiviteti i koordinuar i Shoqatave humanitare ka rezultuar me një punë shumë të suksesshme dhe qëllimi për t’ju ardhur në ndihmë familjeve dibrane në nevojë, është arritur plotësisht. Më shumë se 700 familje janë përfitues të ndihmave humanitare në ushqim por edhe ndihmesa tjera”, ka…
Shërbimet e ndihmës së shpejtë në Ohër dhe Strugë kanë numër të shtuar të thirrjeve për ndihmë. Angazhim shtesë ka edhe ndihma e shpejtë në Vevçan, e cila i mbulon rajonet e prekura në Llabunishtë dhe Tatesh, ku deri më tani kishte dhjetëra të prekur nga Kovid 19. Nga zona e Ohrit dhe Strugës mbulohet edhe territori i Debërcës. Vetëm në spitalin e Ohrit, numri i thirrjeve për ndihmë është rritur dyfish. Nëse numri i thirrjeve ishte 12 ose 14, tani është 20 deri në 30. Është ulur numri i kontrolleve dhe kjo është e arsyeshme sepse njerëzit nuk duan…

