Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka ka realizuar takim me përfaqësuesin e Shtabit operativ komunal për menaxhim me ndihmat humanitare Altin Fetahu, përfaqësuesin e Shoqatave humanitare Nertil Osmani dhe përfaqësuesin e Kryqit të Kuq, Isni Telqiu. Temë e bisedës ka qenë koordinimi i mëtutjeshëm i aktivitetit humanitar në komunën e Dibrës.
“U konstatua se aktiviteti i koordinuar i Shoqatave humanitare ka rezultuar me një punë shumë të suksesshme dhe qëllimi për t’ju ardhur në ndihmë familjeve dibrane në nevojë, është arritur plotësisht. Më shumë se 700 familje janë përfitues të ndihmave humanitare në ushqim por edhe ndihmesa tjera”, ka thënë kryetari i Dibrës, Duka.
Më shumë se 700 familje në Dibër përfitues të ndihmave humanitare
Ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tutje në të njëjtën formë deri sa të zgjasë situata e jashtëzakonshme për shkak të Kovid19 si dhe muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Një falënderim të veçantë për të gjithë njerëzit human që japin donacionet si Shoqata, individë, subjekte ekonomike prej Dibre, Maqedonie, Evropë dhe SHBA”, theksohet në qëndrimin e komunës së Dibrës.



