Sigurimi Triglav sot fillon me lojën shpërblyese nën titullin “karantWin”. Loja shpërblyese u jep mundësi pjesëmarrësve të fitojnë çmime, vetëm duke respektuar distancën sociale, që është një nga sfidat më të mëdha në këtë periudhë.
Në kohën kur njerëzit po përballen me një seri masash, rregullash dhe distancë sociale, Sigurimi Triglav, me një qëllim të vetëm e mbështet luftën kundër pandemisë së Kovid 19, vendosi t’i nxisë qytetarët t’u përmbahem rekomandimeve për distancë sociale, me mundësinë të shpërblehen.
Për lojën shpërblyese karnatWin
Pjesëmarrësit në lojën shpërblyese karantWin, duhet vetëm t’i përmbahen rekomandimit për distancë sociale më së paku 14 ditë, duke pasur kështu mundësi për të fituar shpërblim.
Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese, pjesëmarrësit duhet të zbresin aplikacionin celular karantWin, i disponueshëm në platformën elektronike Google Play Store. Aplikacion celular u mundëson përdorueses të regjistrojnë vendndodhjen ku do të qëndrojnë nëpërmjet të dhënave GPS në telefonin e tyre celular dhe mundëson një lëvizje në radius së paku prej 100 metra. Nëse pjesëmarrësi largohet më shumë se 100 metra, numri i ditëve kthehet në fillim.
Të dhënat ruhen vetëm në telefonin celular të pjesëmarrësit dhe nuk merren pa aprovimin e tij. Të gjitha të dhënat fshihet përgjithmonë me fshirjen e aplikacionit nga telefoni celular.
Loja shpërblyese do të zgjasë nga 25.04 deri më 24.07.2020, dhe në kuadër të tre tërheqjeve do të ndahen shumë shpërblime në të holla dhe vauçerë për sigurim.
“Ne jetojmë në një kohë dhe rrethana që na ndodhin të gjithëve për herë të parë. Jemi ballafaquar me sfida që nuk janë të lehta, por distanca sociale na jep përgjigje për shumë pyetje, si të përballemi me situatën dhe të mos lejojmë që ajo të përshkallëzohet, si ta parandalojmë këtë pandemi, e cila merr jetë dhe ndikon në të gjitha aspektet, si nga jetesa sociale edhe ekonomike. Menduam se si kompani, mund të ndihmojmë duke shtuar pak argëtim në jetën e njerëzve, por më e rëndësishmja, t’i inkurajojmë ata të respektojnë këtë rekomandim, që aktualisht nënkupton mbrojtjen e shëndetit të të gjithë neve. KarnatWin është një lojë shpërblyese, me të cilën ne e bëjmë pikërisht atë, në një mënyrë shumë të thjeshtë ne i motivojmë njerëzit të zbatojnë rekomandimet e institucioneve kompetente, të qëndrojnë në shtëpi dhe për këtë ne i shpërblejmë me çmime individuale në para deri në 30.000 denarë. Në këtë situatë, të gjithë ne duhet të japim maksimumin tonë dhe të ndihmojmë si të mundemi. Triglav është një kompani që është gjithmonë e gatshme të investojë në shoqërinë në të cilën punon dhe unë mendoj se është detyra jonë të përpiqemi dhe të kontribuojmë në rezultate më të mira “, tha me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, z. Gjorgje Vojnoviq.
Detajet për lojën shpërblyese mund t’i gjeni në triglav.mk dhe në to mund të keni qasje direkte këtu.
Rregullat e lojës shpërblyese janë të disponueshme në triglav.mk, dhe në to mund të keni qasje direkte оkëtu.
Aplikacionin celular karnatWin mund ta merrni këtu.
Të jemi të përgjegjshëm, të qëndrojmë në shtëpi, ta ruajmë shëndetin.
Sigurimi Triglav SHA, Shkup
#rrinështëpi#qëndroishëndëtshëm #karantWin



