Nesër Ministria e Shëndetësisë deri tek Qeveria do të propozojë që të shqiptohen dënime për qytetarët të cilët nuk do ta respektojnë masën për mbajtje të detyrueshme të pajisjes mbrojtëse. “Do të propozojmë sanksione për mos mbajtjen e pajisjes mbrojtëse të filloj nga nesër ose të martën. Kjo masë duhet të respektohet. Dëshiroj t’i falënderoj qytetarët të cilët i respektojnë këto masa, të cilat, siç e shohim japin rezultat. Me zbatimin e tyre do të parandalojmë dhe mbajmë procesin nën kontroll”, tha ministri Venko Filipçe, ministri Shëndetësisë, raporton SHENJA.
Author: Hamdi Kumanova
Me 25.04.2020 në ora 13.30 në rrugën lokale Kryqi Milenium- Vodno e Mesme, D.G.(25) nga Shkupi duke drejtuar bicikletën “trek” e ka goditur këmbësorin B.F.Sh.(65) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gruaja e goditur me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave Nënë Tereza, ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Biciklisti D.G., me veturë tjetër është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”-Shkup ku pas marrjes së ndihmës mjekësore iu janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Qëndrimi në ambiente të mbyllura është një sfidë e madhe, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, të cilët mezi presin të dalin nga dhomat e tyre gjatë këtyre ditëve pranverore me diell. Megjithatë, në vend që të luajnë me shokët, të vrapojnë në lëndina dhe të ecni nëpër parqe, të cilat zakonisht janë të dëshirueshëm për fëmijët, tani situata me epideminë është krejtësisht e kundërta. Fëmijët, si të gjithë ne, duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kjo, natyrisht, është një sfidë e madhe për prindërit. Jana Angelovska nga Shkupi, prind i një fëmije pesëvjeçar, thotë se fëmija i saj…
Komuna e Gostivarit, konkretisht Shtabi i emergjencave ku bëjnë pjesë pos kësaj komune edhe ajo e Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë, javën që vjen do të propozon lehtësime të reja nga Shtabi qendror i kirzave, Udhëheqësi i këtij shtabi, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, është i mendimit se edhe kafeteritë duhet të fillojnë me punë dhe të njejtat të funskionojnë sikurse kanë funksionuar deri më tani restorantet. “Derisa deri më tani shumica e restoranteve kanë punuar duke mos pranuar njerëz, por duke siguruar ushqime të cilat janë shpërndarë dhe dërguar deri në shtëpi, javën e ardhshme në Shtabin e emergjencave…
Njerëzit të cilët jetojnë në vende ku kanë shijuar ndotje më të madhe të ajrit janë të përballur me rrezik të rritur për vdekje të parakohshme nga Covid-19, shprehet në intervistën për MIA-n, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i cili kujtoi se këtë tezë para do kohë e ka parashtruar raportuesi i posaçëm për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetëso i KB-ve, Dejvid Bojd. “E dimë se virusi i sulmon kryesisht mushkëritë dhe ndotja e ajrit e përkeqëson gjendjen e tyre në mënyrë proporcionale me atë se sa ata janë të ekspozuar në të. Në…
Denari shënon 28 vjet, dhe autoritetet sigurojnë stabilitetin e tij dhe mbajtjen e kursit të qëndrueshëm të këmbimit. Njëzet e tetë vjet më parë në ditën e sotme, u miratuan disa ligje me të cilat që krijuan parakushtet për hartimin dhe zbatimin e politikës të pavarur monetare nga Banka Popullore. “Kursi i këmbimit të denarit është i qëndrueshëm dhe nuk ka ndryshime në nivelin e tij. Banka Popullore disponon një sërë instrumentesh që garantojnë se kursi i këmbimit të denarit kundrejt euros do të mbetet i qëndrueshëm. Stabiliteti i kursit të këmbimit ka qenë, është dhe do të mbetet prioriteti…
Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë distancën dhe të veshim pajisje mbrojtëse. Le të jemi përgjegjës, ta mbrojmë veten dhe të afërmit tanë, shkroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk. Rezultatet e mira, siç thekson ministri, janë meritë e çdo qytetari që mbetet konsekuent, i respekton masat dhe e mbron shëndetin publik. #Mbrohu #QëndroNë Shtëpi.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju bën apel pensionistëve të respektojnë rregullat e pagesës së pensioneve në banka dhe se vetëm me sjellje të përgjegjshme mund ta mbrojmë shëndetin personat dhe publik. MPPS rikujton se nga dita e hënë fillon të bëhet pagesa e pensioneve sipas lartësisë së pensionit edhe atë: – për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa bëhet ditën e hënë 27 prill; – për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa bëhet ditën e martë më 28 prill; – për pensioent prej 14.001-18.000 denarë, pagesë bëhet të mërkurën më 29 prill dhe – për pensionet më të larta se…
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkovski ka thënë se Komisioni është i gatshëm të organizojë zgjedhje kur do të jetë e nevojshme, por së pari, theksoi ai, “duhet të përcaktohet se kur do të mbahen ato”, përcjell Gazeta Express. Ai konsideron se zgjedhjet duhet t’i shpall kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, por që më parë Gjykata Kushtetuese duhet të anulojë vendimin e mëparshëm për zgjedhje. “Xhaferi duhet t’i shpallë zgjedhjet, por së pari duhet të krijohet situatë me të cilën zgjidhja e mëparshme të mos mbetet në fuqi. Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet mbi…
Takim të liderëve në të cilën do të diskutohet për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit politik në vend, si dhe për afatet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, paralajmëroi presidenti Stevo Pendarovski për gjysmën e parë të muajit të ardhshëm. “Në këtë periudhë të gjitha përpjekjet dhe resurset shtetërore duhet të orientohen në ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit” , kanë thënë nga Kabineti i presidentit Pendarovski./MIA
Në rrugën regjionale Mamutcevo-Veles dje rreth mesditës ka ndodhur një aksident trafiku ku S.S.(41) nga Shtipi duke drejtuar motocikletën “kavasaki” me targa nacionale bullgare, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Pas aksidentit S.S. me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Veles, ku iu janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Me 25.04.2020 në ora 15.05 mjeku kujdestar nga Qendra Mjekësore në Kërçovë ka lajmëruar se në rrugën regjionale Kërçovë-Demir Hisar, në afërsi të fshatit Bellasica, gjendet trupi i pajetë i rrëzuar nga biçikleta, transmeton Almakos. Në vendin e përmendur i vdekur është gjendur V.Gj.(52) nga Kërçova. Nga ana e mjekut prej Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekje pa gjurmë dhune. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë, ndërsa me Urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion./Almakos/

