Gjendja e përkeqësuar ekonomike, sociale dhe shëndetësore janë disa nga dëmet që ka shkaktuar Covid-19 dhe parakushtet për paraqitje të dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve. Ambasada e parë për fëmijë Megjashi thotë se në periudhën e ardhshme është e mundur të ketë rritje të numrit të rasteve të fëmijëve të dhunuar. “Për shkak të gjendjes së tanishme me Covid-19 ne të gjithë jemi të vendosur në kushte të veçanta dhe jemi të kufizuar në shumë aspekte. Ashtu që familja përveç izolimit gjithashtu është e ngarkuar edhe me gjëra të tjera me gjendje ekonomike, sociale, shëndetësore dhe nuk mund t’i…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencën për shtyp ka thënë se nga fillimi i epidemisë me koronavirusin nuk është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Konsideron se është ende herët të flitet për lirim plotësues të masave dhe organizimin e ngjarjeve, siç janë shembull zgjedhjet. “Në asnjë moment që nga fillimi i epidemisë, pasi edhe atëherë zgjedhjet kanë qenë aktuale dhe u anuluan, ne nuk e kemi diskutuar këtë as e diskutojmë edhe tani. Ne jemi akoma të përqendruar në luftën kundër epidemisë. Ne jemi akoma në fazën ku të gjitha kapacitetet dhe spitalet në vendin tonë, mjekët amë…
Në 24 orët e fundit në Kërçovë nuk ka shkelje të orës policore. Nuk është regjistruar asnjë prishje e rendit dhe qetësisë publike. Në territorin e Komunës së Kërçovës tani për tani në izolim janë 11 persona, derisa në vetizolim gjenden 24 persona. Sipas SPB të Ohrit, nëpunësit policor në këtë periudhë kanë kryer 59 kontrolle ndaj objekteve hotelerike.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në intervistën e tij për Telma thotë se “bëhet fjalë për rast të montuar dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”, përcjell GazetaExpress. Dimitrievski thotë se kjo nuk është betejë politike, por se kanë qëndrime të ndryshme të Shtabit Komunal të Krizës dhe Shtabit të Krizës i cili udhëheq Filipçe, Ai tha se janë shkelur ligjet dhe të drejtat e njeriut duke përfshirë këtu publikimin e të dhënave personale.
Dita e sotme është thellë e ngulitur në historinë tonë. Më 26 prill 1992, pavarësia e shtetit tonë është rrumbullakuar me mozaikun e pavarësisë monetare. Pikërisht 28 vjet më parë, u hodhën themelet e pavarësisë monetare, me vendosjen e denarit të monedhës tonë e cila zëvendësoi denarin e atëhershëm të Jugosllavisë. Njëherësh, Banka Popullore filloi të funksionojë si një Bankë qendrore e pavarur duke u përballur me një numër sfidash në ato kohë të ndarjes nga ish-Jugosllavia. Kjo paraqitje vjen në një kohë kur e gjithë popullata globale po përballet me pandeminë me përmasa të paparashikuara. Por le të shkëputemi…
Autoritetet ende nuk kanë vendosur nëse fundjava e ardhshme, të cilës i paraprin edhe festa e 1 Majit, do të ketë kufizim treditor të lëvizjes së qytetarëve dhe se kjo do të vendoset në bazë të analizës së sjelljes së qytetarëve, nëse respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të detyrueshme dhe mbajtjen e distancës. Në ditët e kaluara, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kemi parë që ka një numër qytetarësh që me të vërtetë i respektojnë masat, dhe kemi parë që ka një numër të madh të qytetarëve që nuk i respektojnë këto masa.…
Kryeministri Oliver Spasovski përmes statusit në Fejsbuk ka shprehur falënderim për ndihmë që ka marrë vendi nga BE për ballafaqim me koronavirusin. Sot, kur bota përballet me pandeminë globale, thekson Spasovski, BE në mënyrën më të mirë të mundshme e tregon solidaritetin e saj dhe tregon se së bashku mund të përballemi me këtë sfidë dhe ta mposhtim. “Mirënjohje të madhe për ndihmën që e kemi marrë nga BE e cila është shumë e rëndësishme dhe esenciale në këto ditë të vështira të përballjes së përbashkët me koronavirusin. Ndihma e BE-së në vlerë prej 4 milionë euro dedikohet për furnizim…
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka mundur të dalë prej shtëpisë vetëm në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar thotë institucioni që ajo drejton ka konstatuar se Dimitrievski ka shkelur vendimin për izolim atëherë kur ka dalë jashtë shtëpisë së tij dhe ka kryer testime nëpër laboratori private, njofton Telegrafi Maqedoni. “Është konstatuar se te personat të cilëve u është dhënë vendim më 16.04 për shërim në shtëpi, kanë shkelur vendimin, përkatësisht të njëjtit kanë dalë nga vendbanimi. Kjo është e dënueshme, përkatësisht dënim prej 300 deri 600 eurove”, tha Irina Sotirova Bukova.
Ndërsa qytetarët detyrohen të mbyllen në shtëpitë e tyre, natyra përfiton më shumë nga pandemia. Ora policore dhe gjendja e jashtëzakonshme në vend kanë pasur efekt pozitiv në mjedis. Aktiviteti i zvogëluar i industrisë, sektori i ndërtimit joaktiv, numri minimal i automjeteve transportues dhe për fat të mirë moti i ngrohtë për shkak të të cilit nuk ka nevojë të ndizen shporetët me dru, e “çliruan” mjedisin jetësor, jo vetëm në vend. Organizata joqeveritare O2, për Alsat thotë se javët e fundit, satelitët kanë regjistruar një rënie dramatike globale të nivelit të dioksidit të azotit. OJQ “O2” “Çfarë mund të…
Ministri i Shëndetësis, Venko Filipçe, në konferencën online të organizuar për gjendjen me Covid-19, tha se ditëve të kaluara ka një numër shumë të madh të qytëtarëve që nuk i respektojnë masat për mbajtje të mjetëve mbrojtëse siç janë maskat dhe dorezat, përcjell GazetaExpress. Ai tha se nga mos respektimit i këtyre masave frikësohet se do të ketë efekt të padëshiruar me virusin në vend. Filipçe shtoi se bazë të sjelljes së qytëtarëve, nëse të njejtit do t’i respektojnë ose jo masat për distancë fizike dhe për mbajtje të mjetëve mbrojtëse do të vendoset se a do të ketë izolim…
Aplikacioni ‘TVSH-ja ime’ lejon që kthimin e tre mujorit të parë, secili qytetar ta kthejë në shtet në mënyrë që të kontribuojë në luftën ndaj coronavirusit. Pagesa e kthimit të TVSH-se do të fillojë më 6 maj ndërsa ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se edhe pse ka krizë ekonomike, të gjithë qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale do t’i marrin paratë, njofton Telegrafi Maqedoni. Ndryshe, një pjesë e fondit nga ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ do të shkojë në luftën kundër Covid-19. Sipas vendimeve të reja, tashmë 10 dhuratat ditore do të jenë me nga 500 denarë dhe s’do ketë…
Dy shkelje ka regjistruar Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor gjatë kontrollit të bërë në Kumanovë rreth testimit të kryetarit të komunës dhe anëtarëve të Shtabi i krizës. Drejtoresha Sotirova- Buhova në konferencë për shtyp tha se 25 testet të cilët janë bërë, por janë regjistruar si skrining, ndërsa epidemiologu i ka bërë pa plotësuar anketë epidemiologjike. Sotirova- Buhova tha se shkelja e dytë është bërë në pjesën e lokacionit për marrje të mostrave. Ajo tha se mostra nga kryetari i komunës dhe anëtarët tjerë të shtabit të krizës janë marrë në ndërtesën e komunës, që është në kundërshtim me normat ligjore.

