Storja e gazetarit Vlado Apostolov, që flet për keqpërdorimin e furnizimeve publike për futjen e kompanive të afërta me pushtetin në biznesin përfitues të qymyrit për nevojat e termocentralit REK Manastir, të publikuar në ueb faqen Prizma, ka fituar çmimin e parë të konkursit të sivjetmë “Nikolla Mladenov”, për storije më të mirë hulumtuese për vitin 2019, njofton Portalb.mk. Çmimin e dytë e kanë marrë gazetaret Meri Jordanovska dhe Kristijan Landov, për serinë e teksteve për keqpërdorim të privilegjeve të deputetëve, të publikuara në A1on. Katerina Spasovska Trpkovska dhe Branislav Zakev, kanë fituar çmimin e tretë për video storje të…
Author: Hamdi Kumanova
Mjekimi me plazmë gjaku e të infektuarve me Kovid 19 te ne do të fillojë prej nesër. Në spitalin “8 Shtatori” do të fillojë mjekimi i këtyre të sëmurëve me ozonoterapi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Edhe me këto dy mënyra mjekimi dhe me plazmën e gjakut që fillon praktikisht nga nesër, për herë të parë plazma do të merret nga një pacient i cili është konfirmuar se gjendet në fazë në të cilën ka antitrupa që mund t’i jepen pacientit dhe ozonoterapinë me pajisjen që kemi do të fillojë në spitalin ‘8 Shtatori’. Ka indikacione përkatëse, nuk…
Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (26/27.04) që ka të bëj urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 11 persona (TE-5 dhe GV-6), të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast tre personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate. Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe për 3 persona në Gostivar janë përgaditur vendime për izolim, kurse 26 persona (TE-22 dhe GV-4) kanë nënshkruar deklerat për vet-izolim.
Të gjitha 146 mostrat për analizë fizike-kimike dhe 146 mostrat për analizë mikrobiologjike të ujit për pirje të cilat i mori Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën prej 20 deri 24 prill të këtij viti nga 38 vendet matëse në Qytetin e Shkupit i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pirje, informon NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi. Pret atje bëjnë të ditur se këtë e tregojnë rezultatet e mara nga hetimi dhe analizat të cilat i bëri Sektori për Kontroll Sanitar, i cili është laboratori i parë në shtet i cili e akrediton punën e tij…
Tradita shekullore e Karnavaleve të Strumicës u ndërpre këtë vit për shkak të pandemisë me koronavirusin. Por, siç thonë banorët e Strumicës, çdo e keqe për të mirë. Mosmbajtja e karnavaleve nuk lejoi që “korona” të hynte në qytet dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me Kovid-19. Përkatësisht, edicioni i këtij viti të Karnavaleve Ndërkombëtare të Strumicës duhej të mbahej nga 26 shkurti deri më 3 mars, ndërsa mbrëmja kryesore e karnavaleve ishte caktuar për më 29 shkurt. Në të duhet të merrnin pjesë 46 grupe karnavalesh, me mbi 1.800 pjesëmarrës. Rastet e para që u…
Gjithsej 500 pacientë në vend deri tani janë shëruar nga Kovid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja të personave me koronavirus në vend, ndërsa 126 janë shëruar. Në të njëjtën periudhë kanë vdekur dy persona të infektuar me Kovid-19, informuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH). Ministria e Shëndetësisë informoi se ISHP, madje ka regjistruar 126 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -22, Shtip-1, Strugë- 19, Ohër-1, Veles- 6, Gjevgjeli- 3, Kavadar -1, Kriva Pallankë- 1 dhe Kumanovë- 72. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë vdekur dy persona, një paciente nga Likova (Kumanovë) 49 vjeçe…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në një deklaratë sqarojnë se synimet e saja i ka të drejtuara në mbajtjen e një niveli të lartë të bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe vlerëson lartë partneritetin e krijuar. “OEMVP përshëndet punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të të gjitha institucioneve tjera të angazhuara në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, ne vlerësojmë se sjellja e dekretligjit për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë me qëllim të ndalimit të shpërndarjes dhe zhdukjes së sëmundjes ngjitëse të shkaktuara nga koronavirusi COVID-19 dhe mbrojtje të popullatës në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme…
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se sot do të kërkoj në mbledhjen e Qeverisë që të hyjë në fuqi masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse nga të gjithë qytetarët. Qytetarët po ashtu kërkohet që të kenë edhe dorëza. Ministri i këtij dikasteri Venko Filipçe tha se propozimin do t’ia bëj Qeverisë që masa të hyjë në fuqi si obligative dhe se ata që nuk e respektojnë paguajnë gjobë prej 20 eurove apo 1200 denarë. “Ministria e Shëndetësisë dhe komisioni për sëmundje ngjitëse nesër (e hënë) do të dërgojnë propozim deri te qeveria, që sanksionmi për mosmbajtje të mjeteve mbrojtëse…
Masat për kufizimin e lëvizjes po lehtësohen dhe secili prej nesh do të jetë në gjendje të kalojë më shumë kohë jashtë, ndërsa me këtë të zvogëlohen turmat në dyqane dhe banka. Por, të mos harrojmë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mbrohemi, porositi në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Gjatë çdo dalje jashtë, thekson ministri, “rreptësishtë t’u përmbahemi masave për mbrojtje personale”.
Në një kohë kur vendi si pjesa tjetër e botës, po përballet me një krizë shëndetësore dhe ekonomike, qeveria e drejtuar nga LSDM-ja po ndërmerr një seri masash për t’i zbutur pasojat në bujqësi dhe zhvillimin rural. Tashmë janë paguar 30 milion euro subvencione për 19.050 prodhues të duhanit për duhan të blerë dhe dorëzuar për vitin 2019. Përveç kësaj mbështetjeje, këtë vit duhani ka një çmim rekord të lartë blerjeje, mesatarisht 220 denarë për kilogram. Deri sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme në pushim janë vendosur afatet për dorëzimin e aplikacioneve dhe realizimin e projekteve nga programet nacionale dhe programi…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme pritet t’i publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të jenë në fuqi deri të hënën e ardhshme. Kujtojmë se javën e kaluar me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinës u rritën për 3.5 denarë derisa dizeli për 1.5 denarë për litër.
Lamtumirë shkollës, mësimdhënësve dhe shokëve, këtë vit duket se do ti jepet përmes platformave të ndryshme që tashmë po mbahet mësimi online. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha për Alsat se deri në këto momente nuk është diskutuar për kthimin e mundshëm të procesit arsimor në bankat shkollore. Ademi shtoi se për këtë varet nga mendimi i ekspertëve të fushave përkatëse. Prej tash nuk mund të them se do të mund të kthehemi brenda këtij viti shkollor në bankat shkollore për arsye se varet nga mendimi i ekspertëve, veçanërisht epidemiologëve dhe rreziqet eventuale me të cilat mund të përballemi ne…

