Njëzet e një vjecari nga Gurgunica dje në policinë e Tetovës ka lajmëruar se rreth orës 15.10 në një parking në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, fizikisht është sulmuar nga një person i panjohur, transmeton Almakos. Sipas tij, personi ka dal nga vetura e tipit “folksvagen pasat” me targa nga Tetova, ndërsa sulmit i ka paraprirë një zënkë verbale. “Njëzet e nëntë vjecari nga Cellopeku ka lajmëruar se rreth orës 18.30 në fshat është sulmuar fizikisht nga L.K.(30) nga i njëjti fshat. Po zbardhet dhe dokumentohet rasti”, informuan sot nga SPB Tetovë. Dje (27 prill) rreth orës 13…
Author: Hamdi Kumanova
Në këtë kohë të çuditshme dëshirojmë të ndajmë me ju gëzimin e 28-vjetorit tonë, shumë viteve të plotësuara me punë dhe aktivitete në rrethana të ndryshme, vite të dedikuara për të ndihmuar fëmijët e vuajtur, vite me pikëllime, por edhe një kënaqësi që mundemi të ofrojmë përkrahje. Pas nesh janë vite e vite pune. Të mëdha ose të vogla, krizat janë një pjesë integrale e historisë sonë, ndërsa për atë që vuan ose ka nevojë për ndihmë, nuk ekziston krizë e madhe ose e vogël. 1992-1996 Të përkushtuar në përkrahjen e fëmijëve të prekur nga lufta në ish-Jugosllavi / fëmijët refugjatë nga Bosnja…
Kryeministri Oliver Spasovski në emisionin “Përgjigjuni njerëzve” në televizionin federal të Bosnjës dhe Hercegovinës dedikuar gjendjes dhe ballafaqimit me krizën shëndetësore-ekonomike për shkak të virusit korona në vendet e rajonit, informoi për momentin aktual në këtë temë në shtetin tonë dhe theksoi se strategjia për përgjigje të këtij kërcënimi jep rezultate me më shumë të shëruar se sa të sapo sëmurë, dhe se kjo është rezultat i disiplinës së qytetarëve të cilët i pranuan masat si të nevojshme, pastaj të përkushtimit të madh të punonjësve shëndetësorë, të punësuarve në MPB dhe në Armatë të cilët në këtë periudhën janë në…
Gjatë 24 orëve të kaluara, 53 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 76 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetëizolim dhe nuk është evidentuar asnjë person që nuk e ka respektuar masën për izolim dhe vetëizolim. Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të kaluara në nivelin e të gjithë vendit, 42 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, prej tyre 32 persona u arrestuan, pjesës tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë…
“Është shumë e rëndësishme që pajisja mbrojtëse të përdoret në mënyrë të rregullt, që të pengohet rreziku plotësues nga infektimi. Maska mbrojtëse për një përdorim nuk guxon të përdoret më shumë herë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Në rekomandimet për vendosjen dhe mbajtjen e drejtë të maskave, të cilat Filipçe i publikoi thuhet se maska duhet të ngjitet për fytyrën, plotësisht të mbulohet goja dhe hunda, nuk duhet të preket me duar të papastra, ndërsa kur të nxirret nuk duhet të preket pjesa e përparme dhe sipas tij paraprakisht duhet të lahen…
Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me çmime më të lira. Euro-Super BS 95 do të shitet për 49.50 denarë për litër. Euro-Super BS 98 do të shitet për 52 denarë për litër. Euro Dizeli do të shitet për 42.50 denar për litër. Ky çmim i derivateve të naftës do të vlej deri të hënën e ardhshme, 4 maj 2020.
Në seancën e nesërme të qeverisë do të diskutiohet propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse që kjo fundjavë të jetë tërësisht në izolim. Siç tregoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe propozimi është që ora policore të fillojë të enjten në mbrëmje e të zgjasë deri të hënën në mëngjes. Kjo do të përfshinte edhe festën e 1 majit, Ditën e Punëtorëve. “Të mos ketë konfuzion, ky është vetëm propozim. Nesër në seancë qeveritare do të sillet vendim pas çka do t’i informojmë qytetarët” tha Filipçe në konferencën e sotme për media. Për këtë propozim sot ka folur edhe Ministri teknik…
Lupço Nikollovski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së vlerësoi se për partinë e tij është akoma herët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke i dhënë prioritet shëndetit të qytetarëve, transmeton Portalb.mk. Ai theksoi se akoma është herët edhe për një takim të liderëve te presidenti i vendit Stevo Pendarovski. “Ne jemi fokusuar në mbështetjen e institucioneve në luftën kundër virusit korona. Masat për menaxhimin me virusin korona po japin rezultate dhe kjo është e mirë”, deklaroi Nikollovski. Ai vlerësoi se në momentin kur do të kemi kontroll të plotë ndaj virusit korona, do të diskutohet për zgjedhjet dhe takimin e liderëve.…
Shkruan Imer Mushkolaj Pas lojës së rrezikshme të rrëzimit të qeverisë në mes të pandemisë, të tjera lojëra po luhen në terrenin e politikës kosovare. Apetitet për pushtet dhe interesat personale po shfaqen mbi gjithçka tjetër. Politikanë të papërgjegjshëm mund të vazhdojnë gjimnastikat politike, në funksion të përfitimeve për vete dhe partitë e veta. Por, duhet ta marrin edhe përgjegjësinë për të paguar faturat për dëmin që mund të shkaktohet. Presidenti Hashim Thaçi ka vendosur ta çojë tutje procesin për krijmin e një qeverie të re pa zgjedhje, ndërkohë që partia fituese po kundërshton këtë praktikë. Kriza politike në vend…
Shtretër për kujdes intensiv, respiratorë, aspiratorë, perfuzorë, infuziomatë, rentgen të lëvizshëm, eko aparate… janë pajisjet që do të blihen nga Ministria e Shëndetësisë nga java e ardhshme me fondet e mbledhura nga llogaria e donacioneve për trajtimin e koronavirusit Kovid-19. Për këtë informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp ku theksoi se aktualisht janë të mbledhura rreth 90 milionë denarë. “Ne kemi bërë një analizë të hollësishme çka duhet të blihet nga pajisjet e reparteve infektive këtu në Shkup, në Klinikë, në spitalin “8 Shtatori” dhe në të gjitha repartet e tjera infektive në spitalet…
Qeveria e RMV-së ka demantuar se në mbledhjen qeveritare është zhvilluar ‘debat i nxehtë’ në lidhje me masat e qeverisë për 1 maj, transmeton Portalb.mk. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i demanton keqinformimet e publikuara në disa portale lidhur me mosmarrëveshjen e supozuar rreth ndalimeve në lëvizje gjatë kohës së festës së një majit. E informojmë opinionin se Qeveria sot nuk mbajti mbledhje, as që është caktuar sot mbledhje e tillë, as që ka pasur “debat të nxehtë”, as që ekziston ndonjë plan të tillë për përforcimin e mëtejshëm të masave”, deklarojnë nga Qeveria. Qeveria sqaroi se do…
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu në një status në fejbuk, sjell pamje nga pastrimi i rrugëve në lagjet e Çairit sot, Serovë, Gazi Babë dhe Fushë Topanë. Pastërti në nivel, vetëdije e ngritur dhe kujdes maksimal është formula e mirëqenies sot në kohën në të cilën çfare po e jetojmë!Andaj mos hudh mbeturina, qëndro i vemndshëm dhe bëj kujdes!!!-thotë Ganiu rr.Serava rr.Pance Nedellkovski rr.Mesta rr.Drimkoll rr.Kosta Abrashevic rr.Krimska rr.Sollunska rr.Pero Toshev rr.Metodija Mitevski rr.Bllagoja Paroviç rr.August Cesarec rr.Petar Icko

