Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk ka informacion se tani ka rritje shtesë të çmimeve të maskave, por do të sinjalizojë deri te dy inspektoratet kompetente për të kryer inspektim. Ai sqaroi sot në konferencë për shtyp se nuk është e obligueshme të mbani maskë kirurgjikale, pa dallim qoftë ajo me dy shtresa apo me tre shtresa, por mund të zëvendësohet edhe me shall, facoletë apo shami. “Të gjitha këto materiale absolutisht parandalojnë që pikat të qarkullojnë mes njerëzve, veçanërisht kur distanca është më e vogël se dy metra. Prandaj, veshja e pajisjeve mbrojtëse si masë shtesë, për sa i…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria sot kumtoi se mbeten të vlejnë masat për mbrojtje personale, respektivisht bartja e obligueshme e pajisjes mbrojtëse (maskë, facoletë ose shall) në gojë dhe hundë, në të gjitha objektet publike, si institucionet shtetërore, marketet, shitoret, bankat, postat, transporti publik, dhoma të pritjes, institucione shëndetësore, e tjerë. Bartja e pajisjes mbrojtëse është e obligueshme edhe në ambiente të hapura, çdoherë kur nuk mund të mbahet distanca minimale prej dy metrave mes qytetarëve. Pajisja mbrojtëse nuk është e obligueshme për qytetarët, të cilët qëndrojnë në oborr të shtëpisë familjare, qarkullojnë me bicikletë ose bëjnë stërvitje në ambient të hapur, (por me…
Nëpërmjet një kolone të organizuar kamionësh, autobusësh, furgonë me sirena duke qarkulluar në sheshin e Shkupit, transportuesit e shoqatës Makam-Trans, protestuan kundër rritjes së akcizës së karburanteve dhe kërkuan mbështetje për sektorin e transportit i cili është ndër më të prekurit nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi, njofton MIA, transmeton Portalb.mk. Ata kërkuan shfuqizimin e Dekretit për rritjen e akcizës së karburanteve për tre denarë dhe vendosjen e taksës progresive të të ardhurave për të gjitha aktivitetet ekonomike dhe jo-ekonomike. Protesta u zhvillua në përputhje me gjitha masat e sigurisë në fuqi duke marrë parasysh gjendjen e…
Gjendja e jashtëzakonshme me Covid 19 lë nën dry dhjetëra dyqane në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Disa nga pronarët e tyre që anketuam tashmë kishin llogaritur edhe humbjet që kanë pësuar. Ndërsa për punëtorët e angazhuar thanë se po përpiqen me çdo kusht ti mbajnë. Humbjet janë 95 %, nuk ka njerëz, nuk punojmë. Sigurisht kishit edhe të punësuar këtu? Po. Sa persona? Katër. Edhe tashmë janë në shtëpi. Sigurisht, në shtëpi. A mund të thuhet së janë larguar nga puna? Nuk janë larguar, përpiqemi me çdo kusht ti mbajmë, shpresojmë për të mirë”. Kemi katër punëtor, nuk po…
Kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski derisa ka komentuar zërat për një padi penale eventuale ndaj tij ka theksuar se bëhet fjalë për keqpërdorim të pushtetit, megjithatë shton se drejtësia dhe e drejta fitojnë gjithmonë. “Keqpërdorim klasik i instrumenteve të pushtetit. Një procedurë legjitime me profesionistë të pavarur, do ta dëshmoj të vërtetën. Jam mësuar të luftoj. Edhe më tej, me intensitet të njëjtë bashkë me bashkëmendimtarët do të vazhdoj betejën. Në të kaluarën kam luftuar regjimin. Mos vallë është në sipërfaqe diçka e ngjashme. Prioritet i imi në këto momente është lufta kundër epidemisë dhe shëndeti i qytetarëve. Drejtësia dhe…
Funksionarët nuk do të marrin pagë minimale, ndërsa punonjësit nën ombrellën shtetëror do të mund të kenë shtesa dhe kompensime. Nga sot, Gjykata Kushtetuese ka filluar të vlerësojë tre dekretet e Qeverisë, dhe me këtë ngrin funksionin e fuqive ligjore, deri sa të marrë një vendim përfundimtar. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë është Ligji për pagat e zyrtarëve, i cili ka të bëjë me presidentin, kryetarin e Parlamentit, deputetët, kryeministrin, zyrtarë të caktuar nga Kuvendi dhe Qeveria, kryetarët e komunave, prokurorët publik dhe gjykatësit të cilëve u lejon ta marrin pagën e plotë, në vend të pagës minimale prej 14.500 denarësh…
Partitë politike duhet ta informojnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në kohë për datën e zgjedhjeve, në mënyrë që Komisioni të mund të organizojë zgjedhje të ligjshme. Këtë e kërkoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski, pas zërave në opinion se mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor ose në fillim të korrikut. Ai thekson se pjesëmarrësit në procesin zgjedhor duhet të ulen dhe të bien dakord për ditën e zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë t’i kushtojnë vëmendje momenteve që dalin nga kriza me koronën. Ai thotë se në dy muajt e fundit, KSHZ ka marrë raporte për persona…
Deputetët e LSDM-së do të respektojnë qëndrimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për moskonvokimin e seancës emergjente për të konfirmuar vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, por kërkojnë përgjigje të kërkesës së tyre, e cila është dorëzuar formalisht deri tek Kuvendi. “Si më parë, ashtu edhe tani, do ta respektojmë plotësisht qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, por ne konsiderojmë se si deputetë, të paktën që duhet të ndodhë, në fakt, meritojmë të marrim përgjigje nga kryetari i Kuvendit për kërkesën me shkrim që është dorëzuar formalisht, e jo për të marrë përgjigje përmes mediave”, deklaroi Snezhana…
Menjëherë pas publikimit të lajmeve rreth kryetarit të Kumanovës, në opinion kanë filluar të qarkullojnë zëra se sa mund t’iu besojmë testeve për virusin korona në vend. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, një ditë pasi priti në takim një delegacion të Qeverisë, në krye me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, rezultoi pozitiv në testin për virusin korona. Ai në profilin e tij, zyrtar në Facebook, lajmëroi se është infektuar me virusin korona duke nënvizuar se tani i mora rezultatet më të reja për personat pozitiv në Kumanovë, ku gjithsej 40 bashkëqytetar të mi, përfshirë dhe mua kemi rezultuar pozitiv…
Këshilli i Komunës së Tetovës nesër do ta mbajë mbledhjen e 30-të me atë që këshilltarët për herë të parë do të marrin pjesë në punë përmes lidhjes videokonferenciere në internet për shkak të pandemisë me Kovid-19. Këshilltarët do t’i shfrytëzojnë laptopët të cilët i kanë nga tetori i vitit 2019. “Këshilli do të debatojë për dy pika të rendit të ditës. Kemi propozim vendim për revizion urbanistik të Komunës së Tetovës dhe duhet të miratohet procesverbali i mbledhjes së 28-të të Këshillit”, theksoi Bekim Memeti, kryetar i Këshillit. Në mars Këshilli për shkak të gjendjes nuk mbajti mbledhje. Kjo…
Nëse me të vërtetë dëshiron të ndihmojë bujqit, Tripunovski, në vend se të përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për të mbledhur pika politike dhe fotografi, mund të përfshihet në punën e Ministrisë së Bujqësisë dhe të paraqesë propozime konkrete. Por, deri tani ai nuk ka bërë një gjë të tillë. Asnjë propozim nuk është parashtruar nga Tripunovski për ministrin Trajan Dimkovski. E turpshme dhe jashtëzakonisht e papërgjegjshme është të përdorësh pozicionin e zëvendësministrit shtesë dhe gjendjen e jashtëzakonshme për interesa partiake dhe manipulime të bujqve. Ky është reagimi që ka dërguar Ministria e Bujqësisë pas deklaratës së sotme të Tripunovskit para…
Dy djemtë që fyen dhe rrahën vajzën 21-vjeçare në hyrje të një ndërtese banimi dhe e regjistruan dhunën në celularët e tyre, sot para gjykatës shprehën pendimin dhe fajin e tyre për krimin e bërë. Avokati i tyre i mbrojtjes, Valentin Zafirov, pas seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore të Shtipit, theksoi se ata kishin një gjykim të drejtë, ndërsa pret një aktvendim të drejtë. Klientët e tij janë të gatshëm për të kompensuar palën e dëmtuar, ndërsa premtuan që nuk do të kryejnë krime të tilla ose të ngjashme në të ardhmen. “Ka ndodhur në një kohë të…

