Nje rast tepër i rëndë i një familje nga Kumanova. Nuk po mundem pa e bërë publike videon. Ne jeten time skam pa kushte aq te rënda. Me lejën dhe autorizimin e Halil Kastratit ne filluam aksion për të mbledhur para dhe të ja ndryshojmë jeten kësaj familje. Deri tani kemi mbledhur 40% te parave! Bashkombas të mi kush ka mundesinë ta ndihmoj këtë familje, mundeni te drejtoheni tek unë Irfan Buçi në numrin 070290290 dhe te Shkelqim Ukshini 073202111 Ose tek Afrim Ismaili 071434441 dhe te Shaban Aliu +389 71777707 nga Kumanova. Halil Kastratin e kam informuar per këtë…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar zyrtarisht se do të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor me 3,3 miliardë euro për të menaxhuar me krizën shëndetësore, si dhe me pasojat socio-ekonomike nga ajo, transmeton korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Brukseli. “Ne kemi përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në këtë pandemi, sepse e ardhmja e tyre qartë i përket Bashkimit Evropian. BE mobilizon pako të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e saj të fortë. Së bashku do ta tejkalojmë krizën dhe do të shërohemi”, deklaroi kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen në takimin javor të sotëm të…
EVN Maqedoni bëri donacion 13 perfuzues dhe pompa infuzioni për repartin e kujdesit intensiv të Spitalit të Qytetit Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjikale „Sv. Naum Ohridski“ nga Shkupi. Këto pajisje mjekësore shfrytëzohen për dozim adekuat dhe preciz të medikamenteve te pacientët e kujdesit intensiv. Në mënyrën bashkëkohore të trajtimit, këta aparate janë të nevojshme gjatë kontribuimit për shërim më të suksesshëm të më shumë pacientëve. Për prokurim të perfuzuesve, EVN ndau 10 000 euro. „Falënderime të veçanta për EVN që realizon një donacion të tillë gjatë kohës së situatës aktuale me korona virusin, kur klinika jonë përveç pacientëve të saj…
LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga nisma për rikthimin e Kuvendit deri sa kryeparlamentari nuk i njofton me shkrim se nuk do të thirr seancë, përcjell GazetaExpress. Grupi parlamentar i LSDM-së me koalicionin qëndron pas nismës e cila tashmë është dorëzuar në Kuvend. Sigurisht, qëndrimi jonë është se në kushte të këtilla krize, vlerësojmë se është mirë, është e përgjegjshme dhe është demokratike që Kuvendi të mblidhet, sigurisht edhe me qëllimin që të konfirmohen vendimet e Presidentit të shtetit sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Por, si grup parlamentar dhe si parti do ta respektojmë qëndrimin e kreut të…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski përmes një videolidhje sot bisedoi me mjekun Angellço Andonovski, drejtor i Institutit për Sëmundje të Mushkërive të Bardha te Fëmijët – Kozle, me çka shprehu mbështetje dhe falënderim për angazhimin e deritanishëm jovetjak të mjekut Andonovski si drejtor i instituti Kozle, por edhe për të gjithë të punësuarit në këtë institucion shëndetësor, në kushte të krizës korona. Siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, në bisedën mjeku Andonovski informoi presidentin Pendarovski për mënyrën e funksionimit të spitalit, i cili që në fillim të pandemisë së virusit Kovid-19, është institucion shëndetësor ku…
Të dashur qytetarë dhe ju media, Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët gjithë besimtarëve islam t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit dhe t’ju dëshiroj agjërim të lehtë. Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID 19 përveç izolimit dhe ndarjes gjatë kësaj kohe, shumicën prej nesh na ka çuar në krizë ekonomike. Kjo krizë na ka goditur të gjithëve, dikë më pak e dikë më shumë, prandaj është e nevojshme që masat e zbutjes së krizës t’i përfshijnë të gjithë të prekurit në proporcion me gjendjen e tyre të rënduar. Sot jemi…
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit vlerësoi se nuk ka konflikt interesi që gjykatësit e kushtetueses kanë vendosur pas iniciativës së dorëzuar për shkurtim të pagave për funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar. Komisioni anti korrupsion ka dhënë mëndim, pasi gjykatësit e kushtetueses, përveç pagat e të tjerëve, kanë vendosur se nuk do të shkurtohen as pagat e tyre. “Duke pasur parasysh se kompetenca e Gjykatës Kushtetuese është e vërtetuar vetëm me Kushtetutë, ndërsa Gjykata Kushtetuese është organ i vetëm i shtetit që mbron kushtetuëshmërinë dhe ligjshmërinë dhe vendos për përputhjen e ligjeve me Kushtetutën dhe përputhshmërinë e rregulloreve të…
Prej mbrëmë në hotelet në Kodrën e Diellit për herë të tretë janë sjellë persona që kanë arritur në Maqedoni nga më shumë vende për ta kaluar karantinën e detyrueshme 14-ditore në drejtim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në hotelin Slavia ka 68 persona, ndërsa në hotelin Arena 37. “Ky është grupi i tretë i personave që kanë hyrë në vend dhe këtu do të kalojnë 14 ditë në izolim të detyrueshëm. Atyre u është kryer kontroll mjekësor nga Qendra Klinike në Tetovë. Të gjithë kanë marrë ushqime, ujë dhe produkte higjienike, sipas procedurave dhe protokolleve të përcaktuara. Bëhet…
Padia penale kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike -Kumanovë, kanë konfirmuar nga Prokuroria Publike e RMV-së. Prokuroria ka shpërndarë me tej padinë tek prokurori kompetent për procedurë të mëtejme. Nga atje thonë se prokuroria do të ndërmarr të gjitha masat në drejtim të kontrollimit të të thënave në padi. SPB Kumanovë ka ngritur padi deri tek Prokuroria në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal për “Mosveprim sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me rastin e 29 Prillit – Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, i dhuroi maska dhe ballikë Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut., përcjell GazetaExpress. “Ministria e Punëve të Jashtme kohët e fundit ka organizuar transportin e ndihmës mjekësore nga Pekini në Shkup, një pjesë e të cilave – 10.400 maska mbrojtëse dhe 1.000 ballikë, të cilat përmes Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut do të arrijnë atje ku ato janë më të nevojshme”, tha Dimitrov. Theksoi se sfidat e sotme korrespondojnë me etjen për solidaritet dhe mbështetje, dhe siç…
Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, është distancuar nga vlerësimi I kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Dimitirievski përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar se “regjimi aktual është i ngjashëm me regjimin e kaluar”, transmeton Gazeta Lajm. “LSDM distancohet nga deklaratat e tilla të Maksim Dimitrievskit dhe nga sjellja e tij ditët e fundit”, deklaroi Kostadinov. Ai shtoi se qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e përkushtuar ndaj gjendjes shëndetësore të kumanovarëve.
Për informim të saktë dhe në kohë të qytetarëve me informacione zyrtare dhe të verifikuar në lidhje me ballafaqimin me koronavirusin, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut njoftoi sot se ka hapur kanal të ri informimi në aplikacionin e njohur të komunikimit digjital “Viber”. Kanali i parë qeveritar komunikues i “Viberit” (Viber Community) mund të gjendet nën emrin “Koronavirus MK Koronavirus”, njëjtë si edhe mjetet tjera komunikuese të cilat Qeveria i ka hapur me qëllim të intensifikimit të komunikimit me qytetarët për ballafaqim më të lehtë me koronavirusin. Në këtë paketë është ueb faqja zyrtare koronavirus.gov.mk, aplikacioni celular për…

