Author: Hamdi Kumanova

Deri tani në vend janë regjistruar 1.465 raste poZitive të Kovid-19, prej tyre janë shëruar 738 persona, ndërsa kanë vdekur 77. Janë kryer gjithsej 16.437 teste . Për momentin aKtive janë 650 raste. Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe pohoi se është zgjedhur modeli ideal për vendin tonë dhe sistemin tonë shëndetësor për ballafaqim me pandeminë, dhe se tani mund të shihen rezultatet, në fakt gradualisht po zvogëlohet numri i pacientëve të diagnostikuar dhe numri i testeve. “Qasja të testohen pacientët me simptome, të izolohen kontaktet e tyre mendoj se dha rezultate. Çdo vend e zgjodhi sistemin e tyre autentik, çdo…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe organizatat sindikatale kanë përcaktuar propozime që janë bazë e mirë për zgjidhje për zbatimin e mbështetjes financiare për pagat e punëtorëve dhe për ruajtjen e vendeve të punës, publikoi sot në Fejsbuk, kryeministri Oliver Spasovski. “Sot pata një takim konstruktiv me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatat civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në të cilën u diskutua për dekretin për mbështetjen qeveritare financiare për pagesën e pagave të punëtorëve dhe për shpëtimin e vendeve të punës dhe u arrit një pajtueshmëri e përbashkët që në të ardhmen do të vazhdojë dhe do të intensifikohet dialogu ekonomik…

Lexo më Shumë

Edhe 2 kumanovarë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID 19. Me këtë numri i viktimave në rajonin e Kumanovës ka arritur në 19. Gjithashtu janë regjistruar 6 raste të reja të prekur nga Virusi Korona, duke e çuar në total 384 numrin e të prekurve nga COVID. Ndërkohë , Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë , kërkon nga Qeverisë , që të ryshqirtojë dhe ndërrojë masën e paraparë për gjobë prej 20 eurosh , për mos mbajtje të maskave mbrojtëse , me tërheqjen e vërejtjes dhe me masën për punë të frytshme shoqërore.

Lexo më Shumë

Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja kujdeset për të gjithë dhe përmes pakos së masave të ndryshme për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, përmes inicimit të sjelljes solidare në shoqëri, do të bëjmë gjithçka që goditja nga kriza të jetë më e vogël, shkroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, duke shtuar se për këtë inkurajojnë edhe projeksionet e sotme të Bankës Botërore, sipas të cilave, vlerësohet se Maqedonia e Veriut më së miri do të menaxhojë me goditjen ekonomike nga kriza nga të gjitha vendet e rajonit. “Për ata që do të humbasin punën…

Lexo më Shumë

Një grua e moshës 36 vjeçare është vrarë në shtëpinë e saj në Haraçinë të Shkupit, njoftojnë nga policia. Sipas raportit policor, në orët e pasdites rasti është denoncuar në polici, ndërsa dorasi është arrestuar. Për momentin nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar ngjarjen tragjike. “Në orën 12.45 në Stacionin policor në Haraçinë është denoncuar se 40 vjeçari A.N ka vrarë bashkëshorten B.N në shtëpinë e tyre”, thonë nga policia duke shtuar se dorasi është arrestuar. Pas hetimi nga policia do të mësohet se në çfarë forme është kryer vrasja.

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, i obliguar për zgjerim, Ana Pisonero, për (MEDIAL), tha se pritjet në Bruksel janë se korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut do të mund të prezantohet në qershor. Pisonero përsëriti se Komisioni Evropian është duke punuar në përgatitjen e kësaj kornize të bisedimeve që nga drita jeshile e vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave të anëtarësimit, të dhënë në muajin mars. Siç transmeton korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Brukseli, korniza e bisedimeve i përmban parimet, mbi të cilat duhet të zhvillohen negociatat mes dy palëve dhe pasi të jetë gati, duhet të marrë dritë…

Lexo më Shumë

NPQ njofton se transporti publik të premten më 1 maj, të shtunën më 2 maj dhe të dielën më 3 maj do të funksionojë nga ora 05:00 deri në ora 14:00, ndërsa autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Pjesën tjetër të orarit të qarkullimit, deri në shkyçjen e automjeteve në ora 14:00, mund të shihni në faqen e internetit të NQP-së (ЈСП). Të premten dhe të dielën nga ora 07:30 deri në ora 12:00 do të punojnë biletaria në Tregun e Gjelbër dhe Gjorçe Petrov, ndërsa gjatë periudhë së njëjtë do të jetë e hapur edhe qendra…

Lexo më Shumë

Rrugë të boshatisura, lokale të mbyllura dhe frekuentim tejet i ulët, ky është ambienti gjatë pandemisë korona këtu në fshatrat e malësisë së Sharrit. Fshatrat janë bërë gjysmë të vdekur thonë banorët. Pandemia me virusin korona, ka ndikuar që obligimet ditore të mos mund ti kryejnë në kohë, ndërsa mbyllja e shitoreve dhe ora policore, vështirësojnë edhe më shumë jetën në këto vise. Banorët kërkojnë heqjen e orës policore dhe kthimin e jetës normale. “Shumë ka ndikuar. S`mundesh të dalësh. Ka ndikuar në gjitha gjërat, krejt mbyllur janë. Na pengon shumë se duhet për çdo gjë të shkosh në Tetovë…

Lexo më Shumë

140 punëtorë janë kthyer në vendin e punës pasi janë nxjerrë nga puna padrejtësisht. Kështu bëri të njohur zëvendës kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska, e cila deklaroi se inspektorati po bënë kontrolle nëpër kompani, për të detektuar ata që po e keqpërdorin krizën dhe masat e Qeverisë. Carovska u kërkon kompanive që t’i përdorin masat ekonomike të ofruara nga Qeveria dhe të mos pushojnë punëtorët. Milla Carovska, zëvendës kryeministre për çështje ekonomike “Për ta parandaluar keqpërdorimin edhe të krizës edhe të masave, me të vërtetë është bërë punë intensive nga ana e inspektoratit. Ata kanë realizuar më shumë se…

Lexo më Shumë

Muhamet Zekiri Ministri Arber Ademi sot kishte deklaru se nuk ka shkolle ku nuk zhvillohet mesimi online. Fatkeqsishte realiteti eshte ndryshe, ministri ndoshta edhe nuk eshte drejt i informuar. Ne shkollen fillore Ismail Qemali ne Çair ku ndjek mesimet edhe vajza ime, ajo nuk ka zhvilluar asnje ore online deri me tani. Kete informate mund ta kontrollojne edhe gazetaret per ta vertetuar kete qe po shkruaj por edhe vete ministri Ademi.

Lexo më Shumë

Ekuipazhi dhe udhëtarët duhet të mbajnë maska, të mbahet distanca fizike para dhe gjatë hyrjes në aeroplan, kurse gjatë fluturimeve ku do të ketë mundësi të sigurohet edhe distancë ndërmjet ulëseve të udhëtarëve. Këto janë disa nga masat e reja që do të zbatohen nga 1 maji në kompaninë ajrore, WizzAir. Nga atje thonë se këto masa bëhet me qëllim të mbrojtjes shëndetësore të udhëtarëve, raporton TV21. “Me qëllim që të sigurohemi se shëndeti dhe mirëqenia e udhëtarëve dhe ekuipazhit ka mbetur i pandryshuar, Wizz Air fut protokoll të ri, në përputhje me rregulloret qeveritare, të cilët rekomandojnë të respektohet…

Lexo më Shumë

Me detyrë zyrtare do të propozohet e drejta e kompensimit për pengesa dhe për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër të gjithë shfrytëzuesve të këtyre të drejtave, të cilët është dashur të realizojnë kontroll gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, informoi sot ministrja plotësuese Sanella Shrijelj. Në një konferencë për shtyp onlajn, Shkrijelj njoftoi se kontrolli mund të realizohet brenda dy muajve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme. “Me ndryshimin e fundit të Dekretit për mbrojtje në gjendje të jashtëzakonshme, të gjithë ata persona që përdorin kompensim për aftësitë e kufizuara dhe të drejtën e ndihmës dhe kujdesit nga një person…

Lexo më Shumë