Me detyrë zyrtare do të propozohet e drejta e kompensimit për pengesa dhe për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër të gjithë shfrytëzuesve të këtyre të drejtave, të cilët është dashur të realizojnë kontroll gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, informoi sot ministrja plotësuese Sanella Shrijelj.
Në një konferencë për shtyp onlajn, Shkrijelj njoftoi se kontrolli mund të realizohet brenda dy muajve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.
“Me ndryshimin e fundit të Dekretit për mbrojtje në gjendje të jashtëzakonshme, të gjithë ata persona që përdorin kompensim për aftësitë e kufizuara dhe të drejtën e ndihmës dhe kujdesit nga një person tjetër, të cilët është dashur të bëjnë kontrolli gjatë kësaj periudhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të duhet ta bëjnë këtë, por me detyrë zyrtare do t’u vazhdohet e drejta dhe kontrollin do të mund ta realizojnë në afat prej dy muajve pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është bërë për të ndihmuar këta qytetarë të grupeve të ndjeshme, por edhe për të mbrojtur përdoruesit nga nevoja për të mbledhur dokumentacion shtesë gjatë kësaj periudhe”, tha Shkrijelj.
Ai shtoi se ndryshim i rëndësishëm i sjellë me këtë Dekret me qëllim të përshpejtimit të procesit të veprimit dhe dhe zgjidhjes së çështjeve është ajo që qendrat për punë sociale do t’i zgjidhen vetëm në bazë të dokumentacionit të deponuar dhe dokumentacionit që sigurohet me detyrë zyrtare.
Për të gjithë fëmijët përfitues të së drejtës për një kompensim të veçantë, e të cilët gjatë gjendjes së jashtëzakonshme është dashur të bëjnë kontroll, me detyrë zyrtare qendrat do t’ua vazhdojnë të drejtën.
Zëvendësministrja plotësuese informoi gjithashtu se në bashkëpunim me UNICEF-in, sigurohen pako për të gjitha familjet që jetojnë në kushte substandarde, por edhe për kategori veçanërisht të cenueshme, siç janë familjet beqare dhe viktimat e dhunës në familje.



