Këshilli i ambasadorëve vlerëson se Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis kryeministrave Borko Borisov dhe Zoran Zaev është mënyra e vetme për të forcuar marrëdhëniet fqinjësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe miqësisë midis dy popujve. “Këshilli i Ambasadorëve është akoma i bindur se e kaluara na ka mësuar se duhet të drejtohemi nga e ardhmja pa kushte, por përkundrazi me mbështetje të hapur siç është angazhim i përbashkët në Marrëveshjen dhe deklaratat e ndershme që duhet të fillojmë negociatat dhe të plotësojmë sa më shpejt kushtet për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e Këshillit…
Author: Hamdi Kumanova
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dërgoi urimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në të cilën ai bëri apel që të bëhen përpjekje për të ruajtur vendet e punës dhe për të ardhura të denja. “Për shkak të pandemisë globale nga koronavirusi, këtë vit, Ditën e punës e shënojmë në rrethana të pazakonta, të jashtëzakonshme, në të cilat solidariteti, ajo marrëdhënie e ndërsjellë me të tjerët, me punëtorët është themeli i moralit tonë. E gjithë bota ka treguar solidaritet, që është parë rrallëherë më parë – kjo po ndodh edhe në vendin tonë. Mbi të gjitha, qytetarët kanë treguar…
Sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve sot dërguan shpallje të 1 Majit në të cilën kërkojnë ndërmarrje të masave të cilat do t’i mbrojnë punëtorët. Kërkojnë të mos u jepet mbështetje financiare firmave të cilat do të largojnë punëtorë nga puna gjatë krizës, të sillet dekret me të cilin paga e punëtorëve nuk do të mund të zvogëlohen më shumë se 20 për qind dhe kompensim në para të marrin edhe personat të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës me marrëveshje ose për shkak të gjoja prishjes së disiplinës. Në shpallje këkohet edhe mbrojtje e punëtorëve të furrave, përkatësisht edhe…
Duke filluar prej sot, ora policore në Maqedoninë e Veriut do të fillojë në ora 14:00, ndërkaq përfundon ditën e nesërme, në ora 05:00. Ora policore në këtë kohëzgjatje do të zbatohet edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel (2 dhe 3 maj). Ky lloj i orës policore hyri në fuqi, për shkak të festës së punëtorëve “1 Majit”, e cila nga qytetarët shënohet kryesisht me piknik në natyrë. Autoritetet kanë apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat, do të thotë të përdorin pajisje mbrojtëse për të mbuluar gojën dhe hundën dhe të mbajnë distancë prej 2 metrave. Gjithashtu…
Për nxënësin e shkollës së mesme “Rade Jovçevski – Korçagin”, David Stoilkovski, fjala shtëpi ka marrë kuptim tjetër, prej kur kanë filluar masat restriktive. Si person i cili merr pjesë në shumë aktivitete jashtë shkollore në lidhje me maturën dhe aktivitete të tjera, të cilat janë anuluar për shkak të masave të sjellura, përditshmëria e tij ka ndryshuar shumë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk. “Gjatë kohës së karantinës mendoj se të gjithë dëshirojmë të kemi ndonjë obligim që më pas të mos kemi shumë kohë të lirë. Megjithatë, koha e lirë që e kemi si nxënës është zëvendësuar me orë online,…
Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, në të cilën thuhet se puna duhet të vlerësohet dhe se goditja e rëndë ndaj ekonomisë e shkaktuar nga pandemia është edhe një arsye më shumë të punohet për respektimin e plotë të të drejtave të punëtorëve. “Dita e Punës, 1 Maji, këtë vit është nën barrën e pandemisë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit në korniza globale. Por në të njëjtën kohë, kjo ditë na përkujton se edhe më shumë duhet të vlerësojmë punën e të gjithë atyre që kontribuojnë në shoqërinë tonë. Punonjësit shëndetësorë janë në…
Drejtoria e Pronave e Republikës së Serbisë më datë 22.04.2020. ka sjellur një vendim për konfiskimin e përkohshëm të tokës në pronësi fizike dhe juridike përgjat kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarin. Gjegjësish mes fshatit Cer -Sopot, Miratoc- Llojan në komunën tonë. Ku do të vendose telë përgjat gjithë vijës kufitare nëpër tokat e bashkëqytetarëve tanë dhe të fshatit Llojan të RMV. Ky vendim është marrë në përputhje me nenin 3b të Rregullores që ndryshon Rregulloren e Masave të Urgjencës (Gazeta Zyrtare e RS, nr. 58/2020), në dobi të Republikës së Serbisë, me qëllim të pengimit të…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i uroi qytetarët me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare të punës në të cilën thekson se vlera e punëtorëve është edhe më e vlefshme në këto ditë të sfidave dhe pasigurisë të shkaktuar nga koronavirusi. “Një Maji e simbolizon luftën për të drejtat e punëtorëve dhe e mban të gjallë kujtimin për viktimat e grevës së Çikagos, për shkak të së cilës kjo datë shënohet tradicionalisht me demonstrata. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbështeten punëtorët, jo vetëm për realizimin por edhe për rritjen e të drejtave të tyre, sidomos prej ne si krijues…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të kaluara 50 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka 42 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të merren masa adekuate. Sipas të dhënave të MPB-së, ditën e kaluar 65 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 65 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek personat që janë në izolim dhe vetizolim, ndërsa nuk janë regjistruar shkelje të këtyre masave.
Deri tani në vend janë regjistruar 1.465 raste poZitive të Kovid-19, prej tyre janë shëruar 738 persona, ndërsa kanë vdekur 77. Janë kryer gjithsej 16.437 teste . Për momentin aKtive janë 650 raste. Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe pohoi se është zgjedhur modeli ideal për vendin tonë dhe sistemin tonë shëndetësor për ballafaqim me pandeminë, dhe se tani mund të shihen rezultatet, në fakt gradualisht po zvogëlohet numri i pacientëve të diagnostikuar dhe numri i testeve. “Qasja të testohen pacientët me simptome, të izolohen kontaktet e tyre mendoj se dha rezultate. Çdo vend e zgjodhi sistemin e tyre autentik, çdo…
Qeveria dhe organizatat sindikatale kanë përcaktuar propozime që janë bazë e mirë për zgjidhje për zbatimin e mbështetjes financiare për pagat e punëtorëve dhe për ruajtjen e vendeve të punës, publikoi sot në Fejsbuk, kryeministri Oliver Spasovski. “Sot pata një takim konstruktiv me përfaqësuesit e sindikatave dhe organizatat civile për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, në të cilën u diskutua për dekretin për mbështetjen qeveritare financiare për pagesën e pagave të punëtorëve dhe për shpëtimin e vendeve të punës dhe u arrit një pajtueshmëri e përbashkët që në të ardhmen do të vazhdojë dhe do të intensifikohet dialogu ekonomik…
Edhe 2 kumanovarë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID 19. Me këtë numri i viktimave në rajonin e Kumanovës ka arritur në 19. Gjithashtu janë regjistruar 6 raste të reja të prekur nga Virusi Korona, duke e çuar në total 384 numrin e të prekurve nga COVID. Ndërkohë , Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë , kërkon nga Qeverisë , që të ryshqirtojë dhe ndërrojë masën e paraparë për gjobë prej 20 eurosh , për mos mbajtje të maskave mbrojtëse , me tërheqjen e vërejtjes dhe me masën për punë të frytshme shoqërore.

