Deri tani në vend janë regjistruar 1.465 raste poZitive të Kovid-19, prej tyre janë shëruar 738 persona, ndërsa kanë vdekur 77. Janë kryer gjithsej 16.437 teste . Për momentin aKtive janë 650 raste. Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe pohoi se është zgjedhur modeli ideal për vendin tonë dhe sistemin tonë shëndetësor për ballafaqim me pandeminë, dhe se tani mund të shihen rezultatet, në fakt gradualisht po zvogëlohet numri i pacientëve të diagnostikuar dhe numri i testeve.
“Qasja të testohen pacientët me simptome, të izolohen kontaktet e tyre mendoj se dha rezultate. Çdo vend e zgjodhi sistemin e tyre autentik, çdo vend ka karakteristika të tyre të sistemit shëndetësor. Në lidhje me rekomandimet e OBSH-së për rezultatin në Suedi. Vdekshmëria në Suedi është më e madhe, ajo është dikur rreth 12 për qind supozoj se është ndër pesë vendet e para në botë sipas mesatares së personave të vdekur. Dhe në atë kuptim diskutabile është nëse mund të rekomandohet si model i mire”, potencoi Filipçe duke shtuar se mospasja e kufizimeve me qëllim që të krijohet imunitet sipas tij është jashtëzsakonisht e rrezikshme të rekomandohet dhe të bëhet.
Sa i përket përqindjes për faktorin e transferimit, ministri theksoi se ai është nën nivelin kombëtar, por ata janë duke pritur për disa ditë të tjera, e vlerësojnë mirë numrin e pacientëve, dhe duan të sigurojnë për disa ditë që numri i pacientëve të diagnostikuar të jetë aq i vogël, që me siguri të thuhet se pandemia ngadalë po zvogëlohet.
I pyetur në lidhje me deklaratën e djeshme të dr. Velo Markovski prej ku jeni të sigurt se virusi do të kthehet në vjeshtë, Filipçe tha se ka disa punë që i detyrojnë të mendojnë ashtu.
“Së pari bëhet fjalë për virus që është respirator, ndërsa të gjitha viruset respiratore kthehen në muajt e vjeshtës. Puna e dytë është në lidhje me atë që endetani është supozim, me siguri vijojnë hulumtime, studime etj,.. Megjithatë ka një trend të disa rasteve në vendet ku është e obligueshme vaksina e BSZH-së, që është gjithashtu virus pulmonar. Do të thotë ka ndonjë lidhshmëri saktë nuk dihet, ne absolutisht duhet të jemi të gatshëm dhe në atë drejtim shkojmë. Me këtë sfidë me të cilën tani përballemi, jo vetëm ne por e tërë bota, përvoja na mësoi dhe na bëri më të gatshëm, për disa sfida të ardhshme. Është e mundur të kemi pik të ardhshëm të pacientëve, në muajt e vjeshtës dhe atëherë plotësisht ende më shumë do të komplikohet me ndonjë shifër, zakonisht shifra të rritura siç ishte edhe sezonin e kaluar. Nuk mund të supozojmë në grip sezonal. Në atë kuptim shkojnë parashikimet dhe përgatitjet të cilat i ndërmarrim”, shtoi Filipçe.
Ministri theksoi se zvogëlohen indikacionet për teste, si përmes pikave, ashtu edhe në laboratoritë private dhe ajo çon drejt drejtimit të zvogëlimit të epidemisë me koronavirusin, që është pritur në këtë periudhë.
Ai tha se tashmë janë përgatitur të gjitha protokollet për funksionim të shumë segmenteve tjera, operatorëve shoqëror dhe ekonomik, fabrikave dhe transportit publik etj.
“Gjatë javës tjetër, ato do të bëhen zyrtare pas konsultimeve përfundimtare me të gjithë ata që janë prekur, në mënyrë që të dëgjojmë sugjerime eventuale, pas së cilës do t’i prezantojmë publikisht, si dhe periudhën kohore, në të cilën i presim këto t’i quaj zbutje të restriksioneve. E gjithë kjo do të jetë graduale në mënyrë që të mos krijohen turma, as të krijohen kushte për tubime masive”, tha Filipçe.
Në lidhje me atë nëse te ne është regjistruar sëmundje me Kovid-19 te fëmijët me simptoma atipik, Filipçe tha se nuk ka ndonjë befasi me specifikat e fëmijëve të cilët deri tani isjin diagnostifikuar te ne në lidhje me të sëmurët tjerë të diagnostifikuar me Kovid-19, tha Filipçe.
Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Britani të Madhe informuan se përpiqen të konfirmojnë nëse ekziston lidhje me pandeminë e koronavirusit dhe dhjetëra fëmijë të cilët kohë më parë ishin pranuar në kujdes intensiv në Britani të Madhe dhe pesëdhjetë në Francë, prejse kanë zhvilluar formë atipike të sëmundjes së enëve të gjakut, që ngjan në sëmundjen Kavasaki.
Ministri ka informuar se dy pacientë të cilët janë kiovalentë, pra janë në fazën e bartësve të antitrupave kundër koronavirusit, dje për herë të parë u është marrë plazma e gjakut me të cilën duhet të shërohen të sëmurët.
“Në ditët në vijim, ashtu si edhe terapia me ozon, e cila aplikohet në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, plazma e gjakut do të aplikohet te pacientët për të cilët ekspertët do të vlerësojnë se është adekuate për to”, citoi Filipçe.



