Gjykata Kushtetuese ka aprovuar kërkesën e Lëivzjes “Vetëvendosje” për pezullimin e votimit të qeverisë Hoti. Kjo u bë e ditur nga avokati, Arianit Koci. “U pezullu!. S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me nje Qeveri e lere më me dy. Gjykata Kushtetuese po e ndërton narracionin se Kosova është shtet normal me politikane adoleshenta. Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim. Le te mos kuptohet ky status si presion mbi asnjërën pale”, ka shkruar ai.
Author: Hamdi Kumanova
Më 1 maj të vitit 2012-të, në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra, njofton Portalb.mk. Ekipi i ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, bashkë me zëvendësin e saj, Xhelal Bajrami, ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe eprorë tjerë të Policisë, në një konferencë për shtyp deklaroi se të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët sipas tyre, dyshohet të kenë marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë. “Këto janë grupe radikale islame, janë persona të rrezikshëm dhe…
Klinika Universitare për Hematologji në Shkup sot informon se me sukses është zbatuar edhe një transplantim i qelizave burimore-jo kongjenitale. “Na paraqet kënaqësi t’i informojmë të gjithë pacientët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore në vend se me përpjekje të jashtëzakonshme të ISHP-së Klinika Universitare për Hematologji-Shkup, edhe krahas barrierave për shkak të Kovid-19, me sukses ishte zbatuar edhe një transplantim i drejtpërdrejtë i qelizave burimore jo-kongjenitale”, citohet në kumtesën e Klinikës.
Sistemi financiar është i gatshëm të përballet me krizën e koronës, ndërsa rregullimi i kujdesshëm i rregullatorëve financiarë është kryesisht i harmonizuar me rregulloret evropiane, dhe kjo ka kontribuar që sistemi të jetë në gjendje nga e cila mund të përballet me tronditjen e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19. Këto janë disa nga konstatimet në seancën e djeshme të Komitetit për stabilitet financiar, të kryesuar nga guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, njofton Portalb.mk. Ajo i tregoi masa që synojnë lirimin e likuiditetit të bankave dhe drejtimin e tyre për të mbështetur ekonominë, përmes sasisë së zvogëluar të bonove të…
Zyra e Bankës Botërore në Shkup tha se 90 milion euro janë miratuar për të mbështetur vendin në luftën kundër coronavirusit, forcimin e sistemit nacional të kujdesit shëndetësor dhe zbutjen e pasojave sociale nga pandemia, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Me projektin e reagimit urgjent me gjendjen e Covid-19 do të sigurohet mbështetje të drejtpërdrejtë për kufizimin e transmetimit lokal të virusit duke forcuar sistemet e monitorimit të sëmundjeve dhe laboratorëve publik duke blerë komplete diagnostikuese, reagentë, materiale harxhuese, pajisje për mbrojtja personale dhe trajnimi për protokollet e duhura. Do të ofrohet gjithashtu mbështetje për rinovime të pjesshme për të hapur shtretër…
Një djalosh 19-vjeçar është gjetur i vdekur dje në një shtëpi të pabanueshme në rrugën “Pero Nakov” – Shkup, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk. Sipas MPB-së, te i ndjeri R.U., nuk ka shenja të dhunës. “Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e SPB – Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që gjenden brenda dhe jashtë vendit të mos bëjnë rezervimin e biletave nëpër aviokompani. Nga kjo ministri theksojnë se ende është në fuqi vendimi për mbylljen e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit në Ohër. “Derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të mbeten të mbyllura për transportin e pasagjerëve dhe trafiku ajror do të pezullohet. Ky vendim nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe për avionët transportues pa pasagjerë. Duke pasur parasysh situatën me virusin Covid-19, në…
Aleanca për Shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, vlerëson se fatkeqësisht në vendin tonë papunësia, pagat e ulëta e kushtet e vështira të punës e lënë larg këtë ditë për ta quajtur festë. “Në RMV, 17.3% apo 166 363 persona nuk gëzojnë as të drejtën minimale për të pasur një vend pune, ndërsa një tregues tjetër shqetësues I tregut të punës është rritja e popullsisë pasive nga viti 2010 deri në fundin e vitit 2019, numri i të cilëve ka arritur në 716 832 persona jo aktiv të cilët janë të aftë për punë por, që nuk kërkojnë punë, e…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 362 teste, prej të cilëve 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 4, Tetovë 2, Prilep 3, Koçani 3. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1494, prej të cilëve 606 raste janë aktive. Gjithsej 69 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 18 pacientë nga Shkupi, 36 nga Kumanova, nga një në Dibër, Shtip dhe Gjevgjeli si dhe 10 pacientë në Shtip. Numri i përgjithshëm i personave të…
Policia e Strugës ka arrestuar një banor të fshatit Dellogozhdë, nën akuzën se ka kryer veprën e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Ai akuzohet se më datë 26 prill ka shkaktuar zjarr që ka përfshi dy vetura në oborrin e stacionit policor në këtë fshat.
Gjithsej 214 denoncime janë regjistruar në gjashtë muajt e fundit, të cilat kanë përfshirë mbi 3.432 punëtore dhe punëtorë. Mbi 461 punëtorë mbetën pa punë, ndërsa përafërsisht 696 punëtorëve u është zvogëluar paga, ose aspak nuk janë paguar. Këtë sot e shpalli Komiteti i Helsinkut, i cili me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Majin, citoi disa kërkesa deri te Qeveria të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e punëtorëve. Një nga kërkesat e Komitetit të Helsinkut deri te Qeveria është krijimi i moratoriumit të të gjitha anulimeve të marrëveshjeve për punësime nga ana e punëdhënësve, dhe i…
Duke e ndjekur në vazhdimësi gjendjen e krijuar si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe pasojat që po i sjell kjo krizë, AlternAtivA konstaton se pas masave restriktive të vendosura na Qeveria, për ta penguar shpërndarjen e virusit, ashtu janë goditur shumë biznese, të cilat për shkak të këtyre masave janë detyruar ta ndalin aktivitetin e tyre. Për fat të keq, për shkak të këtyre masave – në esencë qëllimmira, edhe shumë qytetarëve iu shkaktua dobësim i gjendjes së tyre ekonomike. Nisur nga kjo, duke dashur të prodhojmë zgjidhje, sot po i prezantojmë para opinionit më të…

