Nëpërmjet një njoftimi, LSDM shkruan se “para disa ditëve opinioni ishte dëshmitar se si një funksionar i VMRO-DPMNE-së, i punësuar në institucion shtetëror ka marrë ryshfet prej 600 eurove nga një buj”. “Policia ngriti kallëzim penal për Igor Gocevskin përmes Prokurorisë Publike në Strumicë menjëherë pasi panë paratë prej 36.000 denarëve. Gocevski është anëtar i Këshillit Drejtues të VMRO-DPMNE-së në Strumicë, dhe udhëheq me qendrën partiake për analitikë. Ai është pjesë e ekipit të Mickoskit dhe po zbaton politikën kriminale të VMRO-DPMNE-së, e cila me kërcënime dhe frikë dëshiron t’i mbajë qytetarët nën kontroll”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë 24 orëve janë arrestuar 14 persona të cilët për arsye të ndryshme kanë shkelur orën policore. Policia e Tetovës bëri të ditur se ky numër është më i madhi që nga fillimi i zbatimit të kësaj mase më 22 mars. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski theksoi se policia e Tetovs ka dhënv 17 vërejtje për personat të cilët nuk kanë mbajtur maska dhe pajisje mbrojtëse. Në Kodrën e Diellit në karantinë shtetërore ka dy persona dhe dy të tjerë kanë kaluar periudhën 14 ditore. SPB Tetovë regjistroi 11 persona të cilët kanë marrë vendim për izolm në shtëpi…
Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKMsë thuhet se “pushteti keq po menaxhon me krizën shëndetësore dhe ekonomike që vjen nga epidemia me coronavirusi”. “Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij po merren me luftë të brendshme partiake ndërsa punonjësit shëndetësorë janë lënë pa pajisje mjekësore dhe mjete mbrojtëse, që janë të domosdoshme për luftimin e epidemisë”, shprehen nga oBRM-PDUKM, njofton. Maqedonia, sipas kësaj partia, mban rekord për nga numri i vdekjeve nga coronavirus në një milion banorë në gjithë rajonin dhe poasthu ka përqindje të madhe të punonjësve shëndetësor të infektuar. Nga kjo parti thonë se Qeveria e Zaevit shpenzon buxhetin dhe bën…
O Zot lehteso e mos veshtireso? Per ne rasti mbyllet sonte, ne e marrim persiper ndihmen per keta 7 jetim, diteve ne vazhdim do ta definojme ndihmen tone Na kane thirre shume veta e na kane bere tag per kete rast ne Shkup andaj ju bejme me dije se kjo çeshtje mbyllet sonte menjeher Kemi kontaktuar me perfaqesuesit tone ne Shkup, rasti eshte i ndishem andaj Irfan Buçi eshte duke u marr me kete rast dhe eshte ne kontakt me familjar Per çdo definim te ndihmes tone do te jeni te informuar.
Qytetarët mund të jenë të qetë. Inspektorët gjatë gjithë kohës janë në terren. Përveç kontrolleve të rregullta, intensivisht kryejnë edhe kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara. KOVID-19 nuk mund të bartet përmes ushqimit, me konsumim, por mundet përmes manipulimit mekanik – përmes paketimit të prodhimeve në markete. Për atë të gjithë, si konsumatorë, duhet t’u përmbahemi rekomandimeve, së bashku të kontribuojmë në luftën kundër koronavirusit, thotë për MEDIAL-n drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov. Sipas tij, situata ndiqet në bazë ditore, ndërsa ashtu distribuohen, por edhe në mënyrë përkatëse ndërrohen masat për operatorët e ushqimeve – prodhimtari,…
Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Vende-vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubllima dhe erë të përforcuar. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, reshje do të ketë deri të dielën, ndërsa nga e hëna do të fillojë stabilizimi gradual i motit. Në Shkup nesër temperatura minimale do të jetë 8, ndërsa ajo maksimale 22 gradë Celsius.
Këtë dje në intervistën për “360 gradë” në Alsat M e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, i cili theksoi se në telefon ka biseduar edhe me Zaevin dhe Mickoskin. Presidenti Pendarovski, në intervistën është përgjigjur në pyetjen se cila është nevoja që temë në takimin e liderëve të jenë zgjedhjet, kur qeveria miratoi dekret për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Pendarovski theksoi se dekretet të cilat i miraton Qeveria kanë fuqi të ligjit, por edhe se Qeveria ka fuqi legjislacioni vetëm derisa ka gjendje të jashtëzakonshme. “Vetëm në gjendje të jashtëzakonshme Qeveria mund të miratojë dekrete…
Ministria e Shëndetësisë, sipas raportit të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, informon se në gjashtë qytete të vendit, respektivisht në Dibër, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar, nuk ka raste më aktive me COVID-19. Që nga fillimi i epidemisë, 51 raste janë regjistruar në Dibër, deri më tani në këtë rajon 4 persona kanë vdekur dhe 47 janë shëruar. Në Radovish dhe Gjevgjeli ka pasur nga 4 raste të regjistruara, në Strumicë dy, në Probistip dy dhe në Demir Hisar një rast pozitiv me koronavirus. Në këto qytete është raportuar asnjl rast vdekjeje nga Covid-19 dhe të gjithë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 130 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 98 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 27 personave ndërsa 37 persona të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19. Policia ka kryer kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe ata që marrin para për mbrojtje fëmijërore se nga dita e hënë (4 maj) do të kryhet pagesa në banka sipas shkronjës së para të mbiemrit edhe atë: -04.05.2020 (e hënë) pagesa bëhet për A, B, V, G, dhe D (shkronja e parë e mbiemrit); -05.05.2020 (e martë) pagesa bëhet për Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K dhe L (shkronja e parë e mbiemrit); -06.05.2020 (e mërkurë) pagesa bëhet për M, N, Nj, O, P, R (shkronja e parë e mbiemrit); -07.05.2020 (e enjte) pagesa…
Në emisionin “EU Click”, ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka treguar tre mënyrat se si Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin e krizës së shkaktuar nga pandemia me virusin Kovid-19. “Dua të them se në këtë krizë Bashkimi Evropian u dëshmua si aleati dhe partneri juaj më i madh, sepse kështu duhet të jetë. Ne po ju ndihmojmë në mënyrë shumëdimensionale, nëse mund të shprehem kështu. Së pari ju ndihmojmë të merreni me virusin, ta parandaloni atë. Së dyti, ndihmojmë me pasojat ekonomike të kësaj krize dhe së treti gjithashtu do të ndihmojmë me problemet…
Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është parë sot në Pejë. Lajmi.net ka kontaktuar policinë e Kosovës lidhur më këtë rast. Fadil Gashi, nga zyra për informim e policisë Rajonale të Pejës ka thënë për lajmi.net se policia është duke u marrë me këtë rast. “Personi që po e ngiste automjetin është ndaluar nga policia, dhe po zhvillohen hetime të mëtutjeshme”, tha shkurt për lajmi.net Gashi. Ndryshe, lajmi.net ka raportuar se kjo maune që shihej duke lëvizur nëpër rrugët e Pejës me fotografin e presidentit rus, pas disa oresh e kishte shqyer një pejsë të fotografisë. Ndërkohë,…

