Author: Hamdi Kumanova

Maqedonia mbetet në fund të listës së vendeve të Evropës, për ndarje të parave, për ndihmë ekonomike të bizneseve për shkak të krizës me virusin Korona. Kjo është treguar nga analiza e Aleancës Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Lokal nga Serbia. Ndër vendet e rajonit, më së shumti peshon mbështetja nga Serbia me 11 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, e ndjekur nga Bullgaria me 9.9 për qind të GDP-së dhe Greqisë me 5 për qind. Kroacia dhe Bosnja me alokime afërsisht të njëjta prej 3 dhe 3.5 për qind të GDP-së. E fundit në listë është Maqedonia me 1.2…

Lexo më Shumë

Nuk ka detaje, kur do të hapen dhe si do të funksionojnë ambientet e kafeneve dhe restoranteve në vend. Pronarët sot takuan anëtarë të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, por nuk zbuluan se cilat propozime i kanë paraqitur. Ata dëshirojnë të përfshihen në të gjithë procesin, në mënyrë që të merret një vendim që do të jetë më i miri për kafenetë dhe restorantet, por edhe për qytetarët, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre nga koronavirusi. Sidoqoftë, Komisioni për sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë e kanë fjalën e fundit. Dhamë propozimet dhe idetë tona lidhur me gjithë situatën…

Lexo më Shumë

Dibra, qyteti i vetëm ku u shpall gjendje krize për shkak të korona virusit tani është qyteti ku nuk ka asnjë të sëmurë nga Kovid 19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në gjashtë qytete tashmë nuk ka të sëmurë. Këtë e tregon raporti i Institutit të Shëndetit Publik. Përskaj Dibrës, të sëmurë nuk ka as në Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar. Në Dibër ishin regjistruar 51 raste të Korona virusit. Prej tyre 4 vdiqën, ndërsa 47 u shëruan. Në Radovish dhe Gjevgjeli kishte nga 4 raste, Strumicë 1 dhe Probishtip nga dy raste, ndërsa në Demir Hisar kishte…

Lexo më Shumë

Gjatë festës, peshkatarë ilegalë kanë hedhur rrjeta për të peshkuar në Liqenin Mlladost të Velesit, ndërsa rrjetat janë gjetur hajdutët kanë arritur të ikin. Ngjarja ka ndodhur të enjten para të premtes gjatë natës në ora 2,30. Në një rast tjetër bujq në afërsi të Cërna, me leje për punë gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, në vend që kryejnë punë bujqësore, kanë peshkuar në mënyrë të paligjshme, kanë njoftuar nga Shoqata e peshkatarëve sportive “Babuna” nga Velesi, informon SDK, transmeton Portalb.mk. “Në liqenin Mlladost ka një grup hajdutësh të peshkut të cilët janë aktivë dhe hedhin rrjete me…

Lexo më Shumë

Nxënësi Mal Hajrullahi (14) nga Tetova për tre minuta e zgjodhi kubin magjik, i cili mund të shihet në videon nga vëllai i tij tetëvjeçar Korabi. Korabi, i cili si shumica të moshës së tij ka kanalin Jutjub me emrin Najl (Nile) ku prezanton si e kalon disa nga video lojërat, por edhe raste të ndryshme nga përditshmëria. Në njërën nga këto incizime e paraqet vëllain e tij Korabin i cili e zgjidh kubin magjik në format 3х3 për tre minuta e tetë sekonda. Korabi ka 8 vjet dhe është në klasën e tretë. Nga videoja mund të shihet se…

Lexo më Shumë

Policia ka gjobitur disa qytetarë me nga 20 euro për mos vendosje të maskave në 24 orët e fundit. Nga e premtja hyri në fuqi vendimi i Qeverisë që të gjithë qytetarët e vendit të mbajnë maska ose shalle. Ky vendim u miratua si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit covid 19. Qytetarët nuk besojnë se këto maska do t’i mbrojnë nga infektimi, por thonë se i mbajnë për tu mos u gjobitur. Madje ka të tillë që këtë vendim të Qeverisë e shohin si biznes për shitësit e maskave. “Këto maska nuk janë valide, por bëhet përfitim i madh…

Lexo më Shumë

“Jemi në lagjen Hasanbeg të Shkupit, më konkretisht në pronën e Qemal Nebiut, i cili tashmë është bujk me përvojë shumë vjeçare. Por si ballafaqohen bujqit në këtë situatë me virusin korona, do të na tregoj zotëri Qemali i cili ka mbjellë më shumë se 10 hektarë tokë”. Ka ndikuar shumë tek ne kjo situatë. Sidomos këtë vit shumë. Kemi edhe patate të mbjella, shitje momentalisht nuk ka. Ja kemi filluar ti nxjerrim por për momentin e kemi ndal punën sepse nuk ka shitje pasi për momentin 10-15 denarë shiten. Nëse nuk gjeni person për ti blerë këto, a do…

Lexo më Shumë

Organizatat e Bashkuara Sindikale dhe Shoqatat Civile për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve e përshëndetën vendimin e Qeverisë për ndryshimin e Dekretit për mbështetje financiare për pagesë të pagave. “Ditëve të kaluara publikuam kërkesë publike deri te Qeveria që ta ndryshojë dekretin me të cilin mundësohej largim i punëtorëve në firmat të cilat shfrytëzojnë mbështetje financiare për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Pas mobilizimit të shpejtë solidar të disa organizatave dhe sindikatave, Qeveria e ndryshoi dekretin e dëmshëm. E përshëndesim vendimin e Qeverisë dhe shpresojmë se, në interes së besimit, nuk do të ketë tërheqje nga…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale në Strugë kanë marrë vetëm 7000 denarë pagë për muajin mars, madje shumë më pak se  paga minimale prej 14.500 denarë. Drejtori, Ivan Kleçkaroski, thotë se kjo vjen për shkak të gjendjes së vështirë të ndërmarrjes nga zhvillimet me virusin korona dhe pagesën e dobët të faturave, e cila varion mes 18% dhe 22%. Kemi arritur të mbledhim sa të paguajmë nga 7000 denarë për secilin punëtor për muajin mars dhe presim që pas fundjavës themeluesi të na ndihmojë të sigurojmë fonde për pjesën tjetër të pagës. Por për kostot e tjera siç janë karburanti,…

Lexo më Shumë

Në rast se gjendja me Covid 19 do të vazhdojë në vjeshtë, nuk përjashtohet mundësia që viti i ri shkollor dhe akademik të vazhdojë sipas modelit online, siç po realizohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Kështu u shpreh ministri I Arsimit, Arbër Ademi duke shtuar se dikasteri i tij nuk ka përgatitur ndonjë strategji për këtë çështje. Ai tha se planet dhe parashikimet për vitin e ri shkollor dhe akademik do të nisin menjëherë pas përmbylljes së vitit shkollor më 10 qershor. Nëqoftëse rrethanat janë të njëjta ne mund të përballemi me masa të njëjta, që do të thotë me mësim…

Lexo më Shumë

Dëshmorët nderohen kur të gjithë bashkë punojmë për të jetësuar qëllimet dhe idealet e tyre për të cilat luftuan, e që janë edhe qëllimet tona të përbashkëta. Andaj, vepra dhe sakrifica e tyre janë frymëzim për rrugëtimin tonë. LAVDI” shkruan Arbër Ademi,ministër i arsimit! Dëshmorët nderohen kur të gjithë bashkë punojmë për të jetësuar qëllimet dhe idealet e tyre për të cilat luftuan, e që janë edhe qëllimet tona të përbashkëta. Andaj, vepra dhe sakrifica e tyre janë frymëzim për rrugëtimin tonë. LAVDI

Lexo më Shumë

Progres të dukshëm shënon Maqedonia e Veriut në vitin 2020, krahasuar me periudhën para katër viteve, në raportin e Indeksit të Bertelsmanit për Transformim – BTI në shumicën e kritereve. Vendi shënon progres, nga 19 vende, ka në indeksin e sundimit. Nga vendet e rajonit më mirë i radhitur është Mali i Zi në vendin e 27-të, derisa Maqedonia e Veriut është në vendin e 30-të. Pas tyre janë Shqipëria në vendin e 33-të, Serbia në 36-ën, Kosova në 49-ën dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 68-të. “Pas 11 viteve sundimi konservator i djathtë dhe kriza politike lidhur me…

Lexo më Shumë