Author: Hamdi Kumanova

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme (02/03.05.2020) në gjithë territori e Maqedonisë së Veriu, 102 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 15 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Policët poashtu kontrolluar personat të cilët ndodhen në vetizolim dhe izolim dhe nuk janë evidentuar persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme poashtu janë evidentuar 75 persona të cilët nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Prej tyre 59 janë arrestuar ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për shqiptimin e masave.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim deri te gazetarët dhe punonjësit mediatik në vend me rastin e 3 Majit – Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave. “Vlera e rolit të gazetarëve dhe punonjësve mediatik është veçanërisht e madhe në kohën e pasigurisë, krizës ose konflikteve. Në pandeminë e tanishme të koronavirusit, kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë mbrojtur në shtëpitë e tyre, gazetarët dhe punonjësit mediatik çdo ditë janë të angazhuar me qëllim që të sigurojnë informacion të shpejtë dhe të saktë. Paralelisht me pandeminë e virusit na ndodh edhe pandemia e lajmeve të rrejshme, për atë në këto…

Lexo më Shumë

Gjendja me epideminë e Kovid-19, gjendja e jashtëzakonshme, e cila doli nga ballafaqimi me koronakrizën, ndërsa të cilën presidenti Stevo Pendarovski e shpalli dy here nga 30 ditë, por përmendi se nuk ka për qëllim atë ta bëjë vetëm ai për një kohë të pacaktuar si dhe mbajtja e zgjedhjeve janë temat në të cilat do të bisedohet në takimin e ardhshëm të liderëve te shefi i shtetit. Takimi i liderëve siç njoftoi Pendarovski në intervistë për emisionin “360 gradë” në TV Alsat M duhet të mbahes mes 10-12 maj, ndërsa në bisedë telefonike vërtetim për pjesëmarrje ka marrë nga…

Lexo më Shumë

Për momentin në vend aktive janë 572 raste të personave të sëmurë nga koronavirusi. Deri tani u shëruan 852, ndërsa vdiqën 82 persona. Nga 16.997 testime të kryera ishin konfirmuar 1.506 raste pozitive të Kovid-19. Në gjashtë qytete të vendit në Dibër, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar nuk ka më raste aktive të koronavirusit. Dje Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar dyzet e pesë pacientë të shëruar, një të vdekur dhe 15 raste të reja të Kovid-19. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dje për here të pare nga fillimi i epidemisë, në 24 orët e…

Lexo më Shumë

Një vrasje dhe katër vetëvrasje ka regjistruar buletini i policisë pasi që nisën masat restriktive në shtet për shkak të koronavirusit, transmeton Almakos. Njëri rast i vetëvrasjeve që është i regjistruar në Shtip është i lidhur me Kovid 19. Personi si arsye të vetëvrasjes në porosinë e fundit e ka përmendur zënkën me gruan rreth koronavirusit. Në periudhën e njëjtë janë regjistruar edhe nëntë tentime për vetëvrasje për të cilat deri më tani nuk është vërtetuar se janë të lidhura me virusin. Sipas statistikave të MPB-së në lidhje me dhunën familjare, nga 12 marsi deri me 12 prill janë regjistruar…

Lexo më Shumë

Dje në ora 17.40 është paraqitur në polici se në Ohër në rrugën”Kuzman Kapidan”, pas një zënke paraprake B.M.(40) nga Shkupi me thikë i ka shkaktuar disa plagë në stomakun e U.I.(37) nga Ohri, transmeton Almakos. Banori i Ohrit, U.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Ohër për ndihmë mjekësore. B.M. është arrestuar në stacionin policor, ndërsa iu është gjetur edhe thika. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/

Lexo më Shumë

Dje në ora 19.10, gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes, zyrtarët policor nga SPB Shkup në bulevardin “Aradhat e partizanëve” te ura “Kombet e bashkuara” e kanë arrestuar D.P.(31) nga Shkupi ku gjatë kontrollit të tij është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale, informuan nga policia.

Lexo më Shumë

Skafandra, maska, doreza dhe distancë prej 2 metrash. A do të dalin qytetarët në këto kushte për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Sipas dekretit të ri të Qeverisë, qytetarët detyrimisht duhet të mbajnë maska për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. Siç janë paralajmërimet, masa të caktuara, mes të cilave edhe distanca sociale, do të vlejnë deri në fund të vitit. Por, si do të dukeshin zgjedhjet në qoftë se mbahen në verë ose më së voni në shtator? I pari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, për TV21 thotë se vendimin nëse do të ketë zgjedhje dhe…

Lexo më Shumë

Rënie e aktiviteteve ekonomike për mbi 50 për qind kanë lajmëruar 46 për qind e kompanive, derisa vetëm katër për qind janë prononcuar se kriza me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona nuk ka kurrfarë ndikimi në punën e tyre. Rreth 85 për qind e kompanive shprehen se kanë të ardhura të ulëta nga qarkullimi i produkteve dhe shërbimeve. Kryetari i Organizatës së Punëdhënësve Angell Dimitrov, në intervistën për MIA-n shprehet se përkundër të gjithave, rezultatet nga anketa që e kanë bërë, vetëm dhjetë për qind e kompanive janë vendosur për përjashtimin e punëtorëve. Pjesa më e madhe e tyre,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka qendruar sot në Sllupçan ku ka marrë pjesë në shënimin e 2 Majit, ditës kur u shpall Zona e Lirë në Komunën e Likovës nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, shkruan gazeta LAJM. Me këtë rast, ai ka shkruar se Sllupçani do të ngelë gjithmonë për të gjithë ne si vend i rezistencës , shpresës dhe përkujtimit të luftës së 2001. “Në këtë datë, 02.05.2001 u shpall zona e lirë në Komunën e Likovës. E thënë ndryshe është dita e çlirimit të zonës së Likovës. Sllupçani do të ngelë gjithmonë për të gjithë ne…

Lexo më Shumë

ODIHR shumë herë deri tani i ka vëzhguar zgjedhjet në këtë vend dhe aspak nuk dyshojmë se kolegët tanë nga Varshava do të mbesin të përkushtuar ta vazhdojnë monitoringun zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Këtë në intervistë për MIA-n e porositi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, i cili u përgjigj në pyetjen nëse ODIHR është e gatshme të vazhdojë me misionin e paralajmëruar, prejse në fillim të muajit mars në konferencë për shtyp e kumtuan misionin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhej të mbahen më 12 prill, por u anuluan për shkak të…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës filloi me shpërndarjen e 15.000 pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe material informativ, si masë konkrete për të luftuar përhapjen e #covid19 në komunën e Tetovës! transmeton TetovaSot. Ashtu siç informuam ditë më parë, në shpërndarjen e pakove janë angazhuar punonjësit e administratës komunale, kurse pakot shpërndahen derë më derë deri tek shtëpitë e qytetarëve. Sot aksioni i shpërndarjes ka filluar në mesditë dhe ai vazhdon edhe gjatë orës policore dhe i njëjti do të zgjasë edhe ditët në vijim informuan nga Komuna . Do të kujdesemi që çdo shtëpi dhe familje në komunën e Tetovës të…

Lexo më Shumë