Për momentin në vend aktive janë 572 raste të personave të sëmurë nga koronavirusi. Deri tani u shëruan 852, ndërsa vdiqën 82 persona. Nga 16.997 testime të kryera ishin konfirmuar 1.506 raste pozitive të Kovid-19. Në gjashtë qytete të vendit në Dibër, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar nuk ka më raste aktive të koronavirusit.
Dje Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar dyzet e pesë pacientë të shëruar, një të vdekur dhe 15 raste të reja të Kovid-19.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dje për here të pare nga fillimi i epidemisë, në 24 orët e fundit nuk ka pranim të pacientëve të rinj, pozitiv ose të dyshimtë me Kovid-19.
Gjatë ditëve të fundit regjistrohen më shumë persona të shëruar, se sa raste të reja të të sëmurëve nga koronavirusi.



