Dje në ora 17.40 është paraqitur në polici se në Ohër në rrugën”Kuzman Kapidan”, pas një zënke paraprake B.M.(40) nga Shkupi me thikë i ka shkaktuar disa plagë në stomakun e U.I.(37) nga Ohri, transmeton Almakos.
Banori i Ohrit, U.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Ohër për ndihmë mjekësore. B.M. është arrestuar në stacionin policor, ndërsa iu është gjetur edhe thika.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/



