Author: Hamdi Kumanova

Sezoni turistik për këtë vit varet nga dy faktorë, kur do të hapen objektet e akomodimit si dhe hapja e kufijve. Punëtorët e turizmit thonë se është shumë e rëndësishme të dihet se kush dhe në çfarë kushte do të jetë në gjendje të kalojë kufirin. Emil Dimitrovski nga Oda e Turizmit tregon se qytetarët që kishin paguar udhëtimin para krizës, paratë e tyre nuk do tu shkojnë huq, përcjell Alsat-M. Ishte një masë e ndërmarrë që mos falimentojnë kompanitë, dhe në atë rast, nëse falimentojnë, ato para do të dështojnë, sepse nuk do të ketë prej ku ti marrin.”…

Lexo më Shumë

Sot është 3 Maji Dita ndërkombëtare e  Lirisë së medias. Është pikërisht një ditë që na kujton punën e mediave dhe gazetarëve që e bëjnë për çdo ditë, në interes të lajmit, informimit por, edhe të zbulimit të vërtetës e cila shpeshherë ngelë e pazbuluar. Sa më shumë të jenë të pavarur dhe profesionist mediat dhe gazetarët aq më tepër i ndihmojnë demokratizimit të vendit dhe qytetarëve të tyre. Zëri kritik i tyre ndaj Qeverisë por, edhe opozitës duhet të shërbej si korrektues i politikave të tyre. Fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut, gazetarët nuk e gëzojnë plotësisht lirinë e shprehjes,…

Lexo më Shumë

Me 02.05.2020 në ora 13.16 në SPB Shkup është lajmëruar se në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” është dërguar me lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë E.A.(25) nga Shtipi, transmeton Almakos. Sipas rrëfimit të lënduarit, i njëjti është lënduar në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrosaja kur ai, gruaja e tij dhe vëllai i tij janë sulmuar nga katër persona të panjohur. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. /Almakos/

Lexo më Shumë

Kosovari 47 vjeçar ka tentuar që të përdhunoje një djalë 16 vjeçar në Kavadar, informuan nga SPB, transmeton Almakos. “Dje në ora 14.30 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.00 në një arë në fshatin Cicevo në Komunën Gradsko në vendin e quajtur “Podkolec”, M.V.(47) nga Kosova, që ka punuar si bari ka tentuar që të përdhunoje një adoleshent 16 vjeçar, por adoleshenti ka pasur sukses që të ikë”, thuan nga SPB. I dyshuari është arrestuar në Stacionin Policor, është njoftuar Prokurori Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. /Almakos/

Lexo më Shumë

Në përgjithësi, vendet e Ballkanit e fituan betejën me pandeminë COVID-19, ndërsa parashikime të caktuara tregojnë se vala epidemike duhet të përfundojë deri në fund të majit ose fillimin e qershorit, tha në një intervistë me shkrim për Anadolu Agency (AA) Prof. Dr. Dragan Danilovski, epidemiolog dhe Shef i Institutit të Epidemiologjisë dhe Biostatikës me Informatikë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Prof. Dr. Danilovski, i cili është edhe ish-ministër i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, iu përgjigj pyetjeve të AA-së për mënyrën se si në vendet e rajonit numri i personave të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave dërgoi falënderim deri te gazetarët dhe punonjësit mediatik për punën e tyre në ballafaqimin me luftën me Kovid-19. “Nga dita e parë, kur, si vend, u përballëm me virusin i cili i ndëroi jetët e miliona njerëzve përreth botës, ishim të bindur se vetëm komunikimi transparent, i saktë dhe në kohë mund të kontribuojë në heqjen e frikës dhe panikës te qytetarët dhe ngritjen e vetëdijes publike. Paralelisht me ballafaqimin me pandeminë, bota lufton edhe me dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, të cilat në kushte…

Lexo më Shumë

Gazetaria profesionale është e mirë publike e cila nuk guxon të kufizohet, porosisin nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SGPM) dhe nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). “Duke e shënuar Ditën botërore për liri të mediave – 3 maj, sot, më shumë se kurrë u bë e qartë vlera e gazetarisë së pavarur dhe profesionale. Kriza e shkaktuar nga Kovid-19 i hodhi në majë parakushtet për demokraci funksionale dhe kjo është se gazetaria duhet të trajtohet si e mirë publike, ndërsa rrjedha e informatave nuk guxon të kufizohet. Gazetaria përgjegjëse dhe profesionale pikërisht në këtë situatë…

Lexo më Shumë

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave bën thirrje për rritje të përgjegjësisë në respektimin e parimeve fundamentale të lirisë  dhe pavarësisë së mediave, si dhe në mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në përmbushjen e përgjegjësisë së tyre për informim profesional në interes të opinionit. “Me rëndësi kruaciale në këtë proces është që të ndryshohet diskursi dhe qëndrimi te ata politikanë, kreatorë të mendimit publik dhe qendrave të fuqisë të cilat mediat jo rrallë i paraqesin apo i trajtojnë si armik, duke e shmangur përgjegjësinë e vet për sjellje…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme (02/03.05.2020) në gjithë territori e Maqedonisë së Veriu, 102 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 15 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Policët poashtu kontrolluar personat të cilët ndodhen në vetizolim dhe izolim dhe nuk janë evidentuar persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme poashtu janë evidentuar 75 persona të cilët nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Prej tyre 59 janë arrestuar ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për shqiptimin e masave.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim deri te gazetarët dhe punonjësit mediatik në vend me rastin e 3 Majit – Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave. “Vlera e rolit të gazetarëve dhe punonjësve mediatik është veçanërisht e madhe në kohën e pasigurisë, krizës ose konflikteve. Në pandeminë e tanishme të koronavirusit, kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë mbrojtur në shtëpitë e tyre, gazetarët dhe punonjësit mediatik çdo ditë janë të angazhuar me qëllim që të sigurojnë informacion të shpejtë dhe të saktë. Paralelisht me pandeminë e virusit na ndodh edhe pandemia e lajmeve të rrejshme, për atë në këto…

Lexo më Shumë

Gjendja me epideminë e Kovid-19, gjendja e jashtëzakonshme, e cila doli nga ballafaqimi me koronakrizën, ndërsa të cilën presidenti Stevo Pendarovski e shpalli dy here nga 30 ditë, por përmendi se nuk ka për qëllim atë ta bëjë vetëm ai për një kohë të pacaktuar si dhe mbajtja e zgjedhjeve janë temat në të cilat do të bisedohet në takimin e ardhshëm të liderëve te shefi i shtetit. Takimi i liderëve siç njoftoi Pendarovski në intervistë për emisionin “360 gradë” në TV Alsat M duhet të mbahes mes 10-12 maj, ndërsa në bisedë telefonike vërtetim për pjesëmarrje ka marrë nga…

Lexo më Shumë

Për momentin në vend aktive janë 572 raste të personave të sëmurë nga koronavirusi. Deri tani u shëruan 852, ndërsa vdiqën 82 persona. Nga 16.997 testime të kryera ishin konfirmuar 1.506 raste pozitive të Kovid-19. Në gjashtë qytete të vendit në Dibër, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar nuk ka më raste aktive të koronavirusit. Dje Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar dyzet e pesë pacientë të shëruar, një të vdekur dhe 15 raste të reja të Kovid-19. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dje për here të pare nga fillimi i epidemisë, në 24 orët e…

Lexo më Shumë