Naim Murseli, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka thënë se mbrëmë është arrestuar nga policia një i dyshuar pasi e kishte kërcënuar Pacollin. Klan Kosova ka kontaktuar Zyrën për Media të Policisë të cilët për këtë rast u deklaruan “Ju njoftojmë se Policia e Kosovës pas hetimeve te zhvilluar në konsultim me prokurorin kompetent të rastit dhe identifikimit te personit me date 10.03.2020, i dyshuari me iniciale (E.H.) është arrestuar”.
Author: Hamdi Kumanova
Mbajtja e maskave dhe ruajtja e distancës, test për qytetarët për përgjegjësi më të madhe. Virusi korona ka ndryshuar jetën e përditshme të njerëzve. Lehtësimi i masave kufizuese do të vijojë gradualisht, por kryesisht do të varet nga përgjegjësia dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Autoritetet kompetente njoftuan se duke respektuar masat e miratuara, ne ngadalë do ta kthejmë jetën në normalitet. Nëse deri disa muaj më parë ishte e pamundur të imagjinohet se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme, sot kemi një situatë më ndryshe. Duket se numri e qytetarëve që janë larguar nga shtëpia pa maskë po bëhet…
Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencën e sotme akuzoi Qeverinë se po shpenzon për produkte që nuk janë të nevojshme. Ai thirret në një dokument nga Byroja për Furnizime Publike dhe siç thotë, Qeveria përmes Sektorit për Punë të Përbashkëta më 7 prill ka blerë qindra kilogramë mish nga gjallesat e detit. “Në vend që të blejnë respiratorë të rinj, pajisje mbrojtëse apo t’u japin bonuse mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, qeveria po shpenzon paratë e popullit”, tha Janushev. Sipas tij paratë është dashur të përfundojnë te punonjësit shëndetësor për furnizime për pajsisje mbrojtëse. “Menjëherë të prishet marrëveshja…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se është vendosur sistemi me modulet në spitalin e manovrës modulare afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor, siç sqaroi, janë dyfishuar kapacitetet në institucion. “E vendosëm sistemin me modulet në spitalin manovrues modular afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor i dyfishuam kapacitetet e institucionit. Me mbëshetje fiinaciare të Ambasadës zvicerane furnizuam dhe vendosëm “module montuese”, ku janë vendosur ambientet për shtretër spitalorë, dhoma për pushim të personelit, tualete për pacientë dhe personelit, dhe dhoma për takime. Ai sqaroi se…
“Në institucionin ligjvënës, të zgjedhurit e popullit tashmë për një kohë të gjatë nuk zhvillojnë asnjë aktivitet, edhe atë, që nga 16 shkurti, kur Kuvendi votoi shpërndarjen e tij. Megjithatë, ato vazhdojnë të marrin rroga të plota, për derisa situata nuk qartësohet.” Kuvendi u shpërnda më 16 shkurt, 55 ditë përpara zgjedhjeve të parapara për më 12 prill. Gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë pezulloi aktivitetet zgjedhore. Sikur zgjedhjet të ishin realizuar në 12 prill, e shumta 20 ditë pas tyre duhet të kishte filluar dhe ndoshta do të ishte mbyllur edhe seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare.…
“Demokracia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa lirinë e medias”. Por sa të lirë dhe të pavarur janë gazetarët në të gjithë botën, kjo është sferë që kërkon ende shumë punë. 3 Maji shënon “Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit”. Ajo është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias festohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ‘Windhoek’. Organizatat dhe sindikatat e gazetarëve në vend urojnë këtë ditë, duke kujtuar nevojën për përmirësimin e kushteve të gazetarëve dhe punonjësve në media…
Liria e mediave dhe e shprehjes mbetet nevojë konstante dhe thelbësore edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme kur për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve nga Kovid-19 nga rrënja u ndryshua jeta dhe përditshmëria jonë, theksoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri teknik Oliver Spasovski. Spasovski: Liria e mediave dhe e shprehjes mbetet nevojë konstante dhe thelbësore edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme Ai theksoi se sivjet Ditën Botërore të Lirisë së Mediave e shënojmë me njohuri edhe më të qartë deh përcaktim ehe më të qartë se mediat dhe gazetarët kanë rol kyç dhe kontribut të veçantë…
Këshilltari i ASH-së në qytetin e Kumanovës Osama Muadini sot nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar disa fotografi me shuma marrëmaendëse të cilat janë harxhuar në këtë kohë pandemie pë mish derri. Ja postimi i tij i tij : ”Nuk do doja ta komentoj Shumën, por Sasinë ?!… 2200 Kg (2,2 ton) mish të freskët Qengji ?!… 1300 Kg (1,3 ton) mish i freskët Derri ? 6885 Kg (~6,9 ton) mish në 4 tabelat e para … 1978 Kg (~ 2 ton) copëza mishi në tabelën e fundit ?!… Gjithsejt 8863 Kg (~ 9 ton) mish…
Banka Popullore është garant për stabilitet të çmimeve dhe të denarit, porosit guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska. Sipas saj, e rëndësishme është ajo që shoku me të cilin tani përballen ekonomitë për shkak të pandemisë së kovid-19, nuk është nga karakteri ekonomik dhe prej këtu, edhe pse priten efektet e afatit të shkurtër të jenë më të mëdha, megjithatë ajo nuk do të duhet dukshëm të reflektohet mbi potencialin afatgjatë për rritje të ekonomive dhe mbi stabilitetin makroekonomik. Në intervistë, Angelovska-Bezhoska potencon se në funksion të mbajtjes së stabilitetit makroekonomik janë shumë masa që ndërmerren nga ana e bartësve…
Nga interesi i përbashkët është Maqedonia ta pranojë historinë, ndërsa njëkohësisht ne ta pranojmë realitetin e tyre për momentin, thotë shefja e Diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva. Ajo për televizionin bullgar Kanal 3 theksoi se Bullgaria udhëheq një politikë të mençur të jashtme dhe nuk do të lejojë të shfrytëzohet para fushatës parazgjedhore te fqinji, por as nuk do t’i ndërrojë kushtet. E pyetur nëse është e mundur vetoja bullgare për shkak të çështjes së historisë dhe gjuhës, theksoi se ajo nuk është në interes të Bullgarisë. “Ne kemi pozitë të qartë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë…
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale sot dërgoi urim me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave në të cilën thekson se informatat e besueshme dhe rrjedha e tyre e lirë janë thelbësore në përballjen, kuptimin dhe tejkalimin e krizës me pandeminë. Apelojnë që është e domosdoshme të bëhen përpjekje maksimale për sigurimin e mbrojtjes së punonjësve mediatik gjatë kryerjes së detyrave profesionale. Këtë vit, siç potencojnë, dita botërore e mediave shënohet nën moton “Gazetari pa frikë dhe prirje” me ç’rast theks është vendosur në atë që mediat e pavarura , të liruara nga të gjitha llojet e…
Një person vdiq, dy janë lënduar në një aksident që ndodhi sot në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë në afërsi të f. Straçincë, konfirmoi SPB Kumanovë. Në aksidentin që ka ndodhur në orën 9:40 kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Kumanovës. Dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

