Ne nuk duam ta marrim Goce Dellçevin nga maqedonasit, sepse edhe edhe ne edhe ata jemi trashëgimtarë të njerëzve të njejtë të cilët në të kaluarën nuk janë ndarë, deklaroi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev. “Sot bëhen 117 vite nga vdekja e Goce Dellçevit. Personaliteti i revolucionarit të madh nuk duhet t’i ndajë, por t’i bashkojë Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për fat të keq, interpretimi i realitetit modern është bazë e falsifikimit absolut të historisë”, deklaroi Kovaçev për BGNES. Ai konsideron se “me rëndësi të jashtëzakonshme është ë gjeneratat aktuale në Maqedoni të mos vazhdojnë të edukohen me…
Author: Hamdi Kumanova
Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) i mungojnë 469 punonjës, sipas Rregullores së fundit për sistematizimin e vendeve të punës që i ka miratuar Këshilli programor i RTM-së në seancën e mbajtur më 23 prill të këtij viti. Për realizimin e detyrave të punës në shërbimin radiodifuziv publik, është përcaktuar se nevojiten 1.224 ekzekutorë, ndërsa aktualisht në këtë shtëpi janë të mbushura 755 vende pune, shkruan Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk. Të dhënat e tregojnë situatën shqetësuese me vendet e zbrazëta, gjë që është veçanërisht evidente te gazetarët. Nga gjithsej 407 gazetarë që duhet të jenë të punësuar në të gjitha kanalet radiotelevizive në RTM,…
Sot, një delegacion i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në kishën e “Shën Spasit” në Shkup vendosën lule me rastin e 117 vjetorit të vdekjes së Goce Delçevit. Në momentin kur Shekerinska po përgatitej të jepte një deklaratë për mediat, një grup i vogël tifozëve filluan të brohorasin “Asnjëherë në Veriore, gjithmonë Maqedoni”, pas së cilës ministrja hoqi dorë nga deklarata e saj. Ajo u tha mediave se do të jepte një deklaratë përpara monumentit të Delçevit në Parkun e Qytetit sepse, siç tha ajo, disa njerëz po tentojnë të bëjnë politikë. E pyetur nga reporterët…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 113 teste, prej të cilëve 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 1 raste është paraqitur në Shkup, në Tetovë 4 raste, Prilep 1 dhe Kratovë 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.518. Pas një kohe të gjatë, sot nuk është shënuar asnjë rast i ri me Koronavirus në Kumanovë, komunë me numër më të madh të rasteve pas Shkupit. Rast të ri nuk ka as në Likovë. Gjithsej 47 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Numri i…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se është në proces pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve për muajin prill të vitit 2020: Shtesa e garantuar e fëmijëve; Shtesa për fëmijë; Shtesa speciale për majin e vitit 2020; Ndihma e njëfishtë financiare për të porsalindurit; Shtesa prindërore për fëmijën e tretë; Shtesa prindërore për fëmijën e katërt; Shtesa e vetme prindërore. Vijon pagesa për Shtesën Arsimore – Studimi; Ndihma minimale e garantuar; Kujdesi nga një i huaj; Ndihma financiare e vazhdueshme; Ndihma financiare e njëfishtë; Lëvizshmëri dhe verbëri; Aftësi e kufizuar civile; Strehim social; Sigurim shoqëror…
Komisioni Rregullator i Energjetikës sot ka publikuar çmimet e reja të deriveteve të naftës. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1.00 denarë/ litër dhe do të kushtoj 50.50 denarë për litër Çmimi i EUROSUPER BS-98 rritet për 0.50 denarë/litër, dhe do të kushtojë 52.50 denarë për litër. Çmimi i EURODIESEL është ulur për 0.50 denarë /litër, dhe do të kushtojë 42.00 denarë për litër.
Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër të stacionit policor në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkupi, është rrëzuar një helikopter i MPB-së. Helikopteri “M 17” është rrëzuar nga shkaqe të panjohura. Në helikopter kanë qenë 5 persona, ndërsa sipas informatave të para, një person është lënduar. Zv.ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, e ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se nuk ka të lënduar. Pritet që gjatë ditës MPB të del me informacione më të detajuara në lidhje me këtë rast./Telegrafi/
Ministrja e Financave, Nina Angellovska, në pyetje gazetareske, shprehi qëndrim personal lidhur me shkurtimin e rrogave të administratës, transmeton Gazeta Lajm. “Të gjithë duhet të bartim një pjesë të barrës. Mendoj se duhet të ketë shkurtim të rrogave në administratë. Mund të thuhet se të punësuarit në sektorin privat janë më të goditurit, kurse në aspektin financiar veçmë është bë shkurtim i rrogave”, tha Angellovska.
Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (03/04-maj) që ka të bëjë me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 9 persona nga Tetova mes të cilëve edhe 2 persona të mitur , nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditet parashtresë adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal) informon TetovaSot. Pjesëtarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe për 3…
Edhe një person tjetër ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti që ndodhi dje në rrugën Kumanovë-Kriva Palankë në afërsi të fshatit Stracinë, njoftojnë nga MPB. Pas plagëve të marra gjatë ditës së sotme jetë ka ndërruar pasagjeri 23 vjeç , i cili po trajtohej në Urgjencën e Klinikës së Shkupit. Gjatë ditës së djeshme nga i njëjti aksident jetë kishte ndërruar një 55 vjeçar. Aksidenti kishte ndodhur në ora 09:40 në vendin e quajtur “Çeshmiqe” para fshatit Straçincë mes dy automjeteve të markës Fiat Punto, njërit me targa të Kumanovës të drejtuar nga 55 vjeçari…
Mbrëmë (4-maj) në ora 02 e 30 minuta 42-vjeçarja banore e Tetovës dhe vajza e saj 21-vjeçare, në SPB Tetovë kanë denoncuar se rreth orës 01.00, djali, respektivisht, vllau 18-vjeçar, i cili ka qenë dukshëm nën gjendje të alkoolizuar, i ka sulmuar fizikishtë në shtëpinë e tyre. Personi i denoncuar menjëherë është privuar nga liria dhe është mbajtur për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç’rast kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.
Maqedonia e Veriut i ndërpreu veprimet zgjedhore për shkak të koronës. Më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve, nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo, politika dhe shteti ekziston për shkak të tyre. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se në kushte kur nuk ka parlament, në kushte të zgjedhjeve të shtyra, besimi në shtet duhet të mbështetet me vendim të qytetarëve, transmetimin e të drejtave të tyre, të atyre të cilët do të zgjidhen nga ata, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin “Utrinski Brifing” në lidhje me funksionimin e mëtutjeshëm dhe thirrjen e Kuvendit. Ai theksoi…

