Author: Hamdi Kumanova

Ekonomia e Maqedonisë është në krizë të dëshpëruar. Për atë flasin informatat më të reja ku Maqedonia ka rënie të të ardhurave buxhetore për prillin për 20% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Të ardhurat tatimore për prill shënuan rënie 31 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar. FMN projektoi rënie të BPV-së për 4%, ndërsa skenarë të tjerë tregojnë rënie prej 5% të BPV-së Vrima buxhetore të cilën e krijoi LSDM në krye me Zoran Zaevin do të arrijë deri 1,3 miliardë euro. Çdo i punësuar i katërt në vend merr rrogë të ulur, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kundër pandemisë korona, si problem global, duhet të ketë edhe përgjigje globale, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe solidaritetit, vlerësuan presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili. Ata sot, në video-bisedë, shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen dhe përballjen me Kovid-19 në të dyja shtetet. Pendarovski e informoi Zurabishvilin për masat që autoritetet shtetërore i ndërmarrin në luftën kudër virusit. Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për perspektivat e përgjithshme për zhvillim të bashkëpunimit në nivel bilateral dhe multirateral midis të dyja shteteve të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në…

Lexo më Shumë

Shteti ekziston për qytetarët, që t’u ndihmojë më lehtë t’i kapërcejnë pasojat e kësaj krize dhe kjo është arsyeja pse ne po përgatisim një set të tretë të masave ekonomike, të destinuara për rimëkëmbjen e ekonomisë, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. “Përfundimisht me ditën e djeshme, edhe pse ishte fundjavë, ishin 3.747 kompani që aplikuan për masat ekonomike, që është një numër i madh gjatë një fundjave dhe e shfrytëzojë rastin të apeloj tek kompanitë që të vazhdojnë të aplikojnë, sepse ato janë para të tyre, që të mund t’i ruajnë vendet e punës, ta japin rrogën e…

Lexo më Shumë

Alsat mëson se nga e hëna tjetër kafenetë do të fillojnë të pranojnë klientë. Odat ekonomike sot i dorëzuan propozimet e tyre në Komisionin e Sëmundjeve Infektive, mbi atë si planifikojnë të punojnë objektet e hotelierisë në të ardhmen. Informacioni që morëm thotë që autoritetet fillimisht iu dërguan protokolle hotelierëve, të cilat përmbajnë kufizime të mëdha për rifillimin e veprimtarisë së tyre. Hotelierët besojnë se paravanet ose kufizime të ngjashme mbrojtëse midis klientëve në tryeza nuk do të jenë të detyrueshme. Para së gjithash, logjika është një distancë sigurie midis klientëve. Kjo është e domosdoshme dhe më e rëndësishmja, shëndeti…

Lexo më Shumë

Punonjësit e ndërmarrjes publike të higjienës komunale në Strugë morën pjesën e mbetur të rrogës së marsit pasi javën e kaluar morën vetëm nga 7000 denarë. Edhe punonjësit në ndërmarrjen “Ujësjellësi dhe kanalizimi” morën paga prej 10.000 denarëve si pasojë e pandemisë. Nga Aleanca e Shqiptarëve thonë që gjendja është alarmante dhe kërkojnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga kryetari Merko. Nga VMRO DPMNE-ja thonë se masat anti-krizë të propozuara në seancën e fundit të Këshillit komunal, siç janë shkurtimi i shpenzimeve të panevojshme në buxhetin komunal për vitin 2020, formimin e fondit solidar për të ndihmuar personat fizik dhe juridik, si…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga gjithsej 70 persona, personel mjekësorë, të infektuar me koronavirus në Spitalin e Kumanovës, tashmë mbi 50 janë shëruar dhe janë thyer në vendin e punës. “Mbi 50 punonjës të shëndetësorë nga gjithsej 70 që kanë qenë të infektuar në Spitalin e Kumanovës tashmë janë kthyer në vendin e tyre të punës, të gjithë janë testuar, të gjithë kanë dy teste negative sipas kritereve, të gjitha repartet në këtë spital punojnë në mënyrë normale”, tha mes tjerash Filipçe.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Krimit të Organizuar po heton rastin e sekuestrimit të një 1.2 ton marijuanë. Për këtë të dyshuar janë tre persona, duke përfshirë një shtetas izraelit që u shpëtoi organeve të hetimit. Sipas informatave të Alsat, shtetasi izraelit ka qenë udhëheqës i një kompanie në Shkup, e cila ilegalisht ka kultivuar marijuanë. Për të është përcaktuar paraburgim. Ndërsa policia është vënë pas tij, kolegu i tij nga e njëjta kompani është në burgun e Shutkës ku i janë dhënë 30 ditë paraburgim. Në këtë aksion i dyshuar është edhe një person, që ka lidhje me një tjetër kompani dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka, sot në konferencë për shtyp deklaroi se është fituar beteja me coronavirusin, por jo edhe lufta. Ai ju bëri apel qyetarëve që edhe më tej t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Skriningu i cili realizohej në Komunën e Dibrës përfundoi dhe nga gjithsej 2342 testime, pozitiv me coronavirus kanë dal 35 persona. Aktiviteti u realizua me sukses nga ana e mjekëve amë dhe gjatë testimit – tek 35 persona analiza ka dal pozitivë”, tha Duka. Sipas tij, nga 35 testet pozitive, 18 nga ato kanë qenë të diagnostifikuar si…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kundërshtuar ashpër presidentin e vendit Stevo Pendarovski për deklaratën e tij që ka të bëj me kushtëzimit bullgar rreth gjuhës maqedonase. “Assesi nuk mund të pajtohem me ju është kur thoni se Maqedonia e Veriut do duhej të hiqte dorë nga integrimi në Bashkimin Evropian (BE) nëse Republika e Bullgarisë kushtëzon hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, me kërkesën që gjuhës maqedonase t’i referohet në dokumentet zyrtare të BE-së si “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Jo, zoti President, qytetarët e këtij vendi kurrë nuk do të…

Lexo më Shumë

Arritjet pas rënies së regjimit në fushën e forcimit të lirive të mediave janë të dukshme, por shoqërohen me një seri dobësish dhe sfidash, thekson organizata për të drejta dhe liri të njeriut “Civil”, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk. “Dobësitë dhe sfidat janë pasojë e tendencave me karakter më të gjerë rajonal dhe global, por jo një pjesë e vogël e tyre janë subjektive për nga natyra. Në nivel global, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar lëvizje tektonike në fushën e lirisë së shprehjes dhe informacionit. Masat për përballje me pandeminë në të gjithë botën i kanë vënë në rrezik të…

Lexo më Shumë

Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës bëri të ditur se gjatë tre ditëve të fundit u dorëzohet pajisje mbrojtëse qytetarëve, me paralajmërim se do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Sipas kryetares Teuta Arifi do të shpërndahen 15 mijë paketime me maska mbrojtëse, doreza dhe fletëpalosje me informacione, si masë parandaluese për mbrojtje nga përhapja e Kovid-29 në territorin e Komunës së Tetovës. “Sipas planit, shpërndarja ka filluar në lagjet qendrore dhe periferike, ndërsa në ditët në vijim do të përfshihen fshatrat e Komunës së Tetovës. E shfrytëzoj këtë rast t’u shpreh falënderim të punësuarve në administratën komunale, siç…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot në konferencë shtypi kërkoi që të nënshkruhen 532 vendime, që t’u dorëzohen stazhierëve që edhe ata të fillojnë me punë në kuadër të MPB-së. Kryetari i SPP-së, Goce Dellçev Todev kumtoi se i kanë shtruar kërkesë kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëvendësministres plotësuese të Punëve të Brendshme. Sqaroi se kërkojnë që stazhierët të cilët i kanë mbushur pesë muaj të stazhit të tyre, të merren parasysh nga Qeveria, dhe ata t’i marrin autorizimet përkatëse. Për çfarë, siç tha, Qeveria e pranoi një prej propozimeve tona, solli Dekret, dhe gjithçka u zgjodh…

Lexo më Shumë