Author: Hamdi Kumanova

Anëtarët e Shtabit të Krizës këtë mëngjes kanë kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, për shkak të vendimit që policia të xhirojë video për ditën e policisë, përcjell GazetaExpress. Me vendim të Naqe Çulevit, mbrëmë para sallës “Boris Trajkovski” u mblodhën dhjetëra automjete të policisë dhe zyrtarë policorë, Ndërsa për këtë kanë reaguar anëtarët e Shtabit të Krizës, sipas të cilëve policia ka shkelur rregullat për parandalimin dhe mbrojtje nga coronavirusi, të cilat janë vendosur nga Qeveria. Nga ministri Naqe Çulev është kërkuar të mos e rrezikojë shëndetin e qytetarëve, si dhe të veprojë në pajtim…

Lexo më Shumë

Në fshatin Cërvevci të Kërçovës, buka për banorët ndahet falas në nder të muajit të Ramazanit. Fshati Cërvevci gjendet në vetëm pesë kilometra në pjesën veriore të Kërçovës përmes magjistrales lokale kundrejt Oslomejit nga korsia e majtë dhe është një nga fshatrat më të bukura në këtë rajon të Kërçovës, ka rreth 450 shtëpi, secila më e bukur se tjetra dhe mbi 2.000 banorë, por për fat të keq mbi gjysma e banorëve janë në mërgim. Siç informoi pronari i njërit prej dyqaneve në fshat, banor i këtij fshati ka vendosur ta paguajë bukën që ta do ta konsumojë gjatë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj një konferencë, e cila do të zhvillohet përmes video-internet komunikimit. Mbledhja e Qeverisë është caktuar për më ora 13:00. Ndërkohë për të gjitha vendimet, pas përfundimit të mbledhjes do të pasoj një komunikatë për opinionin.

Lexo më Shumë

Vetëm politikanë të pandershëm dhe të pamoralshëm bëjnë luks në llogari të popullit të tyre në kohë krize. Shkatërrimi i LSDM-së duhet të ndalojë! Përveç ushqimit të detit, Qeveria ka blerë edhe pije të shtrenjta gjatë epidemisë me koronën. Derisa qytetarët dhe bizneset mezi lidhin fundin me fundin, për qeverinë e LSDM-së nuk ekziston krizë. Ata paratë i shpenzojnë për blerje të 2 tonë verë, 45 litra uiski, 90 litra uiski skoceze, 30 litra shampanjë dhe vodkë. Këto blerje i bëjnë si vazhdimësi e blerjeve të deritanishme milionëshe të guacave, karkalecave, kallamar, oktapodë dhe ushqim tjetër të detit, por edhe…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe redaktori në Kanal 5, Goce Mihajloski i cili u diagnostifikua me koronavirus, ka përshkruar në profilin e tij në Facebook ditët se si është ballafaquar me sëmundjen e rrezikshme, njofton Portalb.mk. Ai ka falënderuar të gjithë personelin mjekësor për ndihmën gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka apeluar që të mbahen maska dhe të mbahet distancë. “Në shtëpinë familjare në Prilep virusi “ka hyrë” kah fundi i marsit. Fundjavën 28-29 mars isha në vizitë te prindërit, as 24 orë të plota. Atëherë ora policore ishte nga ora 16:00. Më vonë u tregua se ajo është edhe takimi i fundit me…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup propozoi gjoba prej 2.000 euro për 37 persona për mosrespektim të orës policore. Nga PP informojnë se të gjithë të akuzuarit akuzohen se nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje të popullatës dhe ishin gjetur se si lëviznin në lokacione të ndryshme në qytet gjatë orës policore Në 24 orët e kaluara gjithsej 25 persona në nivel të tërë shtetit gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Me këtë rast 17 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do…

Lexo më Shumë

Ish agjenti , Sinisha Aleksovski në një demant që ka dërguar në redaksinë e portalit Almakos ka bërë me dije se ai në stacionin policor në një bisedë informative është thirrur për komplet një ngjarje tjetër që ka ndodhur para 42 ditësh. MPB për thirrjen e Aleksovskit në stacionin informoi se arsyeja është incizim i paautorizuar i një funksionari të lartë. Sipas Aleksovskit, nuk është i vërtet lajmi se ai ka xhiruar kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.  “ Ngaqë janë të paaftë dhe nuk e dinë as punën e policisë, nuk munden as konstruksion…

Lexo më Shumë

Që nga sot përsëri do të hapen tregjet e gjedheve në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën më 20 mars të këtij viti, si pjesë e masave parandaluese të qeverisë kundër KOVID-19. Sipas vendimit të marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), lëvizja e dërgesave me kafshë mund të bëhet vetëm nëse kafshët janë të identifikuara drejtë dhe të shoqëruara me certifikatë të vlefshme shëndetësore, nëse transportohen direkt në thertore, në qendrat e grumbullimit ose në vendet ku ruhen që i plotësojnë kushtet e sigurisë për bio. Ndalohet vendosja e derrave në qarkullim në tregjet e gjedheve, ndërsa…

Lexo më Shumë

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes së Maqedoninë e Veriut vlerëson se shteti duhet të përgatite edhe për valën e dytë të epidemisë, ndërkohë duhet të realizon Zgjedhje sapo të krijohen kushtet, transmeton Portalb.mk. “Ne besojmë se është përgjegjësi kryesore e shtetit ta sigurojë funksionimin e plotë të institucioneve dhe të përgatitet për valën e dytë të epidemisë. Prandaj, qëndrimi ynë ishte menjëherë sa të krijohen kushtet, menjëherë sapo epidemia të na japë një shans t’i organizojmë zgjedhjet, atë edhe ta bëjmë”, theksoi Shekerinska. Ministrja vlerëson se RMV-ja nuk duhet të futet në valën e dytë të epidemisë pa legjitimim të…

Lexo më Shumë

Një pjesë e kompanive i kthehen punës javën e ardhshme. Për këto kompani tashmë janë përgatitur protokolle për mënyrën e re të punës me respektim të masave për mbrojtje nga coronavirusi, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se deri në fund të kësaj jave, Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i përgatisë protokollet për punë për të gjitha kompanitë dhe institucionet që tani janë të mbyllura. “Shihet se numri i pacientëve bie, epidemia po shuhet dhe kjo na gëzon dhe na jep të drejtë të punojmë në lehtësimin e masave dhe gradualisht t’i kthehen punës subjektet që ishin të mbyllura”,…

Lexo më Shumë

“Nëse ke jep, nëse s’ke merr” mbajnë mbishkrimin raftet e bamirësisë të cilat dhjetra shitore në komunën e Çairit i kanë vendosur në bashkëpunim me organizatorët e aksionit humanitar “Dora e Artë”. Të gjithë ata që ndeshen me këtë mbishkrim, varësisht prej gjendjes së tyre financiare mund të lënë ose të marrin produktin për të cilin kanë nevojë. Sipas njërit prej organizatorëve, Mensur Krasniqi, ky aktivitet bëhet në muajin e ramazanit dhe ka për qëllim zbutjen e gjendjes së nevojtarëve veçanërisht në kohën kur bota po ballafaqohet me koronavirusin. Krasniqi tha se aktiviteti po zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar dhe…

Lexo më Shumë