Ish agjenti , Sinisha Aleksovski në një demant që ka dërguar në redaksinë e portalit Almakos ka bërë me dije se ai në stacionin policor në një bisedë informative është thirrur për komplet një ngjarje tjetër që ka ndodhur para 42 ditësh.
MPB për thirrjen e Aleksovskit në stacionin informoi se arsyeja është incizim i paautorizuar i një funksionari të lartë.
Sipas Aleksovskit, nuk është i vërtet lajmi se ai ka xhiruar kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
“ Ngaqë janë të paaftë dhe nuk e dinë as punën e policisë, nuk munden as konstruksion të bëjnë. Për thirrjen konkrete në stacionin policor që të jap sqarim, nuk kam një ngjarje të shënuar, e më së paku padi kundër meje, nuk ka as elemente të konstatuara për shkelje, e as që kam ndonjë paralajmërim me gojë ose me shkrim. Më kanë thirrur në stacionin policor, pasi që bashkë me disa shok, prej të cilëve njëri inspektor policie,para 42 ditësh kam qenë në vendkalimin e këmbësorëve në Porta Maqedonia dhe kam biseduar në telefon në kohën kur ka kaluar një funksionar i lartë. Më vjen keq për qytetarët e Maqedonisë me udhëheqës të këtillë të policisë të cilët në bazë të fiksioneve thërrasin qytetar në stacionet policore. Njëherit, për jo profesionalizmin e zyrtarëve policor, të cilët pa autorizim policor kundër meje dhe personave që ishin me mua, kanë lejuar që vetëm mua të më vendosin në shënimin policor si dhe tentimin mjeran për diskreditimin tim, për të cilin është njoftuar edhe Kontrolli i brendshëm në MPB”, deklaroi Aleksovski.
Përndryshe, Sinisha Aleksovski ka punuar një kohë të gjatë në kabinetin e ish presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov.
Ndërsa, për shkak të asaj se nuk ka marr certifikatën e sigurisë, para disa kohësh është larguar nga puna, ka njoftuar presidenti Stevo Pendarovski.
“Dy të punësuar më nuk janë përfaqësues të Agjencisë së Zbulimit, pasi që nuk kanë marrë certifikatë të sigurisë. Tani, si anëtare e NATO-s, kriteret janë shumë më rigoroze prej më herët. Duke filluar prej mua dhe deri te të gjithë tjerët, por edhe për gazetarët nëse tentojnë që të hyjnë në selinë e NATO-s, nuk do të jetë ashtu lehtë sikur më herët dhe nuk do të keni qasje çdo kund. Do të thotë se dy të punësuarit këto ditë mendoj se u mbaron marrëdhënia e punës pasi që nuk kanë marrë certifikatë nga Agjencia për Siguri Nacionale, i cili është organ kompetent për atë punë, kuptohet e përforcuar me njerëz nga Zyra e Sigurisë së NATO-s”,deklaroi Stevo Pendarovski.
Në lidhje me deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski se ish agjenti Sinisha Aleksovski është larguar nga puna për shkak se nuk e ka marr ceritifikatën nga Agjencia për Siguri Nacionale, Aleksovski në një deklaratë për Almakos sqaron komplet procedurën.
Sipas tij, as që iu është nisur procedura për ceritifikatë të re.
“Pas ndërprerjes së certifikatit në tetor të vitit 2019 dhe për shkak të ndërprerjes së obligimeve që i kam kryer në Kabinetin e ish presidentit, për mua as që është nisur procedura për nxjerrjen e certifikatës së re. D.m.th. nuk ka procedurë të re dhe nuk jam i shkarkuar. Për keqpërdorimet të autorizimeve të personave të punësuar në Agjencinë për Siguri Nacionale që nuk i kanë plotësuar obligimet për punësime dhe DSK që nuk i kanë vlerësuar dëshmitë dhe nuk kanë kryer vërtetim të gjendjes faktike në raport me kontrollet e sigurisë dhe për shkak të refuzimit të dhënies së certifikatës si mjet bazë për eliminim profesional në shërbime janë ngritur padi deri te organi kompetent gjyqësor, ndërsa janë njoftuar edhe NATO, BE dhe partnerët e huaj ”, deklaroi Sinisha Aleksovski./Almakos/



