Author: Hamdi Kumanova

Drejtori aktual i Fondit Shëndetësor, Den Donçev ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase. Sipas arsyetimit ai funksionin e braktis për arsye shëndetësore dhe familjare. Burime nga Qeveria nuk mund të konfirmojnë nëse dorëheqja e tij do të shqyrtohet dhe pranohet në seancën e sotme qeveritare.

Lexo më Shumë

Nesër, gjykatësit kushtetues do ta shqyrtojnë nëse gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, është kushtetuese dhe ligjore. Dokumenti nga vendimi për vërtetimin e gjendjes së jashtëzakonshme i miratuar më 18 maj ka pesë pika. Në Kushtetutë do ta shqyrtojnë veçmas pikën e katërt. Dokumenti pika 4″ “Për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, miraton dekrete me fuqi ligjore.” Përveç nevojës për gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit korona, gjykatësit do ta analizojnë edhe pjesën e dekreteve qeveritare që janë miratuar në periudhën e kaluar. Nisma rreth të cilës…

Lexo më Shumë

Është e pamundur që plazhet përgjatë Liqenit të Ohrit të funksionojnë si plazhe në distancë, reagojnë koncesionarët aktualë. Nëse kjo masë vlen për objektet hotelierike, kjo sigurisht i përfshin edhe këta. Ljupço Neçkoski, koncesionar, thotë se plazhi në distancë është praktikisht e pamundur, sepse sipas rregullave të funksionimit, 40% e plazheve duhet të jenë të lira për mysafirët, ndërsa në 60% e mbetur koncesioneri mund të ketë shazllone. Plazh në distancë është e pamundur. Teorikisht mbase po, por praktikisht jo. Nëse në restorante mund të pranoni një numër të caktuar të mysafirëve dhe ta mbyllni derën, në plazhe kjo logjikisht…

Lexo më Shumë

Gjatë kryerjes të më shumë se 700 kontrolleve inspektuese në institucionet shëndetësore private dhe publike, atje ku janë konstatuar parregullsi të caktuara tashmë janë caktuar vendime dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) vazhdon me kontrolle pas vendimeve tashmë të sjellura. Këtë sot e theksoi drejtoresha e ISHSSH-së, Irinka Sotirova-Buhova, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp të kryetares së Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashkoska. Në lidhje me rastin e rishitjes së dorezave nga Klinika për Nefrologji, Sotirova-Buhova tha se atje menjëherë do të fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov beson se me përpjekje bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes do të mund të dëshmohen marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë. Sa i përket qëndrimit bullgar në lidhje me gjuhën Maqedonase, Dimitrov thotë se është i njëanshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Disa elemente të qëndrimit nuk janë në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe të themi se çështja e gjuhës maqedonase është drejtpërdrejt në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës”, shprehet Dimitrov. Sipas tij, nevojitet shumë punë mes dy vendeve dhe se nuk është lehtë. “Besoj se me shumë punë mes dy vendeve do…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 persona të shëruar: Shkup-8, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-2, tetove-1, Veles-1, Koçanë-1 dhe Makedonski Brod-1. Në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe e cila 15 ditë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar 8 raste të reja me Kovid-19: Shkup-3, Manastir-1 dhe Veles-4. Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vendin tonë arrin në 1526, ndërsa numri i të shëruarve në 1013, të atyre…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov bëri të ditur se restorantet ku shërbehet ushqim duhet të dezinfektojnë pajisjet që bëjnë përgatitjen e ushqimit dhe dezinfektimin e objektit. “Për arsye se restorantet ishin të mbyllura dhe nuk punuan për një kohë të gjate, do t’i them dy masat kryesore. Do të duhet të bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve dhe hapësirave ku përpunohet ushqimi dhe para hapjes së restoranteve duhet të bëhet një dezinfektim në gjithë objektin”, tha Atanasov, njofton Telegrafi Maqedoni. Ai njoftoi se nga 27 prilli deri më 3 maj, AUV ka bërë 154 kontrolle në…

Lexo më Shumë

Katica Janeva kërkon ndjekje penale ndaj Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13 pasi e ka incizuar pa autorizim. Janeva kallëzimin kundër Boki 13 së bashku me të cilin janë të akuzuar në rastin “Reket”, e ka përgatitur para dy muajve. Kjo ishte pjesë e dëshmive plotësuese që ish kryetarja e PSP-së i dorëzoi në gjykimin e sotëm. “Çfarë doni të dëshmoni me këtë provë? -Asgjë. Është e qartë që është incizim pa autorizim. Është vepër penale dhe menduam që duhet të veprojmë në këtë mënyrë”. Avokatët e Janevës u ankuan pasi u refuzuan 16 incizimet audio me zërin e…

Lexo më Shumë

Kumanova ka shënuar një numër të madh të të kuruarve nga virusi korona. Deri sa ka kaluar edhe një ditë pa asnjë rast të ri me virusin korona në këtë qytet, që nga 22 marsi kur u regjistrua rasti dhe vdekja e parë nga COVID-19. Shtabi i krizave nga Komuna e Kumanovës, duke u bazuar në rekomandimet e Qeverisë dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona, ka kërkuar nga NP “Tregu”, që të organizoj dhe të rregulloj funksionimin e tregut të gjelbër sipas rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë. “Bazuar në kërkesën e NP “Tregu”, shtabi i krizës, rekomandon që të…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikës në Sektorin për punë të brendshme Tetovë për periudhën 4 dhe 5 maj, është evidentuar se në këtë rajon dy persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Dy persona janë privuar nga liria dhe do të vijojnë parashtresa përkatëse për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, theksojnë nga SPB Tetovë. “Sipas të dhënave statistikore të SPB Tetov[, në 24 orët e fundit 19 personave në rajonin e Tetovës u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa deklarata për vetizolim kanë nënshkruar 10 persona. Në këtë periudhë janë kontrolluar 146 persona me vendim për…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga java tjetër do të fillojë testimi skrining për nëpunësit më të rrezikuar. Qendra për shëndet Publik në Shkup, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik po përgatisin plan për skrining të personave për të cilët vlerësohet se i përkasin kategorive kritike siç janë punonjësit shëndetësorë, të punësuarit në çerdhe, të punësuarit në shtëpitë e pleqve, përfaqësues të policisë, taksistëve, të punësuarve në shërbime publike (punonjës në sportele). Përmes skriningut do të mundësohet vlerësim më kualitativ për zbutjen e masave restriktive, por edhe do të rritet dukshëm numri i testimeve.

Lexo më Shumë

Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes video-porosisë dërgoi urim me rastin e 5 Majit-Ditës së gjuhës maqedonase. “Urime 5 Majin – Ditën e gjuhës maqedonase. Sot e shënojmë këtë ditë të rëndësishme në realitetin bashkëkohor, por të pamohueshme – e flasim gjuhën maqedonase, me alfabetin tonë, si një letër zyrtare. Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, të depërtimit, të njohjes, dhe kodifikimit”, thotë kryeministri në fjalim. Tani, shton ai, neve na mbetet ta ruajmë dhe përparojmë, ai obligim i yni ka vlerë ende më të madhe nëse merret parasysh roli i figurave të mëdha, Misirkov dhe Koneski. Kjo…

Lexo më Shumë