Spitali i Kumanovës ka punësuar nëntë mjekë të rinj dhe 12 infermiere. Pjesa më e madhe t tyre do të jenë në urgjencë, një mjeke do të angazhohet në Repartin Infektiv dhe një në Repartin për terrapi fizikale, njofton Telegrafi Maqedoni. “Personeli shëndetësor konkurroi në konkursin e 24 janarit, ku më pastaj u zbatua procedura ankuese, dhe më pastaj u shpërnda Kuvendi. Pas fillimit gjendjes me pandemisë, nga Qeveria njoftuan se janë ndaluar konkurset e ndaluara mund të vazhdojnë. Komisioni refuzoi ankesat, dhe arriti marrëveshje për një kohë të pacaktuar”, tha drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva. Gjatë krizës së coronavirusit,…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot realizoi një takim lamtumirës me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Tomas Gerberih. Në takim, kryetari Zaev theksoi se është një nder shumë i madh që e kishim z. Gerberih për ambasador të mikut dhe partnerit tonë të madh Gjermanisë në tre vitet e fundit. Pikërisht në ato tre vjet, Maqedonia e Veriut bëri përparim të madh në të gjitha fushat dhe arriti suksese të konsiderueshme që e ndryshuan imazhin e vendit. “Vetëm tre vjet pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, vendi u bë anëtari i 30-të i NATO-s dhe…
Aleanca për Shqiptarët nuk mbështet kontest, ASH, kërkon zgjidhje të kontesteve nëpërmjet fqinjëve dhe shteteve. Kështu u përgjigj, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. A i mbështet ASH kontestimet bullgare për gjuhën dhe historinë maqedoanse. Sela tha se shteti bullgar po e trajton gjuhën maqedonase njejtë sikur politikanët maqedonas që e trajtojnë gjuhën shqipe të cilën e quajnë si gjuha që e flasin mbi 20 % e qytetarve e që është ndryshe nga gjuha maqedonase. -Në këtë debat që po zhvillohet tani para hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, Aleanca për Shqiptarët bën apel që…
Në prag të Samitit të nesërm BE – Ballkani Perëndimor, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve (SD) në Parlamentin Evropian publikoi deklaratë në të cilën kërkon që liderët evropianë ta bëjnë të qartë se zgjerimi është politikë më e suksesshme e Unionit dhe kërkojnë zbatim më të shpejtë të vendimit për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Brukseli. Samiti partiak i socialdemokratëve evropianë do të mbahet nesër, përmes video konferencës, para fillimit të takimit të liderëve BE – Ballkani Perëndimor, në të do të marrin pjesë liderët e partive anëtare të Grupit…
Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup para tre orëve nga makina respiratore është hequr një pacient 37 vjeçar, i cili para tre javëve është pranuar në gjendje të rëndë. pacienti vetë merr frymë dhe gjendja e tij tani është e qëndrueshme, deklaroi për MIA-n drejtori i këtij institucioni shëndetësor Hristian Kostov. Ai theksoi se pacienti pesë-gjashtë ditë pranon terapi të ozonit, ka protokoll të trajtimit dhe i japin antibiotikë dhe ilaçe antiinflamatore. “I duhet kohë organizimit. Ne provojmë. Nëse i bie saturimi (prania e oksigjenit në gjak) mundet sërish ta vendosim në makinë respiratore. Duhet t’i…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të korrikut ose fillim të muajit gusht. Shkak për këtë periudhë Sela përmend temperaturat e larta të cilat sipas shumë ekspertëve janë në disfavor të virusit, ndërsa kjo periudhë thotë ai është edhe para stinës së vjeshtës kur ka gjasa të paraqitet vala e dytë e infektimeve me korona virus. Sela është shprehur se Kuvendi duhet të funksionojë sa më shpejtë te jetë e mundit, pasi situata e këtillë krijon precedent që edhe në të ardhmen çdo president të vazhdojë kokë në…
Opozita qëllimisht ik nga zgjedhjet, ndërsa ne konsiderojmë se duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare sapo të krijohen kushtet shëndetësore dhe nuk do të jenë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, porositi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. “Opozita qëllimisht ik nga zgjedhjet. Për ne më me rëndësi është shëndeti i qytetarëve. Duhet fillimisht të shihet deri kur do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme. Me lërimin e masave të cilat po ndodhin dhe do të ndodhin javën e ardhshme, dhe kur do të krijohen kushte, jemi të mendimit të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Sugareski gjatë…
Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor ju informon që në seancën e sotshme të Qeverisë së RMV-së u miratuan iniciativat për mbrojtje të dy zonave në vendin tonë: Malin Sharr dhe Malet e Osogovës. Qeveria mratoi vendime për pranimin e propozimeve të MMJPH për shpallje të malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë Park Nacional dhe për shpalljen e maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur të kategorisë V-pjesë e mbrojtur. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore për shpallje të zonave të mbrojtura, në periudhën në vijim do të mbahen debate publike në bazë të propozimeve të popullatës lokale,…
Drejtori aktual i Fondit Shëndetësor, Den Donçev ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase. Sipas arsyetimit ai funksionin e braktis për arsye shëndetësore dhe familjare. Burime nga Qeveria nuk mund të konfirmojnë nëse dorëheqja e tij do të shqyrtohet dhe pranohet në seancën e sotme qeveritare.
Nesër, gjykatësit kushtetues do ta shqyrtojnë nëse gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, është kushtetuese dhe ligjore. Dokumenti nga vendimi për vërtetimin e gjendjes së jashtëzakonshme i miratuar më 18 maj ka pesë pika. Në Kushtetutë do ta shqyrtojnë veçmas pikën e katërt. Dokumenti pika 4″ “Për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, miraton dekrete me fuqi ligjore.” Përveç nevojës për gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit korona, gjykatësit do ta analizojnë edhe pjesën e dekreteve qeveritare që janë miratuar në periudhën e kaluar. Nisma rreth të cilës…
Është e pamundur që plazhet përgjatë Liqenit të Ohrit të funksionojnë si plazhe në distancë, reagojnë koncesionarët aktualë. Nëse kjo masë vlen për objektet hotelierike, kjo sigurisht i përfshin edhe këta. Ljupço Neçkoski, koncesionar, thotë se plazhi në distancë është praktikisht e pamundur, sepse sipas rregullave të funksionimit, 40% e plazheve duhet të jenë të lira për mysafirët, ndërsa në 60% e mbetur koncesioneri mund të ketë shazllone. Plazh në distancë është e pamundur. Teorikisht mbase po, por praktikisht jo. Nëse në restorante mund të pranoni një numër të caktuar të mysafirëve dhe ta mbyllni derën, në plazhe kjo logjikisht…
Gjatë kryerjes të më shumë se 700 kontrolleve inspektuese në institucionet shëndetësore private dhe publike, atje ku janë konstatuar parregullsi të caktuara tashmë janë caktuar vendime dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) vazhdon me kontrolle pas vendimeve tashmë të sjellura. Këtë sot e theksoi drejtoresha e ISHSSH-së, Irinka Sotirova-Buhova, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp të kryetares së Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashkoska. Në lidhje me rastin e rishitjes së dorezave nga Klinika për Nefrologji, Sotirova-Buhova tha se atje menjëherë do të fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese.

